POLITIKE

"Këto zgjedhje nuk do njihen kurrë!" Berisha: Intelektualë dhe analistë kriminelë kërkojnë t’u servirin qytetarëve, suksesin e kartelit si suksesin e zgjedhjeve

n.f Përditësimi i fundit 26 Maj 2025, 13:05

"Këto zgjedhje nuk do njihen kurrë!" Berisha:

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat ka folur në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Berisha u shpreh se këto zgjedhje nuk do njihen kurrë. Ai shtoi se ata të cilët përpiqen t’u shesin shqiptarëve krimin si sukses elektoral, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se rreshtojnë veten me kartelet, me kryeministrin Edi Rama dhe me të gjithë autorët e farsës elektorale të majit 2025.

Kryedemokrati theksoi se intelektualë kriminelë, analistë kriminelë, të quajtur analistë kërkojnë t’u servirin qytetarëve, suksesin e kartelit si suksesin e zgjedhjeve. Ai theksoi se shqiptarët duhet të analizojnë këtë propagandë.

"Unë mund t’u rreshtoj ju një seri të tjerësh. Çfarë janë këta që duan të legjitimojnë krimin në zgjedhje? Çdo kriminel duhet të ketë një avokat në përputhje me ligjin, po këta, avoketër në studio televizive të farsës më të shëmtuar, çfarë emri mund t’i quaj? Ua lë qytetarëve t’ua vënë emrin këtyre. Në këtë farsë të kartelit, dora e shtetit është po kaq e zezë sa dora e kartelit. Sepse Irena me 5 mbiemra, e cila duhej të kishte ikur me kohë atje ku e ka vendin, KLGJ me ligj për 20 ditë duhej të jepte verdiktin, po ajo mban 42 ditë për të marrë vendimin për Elvis Doçin.

E morët vesh besoj, që të gjithë krerët e kartelit Troplini janë të lirë, në arrati gjoja, por janë të gjithë në Durrës në shtëpitë e tyre. Pra, a nuk është ky qëndrim, ftoj qytetarët t’i shtrojnë pyetjen vetes: a nuk është ky qëndrim një akt i shëmtuar me të cilin skllevër të krimit, intelektualë kriminelë, analistë kriminelë, të quajtur analistë, por që nuk kanë asgjë të përbashkët me gazetarinë dhe analizën, kërkojnë t’u servirin qytetarëve, suksesin e kartelit si suksesin e zgjedhjeve. A përbën ky një krim të shëmtuar propagandistik? Pra, është koha të ndalemi.

Çdo qytetar shqiptar të analizojë propagandën e këtyre ditëve se si njëlloj si në diktaturë, intelektualët kriminelë që mbronin diktaturën dhe krimet e saj, sot prapë, këta janë pseudo-intelektuale, këta nuk kanë asgjë të përbashkët me intelektualin e vërtetë, shërbëtorin publik.
Kërkojnë t’u servirin si sukses qeveritar elektoral kartelet e drogës dhe brutalitetin e tyre në zgjedhje.

Pra, duhet të bëjmë dallimin të dashur qytetarë, midis avokatit ligjor dhe këtyre skllevërve të krimit që përpiqen të mashtrojnë, që përdorin valët e radiove dhe ekranet televizive për të mashtruar qytetarët. Për të përligjur një monstruozitet evident. Nuk është i fshehur. Ju jeni dëshmitarë, sa herë unë denoncova Sara Milen dhe Suel Çelën. A nuk e denoncova gjatë fushatës disa herë Klodian Danin, ushtar i Suel Çelës, që thërriste në Përrenjas qytetarët të votonin për Sara Milen.

Sa herë kam denoncuar takimet e fshehta te Kodra e Kuajve të Ergys Agasit me Suel Çelën dhe më pas me Vangjush Dakon dhe me Edi Ramën. A mundet të kapërdihet? A mundet të mbrohet një krim i tillë i shëmtuar elektoral?," tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë