
"Përparim Rama të kërkojë falje publike për këtë sjellje të papranueshme", AGK dhe RrGGK: Dënojmë gjuhën e papërshtat...
KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, AGK dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës, RrGGK në një postim në "...
KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, AGK dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës, RrGGK në një postim në "...
TIRANË- Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, ka deklaruar se procesi zgjedhor i 11 majit ishte votim nen nje regjim autokrat dhe jo zgjedhje te lira dhe te ndershme. Në një deklaratë për shtyp, Haxhiu akuzoi qeverinë për përdorim të administratës shtetërore në funksion të fushatës dhe për përfshirje të grupeve kriminale.
Ajo theksoi se opozita e bashkuar nuk do të tërhiqet dhe do të vijojë të denoncojë me fakte manipulimet, ndërsa premtoi një riorganizim të mbështetësve për të mbrojtur pluralizmin dhe demokracinë në vend. Gjithashtu ajo tha se procesi zgjedhor i 11 majit kerkon tu jape qytetareve mesazhin e nenshtrimit dhe dekurajimit per demokraci.
Te nderuar qytetare! Procesi zgjedhor I 11 majit ishte votim nen nje regjim autokrat dhe jo zgjedhje te lira dhe te ndershme. Te gjithe e pame se rezulati qe duhej te vendosej nga programet politike dhe nga profili I kandidateve, ne fakt u vendos nga bandat dhe perdorimi I administrates shteterore. Spaku, I cili duhet te pengonte krimin ne ndikimin e rezultatit te zgjedhjeve, ne fakt vetem pengoi lideret e opozites te udhehiqnin fushaten dhe nuk ndaloi kreret e bandave. Organet e rendit nuk nderhyne per te penguar parregullsite e denoncuara nga opozita, si zyrat pa logo te patronazhisteve qe realizonin trenin bullgar, ku qytetari u kthye ne postier te votes se parashkruar.
Administrata shteterore u perdor pergjate fushates elektorale, por edhe ne administrimin e procesit zgjedhor. Brenda territorit te qendrave te votimit kane qene te pranishem zyrtare shteterore qe orientonin voten e qytetareve. Vota e Diaspores u kthye nga deshira per tu dhene bashkeatdhetareve tane te drejten e votes, ne neperkembjen me te madhe te dinjitetit te tyre duke mos I lejuar te regjistrohen, mosdergimit te zarfave ne adrese ose tjetersimit te tyre pergjate rruges. Shqiptaret qe jane perzene rrugeve te Europes , nuk mund te votonin ata qe I ndoqen.
Blerja e votes ne kembim te parave ose nje vendi pune u kthye ne normalitet gjate kesaj fushate. Rezulati I ketyre zgjedhjeve ishte I parashkruar qe perpara se te niste , pikerisht pershkak te skemave te manipulimit qe rilindasit kishin ngritur. Kjo ishte padiskutim nje gare e pabarabarte dhe rezultati I dale prej saj nuk shpreh vullnetin e popullit. Keto nuk jane zgjedhje demokratike dhe qytetaret sot nuk jane te lire. Rezultati thellesisht I manipuluar I procesit zgjedhor te 11 majit kerkon tu jape qytetareve mesazhin e nenshtrimit dhe dekurajimit per demokraci. Por ne , si opozite e bashkuar nuk do te lejojme kurresesi qe puna, mundi I qytetareve qe na kane mbeshtetur te tjetersohet.
Ne, nga takimet tona te vazhdueshme ne terren e dime mire se pjesa me e madhe e qytetareve duan ndryshim dhe kane votuar per ndryshimin. Asnje manover, asnje makinacion, nuk do ta mbaje Shqiperine peng te Krimit dhe autokracise. Ne do ti qendrojme fort kauzes sone per pluralizem dhe demokraci duke denoncuar me fakte cdo manipulim votash. Keto zgjedhje te vjedhura nuk na demotivojne, por na cojne drejt nje riorganizimi te te gjithe mbeshtetesve tane. Vendosja ne vend e te vertetes eshte detyrimi yne moral per te gjithe ata qe na besuan. Vendosja e demokracise eshte detyrim qe ne ia kemi Shqiperise dhe femijeve tane.
TIRANA- Bankat tregtare kanë shlyer plotësisht edhe kontributin e vitit të gjashtë për Fondin e Ndërhyrjes së Jashtëza...
TIRANA- Tregu i auditimit në vitin 2024 qarkulloi rreth 1.46 miliardë lekë, ose rreth 14.88 milionë euro, në volumin e të ardhur...
SHBA- Industria e luksit ka humbur shkëlqimin, shkruan The Economist. Ngadalësimi i ekonomisë kineze dhe kriza e kostos së jetesës n&...
TIRANA- Vlera e kredive të fshira nga sektori bankar u rrit vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit ...