POLITIKE

'Kinezi,185-mln, Inter 17-miliardë. Qënkemi shkëlqyer, do presim turqit!’/ Si u manipulua tenderi i tunelit Llogarasë nga Balluku-Berberi

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2025, 15:46

'Kinezi,185-mln, Inter 17-miliardë. Qënkemi shkëlqyer, do

Në datën 19 gusht të vitit 2021, Belinda Balluku i përcjell në aplikacionin Whatsapp Evis Berberit një mesazh të marrë nga drejtuesit e shoqërisë Intekar Yapi. Në mesazh shkruhej se kompania kishte përfunduar në masën 95 për qind dokumentacionin për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe se do ishte gati përpara datës së tenderit.

Një ditë më parë, në Shqipëri kishin mbërritur dy inxhinierë turq të kompanisë, të cilët u takuan me Evis Berberin. Data e tenderit për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë ishte caktuar në 30 gusht. Por me sa duket nga përgjimet, turqit nuk po bëheshin gati. Sipas dosjes së SPAK, në datën 24 gusht, pra vetëm 3 ditë para tenderit, Belinda Balluku i dërgon një mesazh Evis Berberit.

Belinda Balluku: Fole me Artën? Turqit gjëkundi? Nesër në 11 takim. Do aktivizojmë atë që takuam të premten

Evis Berberi: Po fola, unë i thashë të shkruaj.

Belinda Balluku: Ore këta nuk qënkan në Shqipëri fare.

Evis Berberi: Turqit?

Belinda Balluku: Për ata, se për kë po flasim

Evis Berberi: Vazhdojmë me të premten.

Belinda Balluku: Do presim deri nesër.

Vonesa e turqve që ishin paracaktuar si fitues, prishte jo pak llogaritë. Për këtë arsye, në datën 27 gusht, njësia e prokurimit nxorri urdhër për shtyrjen e datës së tenderit nga 30 gushti në 7 shtator.

Gjatë kësaj kohe dy inxhinierët turq u rikthyen sërish në Shqipëri. Në mesditën e datës 30 gusht ata u takuan me Belinda Ballukun dhe Evis Berberin. Tenderi u zhvillua në datën 7 shtator, pasi turqit më në fund i bënë letrat. Menjëherë Evis Berberi njofton me mesazh Belinda Ballukun, ku i dërgon një fotografi me emrat e kompanive pjesëmarrëse, mes tyre Alb Building me administrator Pëllumb Beta, dhe Odhise Bresha. Kompania Intekar yapi me aksioner Serkan Çam

Belinda Balluku: Pa oferta?

Evis Berberi: Kinezi, 185.7 milionë euro. Albania Glob 18 miliardë lekë, Inter (Intekar Yapi) 17 miliardë, Albbuilding 15.8 miliardë.

Belinda Balluku: Qënkemi shkëlqyer me një fjalë.

Evis Berberi: I pari me të dytin 10 milionë euro diferencë. Super fare.

Oferta e ulët e Alb Building ka krijuar shqetësim tek ministrja e infrastrukturës, një situatë paradoksale, pasi ministrat duhet të kenë prioritet kursimin maksimal të parave të taksapaguesve. Por në këtë rast prioriteti ishte tjetër.

Belinda Balluku: Sigurisht ka hyrë skandal poshtë (Albuilding), por nuk plotëson kushtet sigurisht.

Evis Berberi: është pak a shumë me të njëjtën ofertë.

Një orë më vonë Belinda Balluku interesohet sërish, këtë herë për përqindjen si ishin ndarë kompanitë turke e paracaktuara fituese në joint venturin e tyre?

Belinda Balluku: Si janë ndarë në % ASL me Intercar?

Evis Berberi: 70 me 30

Por në këtë shkëmbim mesazhesh del edhe një fakt tjetër, se si e gjithë procedura e vlerësimit të ofertave ishte fiktive.

Belinda Balluku: Kur mbyllet vlerësimi

Evis Berberi: Po them ta lëmë 10 ditë se herën e parë e mbajtëm 15 ditë dhe 5 kompani kishim, të duket që po vlerësojme. Nëse duhet shpejt e bëjmë.

Belinda Balluku: Ok, lërë 15 ditë, por më jep datën e saktë

Evis Berberi: Dt 22 bëhen 15 ditë.

Belinda Balluku: Ca të ndodhë me afatet, po ta mbyllim në datë 16?

Evis Berberi: Asgjë. E kemi më afër kontratën. jemi ok më datë 16. 9 ditë janë mjaftueshëm.

["Ta lëmë 10 ditë që të duket sikur po]

Sipas SPAK, të gjitha këto përgjime faktojnë se fituesi i llokmës 170 milionë euro ishte paracaktuar, që do të ishin turqit. Por përgjimet dëshmojnë edhe një tjetër fakt të rëndë. Si Evis Berberi, ashtu dhe Arta Gurbardhi, dy personat që përgatitën dhe koordinuan tenderin e tunelit, nuk ishin fare as punonjës të ARRSH-së dhe as të Ministrisë së Infrastrukturës.

Berberi ishte drejtor i Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, ndërsa zonja Gurbardhi ishte këshilltare në OST. Kjo mund t'i rëndojë jo pak pozitat e zëvendëskryeministres në raport me SPAK, pasi sinjalizon ngritjen e një grupi të strukturuar për të ekzekutuar aferën 170 milionë euro.

Sipas SPAK, kompania turke u shpall fituese në kundërshtim me ligjin, pasi ajo nuk plotësonte kriteret teknike për punë të ngjashme, madje edhe dokumentacionin nuk e kishte dorëzuar në gjuhën angleze, një kriter ky i detyrueshëm.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë