POLITIKE

"Korrupsioni 50 mln euro i baxhanakut të Ramës!" Këlliçi: PD do të depozitojë prova të reja në SPAK 

M.B. Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2025, 14:03

"Korrupsioni 50 mln euro i baxhanakut të Ramës!"

TIRANA- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë sot një deklaratë për mediat ku tha se PD do të depozitojë prova të reja në SPAK për atë që e konsideron si korrupsionin 50 mln eurosh të baxhanakut të Kryeministrit Edi Rama. Këlliçi tha se sipas ish zv. Kryeministrit, Arben Ahmetaj, kompania ABS e Gerond Meçes, është një ‘prestanome’ e baxhanakut të Ramës, Armand Frangut, e cila ka përfituar mbi 50 milionë euro tendera nga AKSH-i. Ai shtoi se për të justifikuar çmimet e tejfryra të këtyre tenderave korruptivë është hapur një tjetër kompani e quajtur AIBS.

"Emisioni investigativ PLUG faktoi këtë akuzë, duke vërtetuar me dokumente se shtetasi Gerond Meçe, dikur ortak në biznes i baxhanakut të Edi Ramës, gjatë kohës së pushtetit të këtij të fundit ka përfituar plot 54 milionë euro tendera. Pjesë nga paratë publike të këtyre tenderave me vlera marramendëse, tashmë faktuar nga PLUG, kalojnë në kompaninë SIRMA të Armand Frangut, baxhanakut të kryeministrit.

Një tjetër gjetje skandaloze nga kërkimi në kohë rekord i emisionit PLUG, ishte se Gerond Meçes, tenderat ia firmoste motra e gruas, drejtoreshë e sistemeve E-Gov në AKSH. E sikur të mos mjaftonte, në një akt skandaloz ajo jo vetëm që firmoste tenderat, por bënte edhe mbikëqyrjen e zbatimit të kontratës për kunatin e saj. Përsa i përket kompanisë tjetër të Gerond Meçes, AIBS, në vetëm 48 orë, emisioni PLUG faktoi se ajo ishte krijuar enkas për të fryrë shpenzimet e kompanisë mëmë ABS.

Faktet flasin vetë: AIBS ka qarkulluar 9.5 milionë euro të marra nga kompania ABS dhe ka dalë me fitim plot 8,5 milionë euro, thënë ndryshe me një normë fitimi mbi 80%, rast mbase ky unikal në botë për normën e fitimit të një kompanie, që ka të njëjtët punonjës me kompaninë mëmë", tha Këlliçi.

Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Belind Këlliçi:

Pak ditë më parë, ish nr.2 i Qeverisë Rama dhe bashkëpunëtori më i afërt politik i kryeministrit për një dekadë, ish zv. Kryeministri Arben Ahmetaj, tronditi opinionin publik me akuzat e rënda për organizatën kriminale, që drejton sipas tij Edi Rama. Nën thirrjen ‘ndiqni paranë’ Ahmetaj drejtoi akuza të forta ndaj Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt, duke folur për qindra milionë euro të grabitura në aferën e tunelit të Llogarasë, në institucionin e AKSH-it, në inceneratorin fantazmë të Tiranës, në konçensionet e shumta dhe lejet e ndërtimit në kryeqytet. Indicie të qarta për të arritur në rrënjët e asaj që e cilësoi si sindikatë të vërtetë krimi, që ka shkaktuar dëm miliarda eurosh në kurriz të shqiptarëve.

E megjithatë, përballë fakteve tronditëse për 4 ditë me radhë, mediat e vendit heshtën! Shumica e gazetarëve investigativë, përfshi të majmurit me fonde nga ambasadat për projekte e programe në ndihmë të transparencës dhe luftës kundër korrupsionit, heshtën, ose bënë gjykatësin moral të denoncuesit pa hulumtuar asnjë akuzë. Të vetmit që nuk heshtën, përkundrazi i hynë investigimit e kërkimit ishin opozitarët dhe rojtarët e interesit publik. Emisioni investigativ PLUG, në Syri TV, në kohë rekord, mori në analizë një nga akuzat e rënda të Arben Ahmetajt.

Sipas ish zv. Kryeministrit, kompania ABS e shtetasit Gerond Meçe, është një ‘prestanome’ e baxhanakut të Edi Ramës, Armand Frangut, e cila ka përfituar mbi 50 milionë euro tendera nga AKSH-i. Dhe për të justifikuar çmimet e tejfryra të këtyre tenderave korruptivë është hapur një tjetër kompani e quajtur AIBS. Emisioni investigativ PLUG faktoi këtë akuzë, duke vërtetuar me dokumente se shtetasi Gerond Meçe, dikur ortak në biznes i baxhanakut të Edi Ramës, gjatë kohës së pushtetit të këtij të fundit ka përfituar plot 54 milionë euro tendera. Pjesë nga paratë publike të këtyre tenderave me vlera marramendëse, tashmë faktuar nga PLUG, kalojnë në kompaninë SIRMA të Armand Frangut, baxhanakut të kryeministrit.

Një tjetër gjetje skandaloze nga kërkimi në kohë rekord i emisionit PLUG, ishte se Gerond Meçes, tenderat ia firmoste motra e gruas, drejtoreshë e sistemeve E-Gov në AKSH. E sikur të mos mjaftonte, në një akt skandaloz ajo jo vetëm që firmoste tenderat, por bënte edhe mbikëqyrjen e zbatimit të kontratës për kunatin e saj. Përsa i përket kompanisë tjetër të Gerond Meçes, AIBS, në vetëm 48 orë, emisioni PLUG faktoi se ajo ishte krijuar enkas për të fryrë shpenzimet e kompanisë mëmë ABS. Faktet flasin vetë: AIBS ka qarkulluar 9.5 milionë euro të marra nga kompania ABS dhe ka dalë me fitim plot 8,5 milionë euro, thënë ndryshe me një normë fitimi mbi 80%, rast mbase ky unikal në botë për normën e fitimit të një kompanie, që ka të njëjtët punonjës me kompaninë mëmë.

Një tjetër media, portali boldnews.al, kreu një investigim nisur nga akuzat e Arben Ahmetajt dhe arriti të faktonte lidhjen midis Armand Frangut, baxhanakut të Kryeministrit dhe Gerond Meçes në procedurat tenderuese të AKSH-it. Sipas këtij investigimi, AKSH-i shpallte termat e referencës së tenderit, ndërsa Armand Frangu me kompaninë e tij B360 ankimonte këto terma në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP). Ky ankimim më pas pranohej nga KPP, por çuditërisht Armand Frangu nuk hynte në garë, por hynin kompanitë tjera si FIRST, ABS, ITE, etj.

Për të gjitha këto gjetje dhe për të tjera që po mblidhen nga Grupi i Ekspertëve pranë PD-së, do të depozitohet një kallëzim penal i plotë pranë SPAK-ut. Meqë ky institucion ka plot 5 vite që nuk gjen dot atë çka gazetarët kurajozë dhe profesionistë gjetën në më pak se 72 orë, le të shërbejë ky kallëzim si ndihmë solidare nga media e lirë dhe opozita për ‘heronjtë’ e fëmijëve tanë.

Siç po e fakton koha, drejtësia e SOROS-it nuk ka si qëllim luftën kundër krimit të organizuar, kundërkorrupsionit galopant, kundër mungesës së ilaçeve në Onkologjik, kundër vjedhjes së bukës së gojës për dhjetra mijra pensionistë të cilët përjetojnë ferrin duke mos blerë dot as ilaçet, teksa Edi Rama i qesëndis nga Parku i Edenit, parajsa e tij kryeministrore, duke rrëkëllyer verë 33,000 euroshe.

Por për drejtësinë e re, siç po provohet dita-ditës, qëllimi është taksur qysh në krye: lufta kundër opozitës dhe mbajtja në pushtet e kësaj organizate kriminale drejtuar nga Edi Rama dhe oborrtarët e tij, Belinda Balluku, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu, e plot rilindas, G99ça, apo sorosistë të tjerë. Partia Demokratike e Shqipërisë, e ka mision ekzistencial betejën për rikthimin e drejtësisë së munguar, si shpagim për kurrizin e dërrmuar të shqiptarëve, për denigrimin dhe shpopullimin e Shqipërisë sonë.

Premtimi kryesor i një beteje që do ta çojmë deri në fund është, se kjo organizatë kriminale, e cila formalisht quhet ‘Rilindje’,  do të vihet para drejtësisë dhe se çdo shqiptar, i ri a i moshuar, do të mund të jetojë më dinjitet e nder në këtë vend të bekuar. Për këtë arsye sublime, ftojmë çdo shqiptar të lirë të këtij vendi, me çfarëdo bindje politike, t’i bashkohet protestës së opozitës dhe Partisë Demokratike, më datë 8 shkurt, ora 17:00, përballë Kryeministrisë, kësaj godine në të cilën Edi Rama ngre dolli me eksponentë të krimit të organizuar me Romanee Conti. Një tekë autokrati, që kushton sa 200 pensione mujore të njerëzve që ky narkolider u ka vjedhur mundin e nëpërkëmbur dinjitetin.

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë