POLITIKE

Komisioni i Ligjeve/ Bardhi: Marrëveshja për emigrantët me Italinë tani e pazbatueshme! Avokati i Popullit: Kemi detyrimin të mbikëqyrim të drejtat e njeriut në kampe

M.B. Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2024, 13:26

Komisioni i Ligjeve/ Bardhi: Marrëveshja për emigrantët me

TIRANA- Komisioni për Çështjet Ligjore ka vijuar me dëgjimin e drejtueses së Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca e cila kërkoi një komisioner shtesë për çështjen e emigracionit. Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pyeti nëse sipas gjykatave marrëveshja me Italinë për emigrantët tani është e pazbatueshme, a nevojitej më ky komisioner dhe nëse institucioni kishte të drejtë ta mbikëqyrte apo monitoronte kampin. Ballanca tha se e kishin të drejtën e mbikëqyrjes për çështjen e të drejtave të njeriut, duke u koordinuar edhe me palën italiane. Gjithashtu Ballanca shpjegoi se Avokati i Popullit kërkonte një person shtesë në staf për çështjet e emigracionit në tërësi dhe jo vetëm për marrëveshjen.

Pjesë nga diskutimi në Komision:

Ballanca: Kemi kërkuar të shtojmë kapacitetet e mekanizmit kombëtar për parandalimin e torturës edhe me detyrat shtesë që kemi për mbrojtjen e emigrantëve dhe detyrave që do të kemi për mbrojtjen e shtuar që duhet të kemi për marrëveshjen Shqipëri Itali, do të na duhej edhe një komisioner tjetër, nga 4 të bëhen 5.

Bardhi: Ju kërkuat një nënkomisioner për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes Shqipëri Itali? Ka juridiksion Avokati i Popullit për të mbikëqyrur këtë marrëveshje? Për sa kohë kampi është jashtë juridiksionit të Shqipërisë, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese… Edhe ky vendim është pak kontradiktor, sepse nga ana tjetër thotë që Shqipëria duhet ta mbajë një sy brenda kampit. Ka vendim të gjykatave italiane që e bëjnë të pazbatueshme marrëveshjen. Nëse vijon e njëjta situatë dhe aty nuk do të ketë emigrantë..., mbetet nevoja sërish për shtesën që kërkuat?

Ballanca: Ne kërkojmë një person ekstra për çështjen e emigracionit në tërësi, por përveç asaj, Avokati i Popullit beson se ka detyrime për të mbikëqyrur të drejtat e njeriut brenda kampit. Gjykata Kushtetuese  ka thënë se sa i takon të drejtave të njeriut dhe të drejtave konventore, këta emigrantë do të kenë mbrojtje të përforcuar, edhe nga Shqipëria dhe nga Italia. Ne kemi bërë disa takime me homologët italianë, për të pasur një veprimtari të përbashkët dhe për të kordinuar punën për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave themelore. Kemi marrë kontakt dhe jemi duke qartësuar pozicionin tonë. Fakti që ne mendojmë të shkojmë me ekipe të përbashkëta, secili do të ketë mundësi të paraqesë gjetjet e veta sa i takon të drejtave të njeriut.

gazment bardhi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë