POLITIKE

'Këta vjedhin hapur', Aktivisti Eskiu: Berisha, garancia që vendi s'do të shkojë në greminë

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2025, 18:47

'Këta vjedhin hapur', Aktivisti Eskiu: Berisha, garancia që

Në një fjalim të mbushur me akuza të rënda kundër qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë, aktivisti Erges Eskiu denoncoi nga foltorja e protestës shpenzimin e miliarda eurove me qëllim shkatërrimin e opozitës dhe vjedhjen masive të zgjedhjeve lokale.

Eskiu pretendoi se qeveria ka orkestruar një fushatë të gjerë korrupsioni dhe manipulimi për të mbajtur pushtetin, duke e quajtur situatën aktuale si një “diktaturë të dytë”. Në qendër të fjalimit ishin akuzat për afera korruptive me shifra marramendëse. U përmendën kontrata si ajo e anijeve gjeneratorë me vlerë 120 milionë euro, afera e inceneratorëve prej 430 milionë eurosh dhe tuneli i Llogarasë me një kosto prej 97 milionë eurosh. Ai atakoi drejtpërdrejt zyrtarë të lartë, dhe solli si shembull rastin e një drejtori që, sipas tij, nga 30 milionë euro është bërë miliarder. Gjithashtu, u ngritën kritika të ashpra ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Duke iu referuar drejtuesve të saj si “Niçja i SPAK-ut”, aktivisti akuzoi prokurorinë se nuk guxon të hetojë skandalet e mëdha dhe se vepron në mënyrë selektive.

Duke mbrojtur identitetin e Partisë Demokratike, Eskiu e lidhi atë me sakrificat e studentëve të dhjetorit dhe me figurat historike si Azem Hajdari e Sali Berisha, të cilin e quajti “garancia e vetme që ky vend nuk do të shkojë në greminë”. Fjalimin, aktivisti e mbylli me një thirrje për mobilizim dhe rezistencë, duke u kërkuar mbështetësve të mos dorëzohen dhe të luftojnë për të ardhmen e familjeve dhe të kombit. Sot, në Ditën e Rinisë, le t'i japim besën njëri-tjetrit. Ta çojmë ëndrrën e tyre në vend. Le ta shporim diktaturën e dytë. Kanë shpenzuar, nuk ekzagjeroj në qoftë se ju them miliarda, për të shkatërruar ëndrrën e studentëve të dhjetorit, për të shkatërruar Partinë Demokratike. 120 milionë te anijet gjenerator, dhe vinte ajo zonja na thoshte do hani bar po ndoqët liderin tuaj. 30 milionë euro me Goni Galin. Miliona euro Vlautin, Mogherinin, Kosin, dhe të gjithë korruptuarit e tjerë ndërkombëtarë. Dhe orët e pafundme, milionat e pafund që shikoni çdo natë duke u marrë me Partinë Demokratike, duhet t'ju bëj të besoni që kjo parti nuk shuhet kurrë. Sepse kjo është partia e atyre që sakrifikuan, i bënë ballë regjimit terrorist të Enver Hoxhës. Kjo është partia e tribunit të lirisë, Azem Hajdarit. Kjo është partia e Sali Berishës! Kjo është partia e njerëzve të lirë që kurrë nuk do të zihen! Kokën lart demokratë!

Si ka mundësi? Si ka mundësi që ky hajduti këtu, që protestoi për 0.7 milionë dollarë, të cilat kurrë nuk u morën. Si nuk flet ky për 97 milionë euro të tunelit të Llogarasë? 430 milionë euro inceneratorët. 120 milionë euro anijet gjenerator. Dhe vetëm me faktin që thotë janë dardha, mollë, kumbulla, ky është bashkëpunëtor. Por mediat nuk merren me këtë. Nuk thonë që ky dhe Luftar Hysa kanë qëndrime të ndryshme për të njëjtin takim. Njëri thotë për libër, tjetri thotë për kazino. Dhe Niçja i SPAK-ut, Altin Mercenari, po të kishte një fije dinjiteti do e kishte marrë në pyetje. Përpara Belind Këlliçit ky pranoi se ka shkelur ligjin, ka firmosur.

Por Niçja i SPAK-ut nuk guxon. Na thotë janë krime intelektuale. Filozofi do të na bëjë të besojmë që ne jemi budallenj dhe ai është i zgjuar. Dhe ky është intelektual që vjedh bukur. Këta janë xhambazë miqtë e mi. Këta vjedhin hapur. Drejtora nga 30 milionë euro është bërë miliarder, i biri i Kristaqit. Një narkoman, një hajdut ordiner. Besoni se ju jeni po aq të mirë sa gjithsecili tjetër. Por kjo miqtë e mi nuk është betejë emrash, kush është më i mirë se tjetri. Shqipëria është në prag të destabilizimit. Është çështje ekzistenciale. Besojeni që jeni po aq të mirë sa të tjerët. Dhe secili t'i japë 10% të paktën më shum nga vetja. Të mos presim se çfarë bën partia për ne, por çfarë bëj unë për familjen time, për veten time, për kombin tim.

Dy ura i denoncoi Belind Këlliçi, u fundosën, ai nuk e merr në hetim këtë. Kështu ra dhe Shkodra miqtë e mi. Se këta janë aq arrogantë sa mburren. Një muaj para zgjedhjeve kam marrë informacion, e kam çuar në kryesi, që Shkodra po bie se kanë marrë fshatrat. Dy javë para zgjedhjeve, arritën aq vota në qytet sa ishin të bindur se do e mundnin Bardh Spahinë. Por me çfarë e mundën? Me krimin e organizuar, me partinë shtet, me të blerë shpirtrat e të vuajturve shqiptarëve. Kështu u mor bashkia e Elbasanit ndaj profesor Luciano Boçit.

Na thoshin, s'e mundni dot Veliajn se është i fortë. Është i fortë se ka lekë, se është hajdut, se ka bandat. Jo se e meriton. Kur shkonim te bashkia ishim më pak se kaq. Më thoshin pse shkon se nuk e mundni dot Veliajn, është shumë i fortë. Si s'ka kauzë? Është vjedhur Tirana, janë vjedhur zgjedhjet. Të çlirojnë Tiranën, kjo është kauza. Mos shko se faktorizohet X-i, faktorizohet Belindi. I thosha, çdokush do t'i japë më shumë nga vetja, sepse në fund do jenë të gjithë fituar. Mos shko se s'e mundni dot se jeni 200 veta. I thosha, ai burri në dritare di çfarë bën. Nuk më tradhton kurrë mua, nuk i tradhton kurrë demokratët, nuk e tradhton kurrë Shqipërinë. Sali Berisha! Është garancia që ky vend nuk do të shkojë në greminë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë