POLITIKE

"Kërkojmë standarde, besoj se nuk është i korruptuar!" Arrestimi i Veliajt, Xhafaj: KLGJ, KLP dhe ILD institucione të dobëta për të kontrolluar cilësinë e drejtësisë!

M.B. Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2025, 13:49

"Kërkojmë standarde, besoj se nuk është i

TIRANA- Kryetari i Komisionit të Antikorrupsionit njëherësh dhe deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliajt. Xhafaj shkruan se ka kërkuar shpesh që edhe vetë institucionet e drejtësisë të jenë shumë më modeste e reflektuese ndaj kritikave të tilla dhe jo vetëm kur ato që vijnë nga partnerët ndërkombëtarë, por edhe nga profesionistët e fushës, institucionet, shoqëria civile dhe vetë qytetarët e këtij vendi.

Ai thotë se pavarësia nuk mundet kurrsesi të shërbejë për t’u mbrojtur për dobësitë e sistemit, për të justifikuar mungesën e përgjegjshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies prej tyre, për të kërkuar disa privilegje të pajustifikuara e të pamerituara, për të mos bashkëpunuar e bashkëvepruar me pushtetet e tjera në funksion të qëllimeve të përbashkëta, në interes të vendit.

Sipas tij, është kjo qasje një ndër arsyet e problematikave që konstatohen lidhur me cilësinë e dobët të qeverisjes së brendshme të vetë sistemit nga KLGj e KLP, të kontrollit të brendshëm të tij nga ILD, cilësinë e dobët të hetimeve e gjykimeve, zvarritjen e tejzgjatjen kohore të proceseve gjyqësore penale, civile e sidomos atyre administrative, mungesave në aksesin dhe shërbimet që ju ofrohen qytetarëve etj. 

"Kam kërkuar shpesh që edhe vetë institucionet e drejtësisë të jenë shumë më modeste e reflektuese ndaj kritikave të tilla dhe jo vetëm kur ato vijnë nga partnerët ndërkombëtarë po se po, por edhe nga profesionistët e fushës, institucionet, shoqëria civile dhe vetë qytetarët e këtij vendi. Në vlerësimin tim personal, siç edhe e kam thënë disa herë publikisht, pavarësia nuk mundet kurrsesi të shërbejë për t’u mbrojtur për dobësitë e sistemit, për të justifikuar mungesën e përgjegjshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies prej tyre, për të kërkuar disa privilegje të pajustifikuara e të pamerituara, për të mos bashkëpunuar e bashkëvepruar me pushtetet e tjera në funksion të qëllimeve të përbashkëta, në interes të vendit.

Është kjo qasje një ndër arsyet e problematikave që konstatohen lidhur me cilësinë e dobët të qeverisjes së brendshme të vetë sistemit nga KLGj e KLP, të kontrollit të brendshëm të tij nga ILD, cilësinë e dobët të hetimeve e gjykimeve, zvarritjen e tejzgjatjen kohore të proceseve gjyqësore penale, civile e sidomos atyre administrative, mungesave në aksesin dhe shërbimet që ju ofrohen qytetarëve etj", thotë Xhafaj.

Për BKH, SPAK dhe GJKKO-në Xhafaj thotë se edhe përballë kritikave rreth punës së tyre ka qenë gjithnjë mbrojtës edhe kur ka parë gjëra që nuk shkonin duke i përligjur me rritjen, me vështirësitë e hetimeve penale në këto fusha dhe presionin e lartë që mbart një punë e tillë. 

"Kjo nuk më ka penguar të dëgjoj me vëmendje çdo problematikë dhe shqetësim për punën e tyre, lidhur me zbatimin e ligjit penal sidomos në aspektin procedurial. Kjo jo vetëm nga avokatë penalistë me shumë përvojë, por edhe nga pedagogë e profesionistë të ligjit dhe përfaqësues të shoqërisë civile që i çmoj për dijet e tyre. Ndaj kam qenë shumë mbështetës për institucionin, por edhe kritik e këshillues për disa probleme të cilat i kam artikuluar edhe publikisht në komisione e seanca plenare. Sepse kam besuar e vazhdoj të besoj se si çdo institucion e organizëm shtetëror edhe GJKKO e SPAK kanë nevojë për reflektim e përmirësim për t’u konsoliduar më tej. Vlerësoj raportet e drejtuesve të SPAK në Kuvend që kanë pasur shpesh sens vetëkritik dhe propozime konkrete për amendime që përgjithësisht synojnë përmirësimin e funksionit dhe punës së tyre.

Ne që bëmë gjithçka për ta çliruar drejtësinë nga kthetrat e politikës, kemi gjithë të drejtën e Zotit, kredon morale, politike e shoqërore që të kërkojmë nga këto institucione të japin drejtësi me standarde të panegociueshme demokratike, njëjtë si vendet e Evropës së Bashkuar ku Shqipëria do të jetë më herët sesa vonë", thotë Xhafaj.

Deputeti shton se Veliajn e ka njohur nga afër në momentin që ai erdhi në PS, më pas si koleg deputet e ministër dhe prej rreth 10 vitesh bashkëpunon me të nga afër si deputet i qarkut Tiranë me Kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe drejtuesin politik të qarkut gjithashtu. Lidhur me hetimin Xhafaj thotë se beson se Veliaj nuk është një zyrtar i korruptuar.

"Nuk i hyj fare çështjes në thelb, është apo jo i fajshëm dhe përgjegjës ai për çfarë akuzohet, pavarësisht se nga ato qindra faqe nuk e gjej qartë një gjë të tillë, se ku është korrupsioni i vetë Kryetarit të Bashkisë!! Gjithësesi kjo nuk më përket mua dhe as tentoj ta bëj këtë gjë. Kjo i përket më së pari prokurorëve, ata kanë barrën e provës, të provojnë fajësinë me prova bindëse, përtej çdo dyshimi, me prova të qarta dhe jo me supozime e interpretime indirekte siç lexohen në vendimin gjyqësor...

Njohja e gjatë dhe e thellë me Erionin e mban të njëjtë edhe sot vlerësimin tim për të si një funksionar publik që kudo ku ai ka qenë, ka shërbyer në interes të ligjit dhe të të mirës publike. Gjithësesi në kushtet kur në tregun mediatik janë nxjerrë inventarët e veshjeve (jo pa qëllim dhënë në atë mënyrë dhe me ato detaje) opinioni publik meriton të sqarohet rreth tyre pavarësisht se nga sa del nga vendimi gjyqësor i bërë publik nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë edhe midis atyre “fakteve” dhe akuzës për korrupsion ndaj Kryetarit të Bashkisë.

Në përfundim duke i shprehur mbështetjen time Erionit në betejën e tij ligjore e politike, i kërkoj atij edhe në kushtet aktuale të izolimit, të bëjë transparencën e plotë për akuzat e ngritura si detyrim ndaj opinionit publik, qytetarëve e zgjedhësve të tij të Tiranës, si dhe përballë gjyqtarëve që do t’a gjykojnë e vendosin për të vërtetën e tij", thotë Xhafaj.

fatmir xhafaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë