POLITIKE

Konferencë me homologun boshnjak, Hasani: Shqipëria, bashkë-sponsorizuese e rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë!

n.f Përditësimi i fundit 29 Korrik 2024, 13:16
Konferencë me homologun boshnjak, Hasani: Shqipëria,
Hasani

TIRANË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka mbajtur ditën e sotme një konferencë të përbashkët me homologun e tij boshnjak Elmedin Konakoviç. Gjatë fjalës së tij Hasani u shpreh se potenciali i zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe është ende i pashfrytëzuar.

Më tej ministri foli me homologun e tij edhe në lidhje me integrimin europian, të cilën e quajti një dinamikë pozitive për rajonin. Sipas tij rihapja e ambasadave respektive në të dy kryeqytetet synon pikërisht  realizimin në praktikë të këtij vullneti. Ministri Hasani shtoi se është një hap që tregon vëmendjen e ndërsjellë dhe dëshirën për t’i ngritur në një nivel të ri dhe për t’i zhvilluar më tej marrëdhëniet midis vëndeve tona, në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Hasani shtoi se Shqipëria mbështet tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Bosnjes, ndërsa kujtoi se Shqipëria është bashkë-sponsorizuese e rezolutës së OKB për gjenocidin në Srebrenicë.

Pas takimeve të njëpasnjëshme që kemi pasur së fundi, në kontekste të ndryshme ndërkombëtare dhe tryeza europiane, ishte kënaqësi të mirëprisja sot në Tiranë, në një vizitë zyrtare, Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakovic, të cilit i shpreha dëshirën që kontaktet dhe puna jonë me partnerët boshnjakë të mos jetë gjë e rrallë dhe as të mos i lihet rastësisë.

Për këtë, të jeni i sigurt, i dashur Dino, se mikpritja jonë nuk do të mungojë asnjëherë. Me Ministrin Konaković, zhvilluam bisedime të sinqerta dhe të frytshme, shqyrtuam dhe vlerësuam ecurinë e marrëdhënieve midis dy vendeve tona, dhe konstatuam se, potenciali i zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe është ende i pashfrytëzuar siç duhet. E pra, vendosëm disa piketa të punës sonë të mëtejshme dhe diskutuam drejtimet për hedhjen e shinave të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh.

Vullneti ynë është që të ecet sa më shumë përpara. Rihapja e ambasadave respektive në të dy kryeqytetet tona synon pikërisht  realizimin në praktikë të këtij vullneti. Është një hap që tregon vëmendjen e ndërsjellë dhe dëshirën për t’i ngritur në një nivel të ri dhe për t’i zhvilluar më tej marrëdhëniet midis vëndeve tona, në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Proçesi i integrimit europian, ishte një tjetër kapitull i rëndësishëm i bisedimeve tona. Shpresojmë se jemi brenda një dinamike pozitive të integrimit të vendeve tona në Bashkimin Europian. Shqipëria vlerëson dhe mbështet përpjekjet e Bosnjë-Hercegovinës dhe hapat e hedhur në këtë drejtim, të cilat së fundi kanë dhënë rezultat konkret në procesin e integrimit të Bosnjë-Hercegovinës. Statusi i vendit kandidat dhe vendimi dhe rekomandimi i Komisionit për çeljen e negociatave, është jo vetëm një stimul i fuqishëm, por edhe konfirmim i patjetërsueshëm në rrugën e afrimit me Bashkimin Europian. I shpreha kolegut Konaković vullnetin dhe gatishmërinë për të mbështetur edhe më tej avancimin e Bosnjë-Hercegovinës në rrugën e saj drejt BE-së përmes shkëmbimit të përvojës dhe asistencës teknike.

Kjo perspektivë që kemi zgjedhur, përveçse ndihmon që të kuptojmë më mirë njeri-tjetrin, ajo na ndihmon edhe për të na afruar më shumë. Dhe në këtë kontekst, integrimi ekonomik rajonal, përmirësimi i ndërlidhjes dhe tregtisë mes nesh, si edhe me Bashkimin Europian, luajnë një rol të veçantë shtytës dhe mbeten prioritet i rëndësishëm që sjell përfitime të qarta dhe të dobishme për ne dhe qytetarët tanë.

Gjatë bisedës që pata me kolegun Konaković, konstatuam sërish se Shqipëria dhe Bosnjë – Hercegovina ndajnë një qasje të njëjtë në drejtim të forcimit të bashkëpunimit rajonal, dhe në këtë kuadër, i shpreha mikut tonë boshnjak kërkesën për një rivlerёsim të qëndrimit lidhur me anëtarësimin e Kosovës në nismat rajonale, apo edhe për lehtësimin e disa problematikave që kanë të bëjnë me shkëmbimet ndërnjerëzore Bosnje-Hercegovine-Kosovë. Si vende fqinje në rajon, por edhe si realitete gjeopolitike të shekullit të ri në funksion të paqes dhe stabilitetit në hapësirën tonë të përbashkët, por edhe në një kontekst më të gjerë, lypset që Kosova të këqyret në një optikë bashkëkohore, realiste e pragmatike.

Prekëm edhe çështjet shqetësuese të sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajon, por edhe më gjerë, në Ukrainë dhe në Gaza. Konstatuam se pikëpamjet tona për rreziqet dhe përballimin e tyre në Ballkanin Perëndimor janë të njëjta, ose të përafrueshme në mënyrë të konsiderueshme me palën boshnjake.

Pata rastin t’i përsëris kolegut dhe mikut tim boshnjak mbështetjen e plotë për tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Bosnjë Hercegovinës. Dhe së fundi, në muajin maj, Shqipëria mbështeti dhe bashkë-sponsorizoi rezolutën OKB-së për “Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebenicës në 1995”. Mesazhi ynë është shumë i qartë, një ngjarje e tillë nuk duhet të përsëritet kurrë më.Ju faleminderit! 

igli hasani elmedin konakoviç bosnje hercegovine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë