POLITIKE

Këshilli i Mandateve refuzon të mblidhet/ Myftari: Balluku nuk ka imunitet! Ja ku gaboi SPAK

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2026, 18:56
Këshilli i Mandateve refuzon të mblidhet/ Myftari: Balluku nuk ka

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për autorizimin e arrestit të zv.kryeministres Belinda Balluku ka ndezur një debat të fortë ligjor, ku juristët vënë në pah një ngërç të mundshëm procedural në qasjen e prokurorisë dhe qartësojnë kufijtë kompleksë midis imunitetit politik dhe përgjegjësisë penale për zyrtarët e lartë.

I ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, Kreshnik Myftari, Pedagog i të Drejtës Penale, argumentoi se një masë sigurimi, si pezullimi nga detyra apo arresti, është e zbatueshme ligjërisht vetëm për personat fizikë dhe jo për personat juridikë apo institucionet.

Kjo sipas Myftarit, interpretohet si një problem thelbësor në kërkesën e SPAK, duke sugjeruar se organi i akuzës mund të ketë hasur në një sfidë tekniko-ligjore.

Pedagogu sqaron se ndërhyrja në prova apo pengimi i së vërtetës përbën një vepër të veçantë penale, të parashikuar në nenin 301 të Kodit Penal, e cila jo vetëm që rëndon pozitën e të akuzuarit, por përbën një krim më vete. Një tjetër pikë thelbësore e diskutimit është dallimi midis imunitetit politik dhe atij juridik.

Imuniteti i deputetëve dhe ministrave synon t’i mbrojë ata nga persekutimi politik dhe jo të ofrojë mburojë nga ndjekja penale. Përkundrazi, përdorimi i funksionit publik për të kryer një vepër penale konsiderohet rrethanë rënduese, duke e bërë zyrtarin më të rrezikshëm dhe më të përgjegjshëm para ligjit sesa një qytetar i zakonshëm.

Në këtë përplasje kompetencash mes pushteteve, thekson ndër të tjera Myftari, vëmendja është drejtuar te Gjykata Kushtetuese, pavarësisht se juridiksioni i kësaj gjykate kufizohet te shqyrtimi i “veprimeve ose mosveprimeve të organeve” dhe jo te rishikimi i vendimeve gjyqësore, siç është caktimi i një mase sigurimi.

Nuk vendoset masë sigurimi pezullim për personin juridik. I përket vetëm personave fizikë. Pra, juridisht nuk pezullohet me masë sigurimi, sepse i përket, është vetëm për personin fizik, vetëm për individin, që ecën me gjymtyrë. Jo për atë që rregullohet, me ligje organike dhe me Të marri frymë, është për frymorin. Nuk është masë sigurimi për forma të tjera të organizimit, që është personi. Po doja ta kishte dhënë, ta kishte dhënë prokurori këtë përgjigje për shkak të angazhimit që ka pasur, mbase i ka shpëtuar, pa diskutim që e di. Që ta shuajmë këtë pjesën që pezullohet gjithë Këshilli i Ministrave. Jo nuk pezullohet Këshilli i Ministrave, se nuk i përket…Duhet të kishte regjistruar një procedim të ri ai. Ka një vepër penale të parashikuar nga neni 301 i Kodit. Veprimet që synojnë pengimin e së vërtetës, çfarëdo lloj veprimi që ti bën, ajo që njihet në zhargon helmimi i provave, me qëllim që mos identifikohet autori ose dhe vetë vepra penale, janë elementë të kësaj vepre penale. Është deri në tre vite burgim. Që përveçse, përveçse agravon, rëndon rrethanat e sigurimit, është dhe vepër penale më vete. I agravon rrethanat e sigurimit kur ti ke mundësi ta kryesh, por në qoftë se e kryen realisht, është prova që ke kryer, është krim më vete.

Imuniteti i referohet qoftë deputetëve dhe ministrave për të shmangur persekutimin politik. Por nga ana tjetër, këta ministra, në qoftë se kryejnë vepra penale gjatë detyrës, trajtohen si subjekte të posaçëm. Është rrethanë rënduese, përdor funksionin ai për të kryer veprën penale. Është shumë më i rrezikshëm se cilido tjetër. Për shkak se ligji i ka dhënë pushtet dhe ai e manipulon atë pushtet për të kryer ato vepra penale, po fillojmë që nga shkelja e barazisë në tendera, po korrupsioni është aty që do vërtitet akuza se nuk do i shpëtojë dot asaj akuze. Pra, kush do, kush do prevalojë? Do prevalojë ky imuniteti në thonjëza, që është imunitet politik, pra jo imunitet juridik. Apo këta subjekte të cilat ligji i konsideron shumë të rrezikshëm, subjekte të posaçëm quhen juridikisht funksionarët publikë, e përdorin funksionin për të kryer veprën penale. Do trajtohen ashtu siç duhet, qoftë nga pikëpamja materiale, qoftë nga pikëpamja proceduriale, sepse kanë mundësi më shumë se njerëzit e zakonshëm ose subjektet e përgjithshëm.

Në planin juridik, Gjykata Kushtetuese, ta citojmë konkretisht, të gjithë aktivitetin, veprimtarinë do ta zhvillojë në bazë të nenit 54, pika 4, në togfjalëshin veprime ose mosveprime të organeve, se pjesa tjetër e fjalisë, ligjet dhe aktet nënligjore, nuk hyn në kompetencën dhe në konfliktin e kompetencës së pushtetit gjyqësor dhe  pushtetit ekzekutiv. Tani, veprimet dhe mosveprimet i referohen pikërisht atyre subjekteve, personave fizikë ose personave juridikë. Gjykata flet me akte procedurale, vendimi gjyqësor nuk është akt administrativ, është akt procedural. Flet në emër të Republikës. Nuk ka konflikt me vendimin gjyqësor. Vendimin gjyqësor e shqyrton vetëm një gjykatë supreme, një gjykatë më e lartë. Pra, juridikisht nuk ka një konflikt kushtetues midis vendimit të caktimit të masës së sigurimit dhe Kuvendit dhe pavarësisht se çfarë lloj kërkese ka mbërritur nga SPAK-u drejt Kuvendit. I referohet vetëm ligjeve dhe akteve nënligjore. Nuk i referohet vendimeve gjyqësore.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?