Aksident fatal në autostradën Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën njëri nga drejtuesit
Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan–Tepelene pranë vendit të quajt...
Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan–Tepelene pranë vendit të quajt...
Edhe për ditën e Hënë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti paras...
Shqipëria vijon të mbetet shumë larg Bashkimit Europian për burimet që shkojnë në shëndetësi. Diferenca ësht...
Dashi Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur për mrekulli mes jush dhe atij qe keni ne krah. B...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Në një deklaratë të përbashkët, një grup organizatash të shoqërisë civile kanë reaguar pas vendimit të Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e SPAK për kufizimin e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke shprehur shqetësimin se ky vendim rrezikon të pengojë hetimin e korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes.
Sipas tyre, imuniteti parlamentar nuk duhet të përdoret si mburojë për t’i shpëtuar drejtësisë, ndërsa paralajmërojnë se çdo pengesë institucionale ndaj organeve të drejtësisë cenon parimin e barazisë para ligjit dhe dëmton rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Reagimi: Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile mbi vendimin e Kuvendit lidhur me kërkesën e SPAK për deputeten Belinda Balluku. Grupi ynë i organizatave të shoqërisë civile shpreh shqetësimin për vendimin e sotëm të Parlamentit të Shqipërisë për të mos miratuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kufizimin e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.
Kjo çështje ka qenë për më shumë se tre muaj në qendër të debatit publik, shoqëruar me vonesa të dukshme nga ana e Kuvendit në ndryshim nga precedentët e mëparshëm, duke u shndërruar në një test të rëndësishëm për funksionimin e institucioneve demokratike, për zbatimin e parimit të barazisë para ligjit dhe për besueshmërinë e reformës në drejtësi.
Vendimi i sotëm vjen në një moment kur pritshmëritë e publikut shqiptar janë të qarta: qytetarët presin që çdo dyshim për vepra penale veçanërisht në nivelet më të larta të qeverisjes, të hetohet me shpejtësi, pa pengesa dhe në mënyrë të paanshme nga institucionet e drejtësisë, në respekt të parimit, të gjithë të barabartë para ligjit.
Në këtë kontekst, organizatat e shoqërisë civile theksojnë se imuniteti parlamentar nuk mund dhe nuk duhet të shërbejë si mburojë ndaj zbatimit të masave të sigurisë, në kuadër të një procesi penal. Ai është konceptuar për të garantuar lirinë e fjalës dhe votës së deputetit, e jo për të penguar organet e drejtësisë për një hetim të plotë, të gjithëanshëm dhe efikas të dyshimeve të lidhura me kryerjen e veprave penale. Parimi i barazisë para ligjit kërkon që çdo zyrtar publik, pavarësisht funksionit politik, të jetë i hapur ndaj verifikimit të drejtësisë.
Ndjekja efektive e korrupsionit, përfshirë rastet e nivelit të lartë, është një kusht i domosdoshëm për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Organizatat e shoqërisë civile rikujtojnë se procesi i integrimit europian i Shqipërisë është i lidhur drejtpërdrejt me funksionimin e shtetit të së drejtës dhe me besimin e qytetarëve se drejtësia vepron pa standarde të dyfishta. çdo pengesë institucionale ndaj drejtësisë vonon rrugëtimim drejt BE-së.
Ne i bëjmë thirrje institucioneve që:
a. të garantojnë që çdo proces hetimor dhe masat që janë të nevojshme përgjatë tij, të mund të zhvillohet pa pengesa institucionale;
b. të shmangin çdo interpretim politik të proceseve të drejtësisë që I japin atribute gjyqësore Kuvendit në tejkalim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteve;
c. të forcojnë standardet e transparencës dhe të llogaridhënies në jetën publike.
Kerkojme nga organet e drejtesise të vijojnë punën me vendosmëri dhe profesionalizëm, duke dëshmuar se pavarësia e tyre është e pacenueshme nga vullneti i mazhorancave politike.
Publiku shqiptar pret që institucionet të dëshmojnë se askush nuk është mbi ligjin dhe se reforma në drejtësi mbetet një proces i pakthyeshëm në rrugën europiane të vendit.
Shoqëria civile mbetet e angazhuar në monitorimin e këtij procesi dhe në mbrojtjen e parimeve të shtetit të së drejtës, duke kërkuar që drejtësia të jetë e barabartë për të gjithë, pavarësisht fuqisë apo pozicionit politik.
Nënshkruesit
1. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)
2. Albanian Woman in Audiovisual (AWA)
3. Qendra Shqiptare për Kërkim Ekonomik (ACER)
4. Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCIDEV)
5. Qendresa Qytetare
6. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
7. Instituti për Studime Politike (ISP)
8. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA)
9. Together for Life
10. Instituti Shqiptar i Shkencës (AIS)
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i cilësoi 82 votat e maxhorancës kundër arrestimit të B...
Me anë të një postimi në X, kreu i qeverisë deklaroi se vendimi që mori sot Kuvendi ishte i drejtë, ndërsa theksoi se ...
Ish deputeti i PS, Ilir Zela ka reaguar ashpër pasi mazhoranca socialiste vendosi me votë në Parlament të rrëzojë kërkes&eu...
Sot po mbahet seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhit dhe të tjerëve. Meta i cili është nën akuzë...
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar pas rrëzimit nga Kuvendi të kërkesës së SPAK për heqjen e imun...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar ashpër sot (12 mars) pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend, ku...
Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi sot dy ambasadorë shqiptarë, përkatësisht në Katar dhe në NATO. Në Kata...
Komisioni Europian reagoi pas votimit të zhvilluar në Kuvendi i Shqipërisë, duke theksuar se respektimi i shtetit të së drejt&eu...
Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri ka reaguar lidhur me vendimin e sotëm të Kuvendit të Shqipëris...
“Një sallë e përdorur për të ngritur një sistem të pandershëm sot votoi të mbrojë korrupsionin dhe sis...