POLITIKE

PD: KLSH kërkon largimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, pse nuk e dorëzon Manastirliu, Erzen Tolën?

M.B. Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2025, 10:48

PD: KLSH kërkon largimin e Sekretarit të Përgjithshëm

TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka dhënë sot një deklaratë për mediat ku tha se ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu  sapo mori detyrën me anë të Urdhrit Nr. 523, datë 15 shtator 2023, i delegoi Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola, kompetencat e saj. Vangjeli tha se Sekretari i Përgjithshëm, përveç të ardhurave nga paga, sigurohet të marrë edhe nja 10 mijë euro pagesa për honorare dhe pjesëmarrja në borde apo këshilla drejtues konkretisht nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Universiteti i Tiranës.

Sipas Vangjelit, gradimi në detyrë i sekretarit të përgjithshëm u krye edhe pas bëmave të këtij të fundit ku përmendim denoncimin lidhur me një universitet të pa akredituar, që si pasojë kishte lënë pa matrikulluar studentët pavarësisht se ata paguan 7 mijë Euro për vit akademik. Vangjeli thotë se përgjigja epike e Tolajt kur ai u pyet për këtë shqetësim ishte se mars nuk kishte mekanizma kontrolli, pasi ky rast kish të bënte me një marrëdhënie kontraktuale midis studentit dhe universitetit.

Ajo shton se së fundmi sipas mediave, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dhënë masën disiplinore largim nga shërbimi civil të Sekretarit të Përgjithshëm së MARS, Erzen Tola si pasojë e shkeljeve të rënda gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e tij. Zëdhënësja e PD-së thotë se Manastirliu refuzon të zbatojë sanksionet e vendosura nga (KLSH) .

"Ministrja që nuk dihet tamam çfarë pune bën meqenëse ka deleguar kompetencat nëpër vartësit e saj, edhe pse ndodhet në Shqipëri, dhe gëzon shëndet të plotë për të ushtruar detyrën e ngarkuar nga ligji dhe pranuar nga vetë ajo, nën shembullin e Edi Ramës, i ‘mban peng’ vartësit e kapur në shkelje për ti përdorur më pas si ‘mish për top’ në zbatimin e urdhrave antiligjorë e duke përjashtuar veten nga firma", tha Vangjeli.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

PD: KLSH kërkon largimin e Sekretarit të Përgjithshëm

Ogerta Manastirliu, ministrja e kallëzuar në Spak, e cila propozonte dhe kryeministri miratonte, blerjen e letrës higjienike me procedura të konsideruara si ‘sekret shtetëror’, sapo mori detyrën si Ministre Arsimi, me anë të Urdhrit Nr. 523, datë 15 shtator 2023, i delegoi Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola, kompetencat e saj.

PD: KLSH kërkon largimin e Sekretarit të Përgjithshëm
Nga ana tjetër, super Sekretari i Përgjithshëm, përveç të ardhurave nga paga, sigurohet të marrë edhe nja 10 mijë euro pagesa për honorare dhe pjesëmarrja në borde apo këshilla drejtues konkretisht nga:

-Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin,

-Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar,

-Ministria e Arsimit dhe Sportit,

-dhe Universiteti i Tiranës.

Gradimi në detyrë i super sekretarit të përgjithshëm u krye edhe pas bëmave të këtij të fundit ku përmendim:

-denoncimin e emisionit investigativ ‘Stop’ lidhur me një universitet të pa akredituar, që si pasojë kishte lënë pa matrikulluar studentët pavarësisht se ata paguan 7 mijë Euro për vit akademik.

Përgjigja epike e Tolajt kur ai u pyet për këtë shqetësim ishte se MARS nuk kishte mekanizma kontrolli, pasi ky rast kish të bënte me një marrëdhënie kontraktuale midis studentit dhe universitetit.

-denoncimin tjetër, nga presidenti i Federatës Shqiptare të ‘Kick & Thai Boxing’ për mbivendosjen e një tjetër federate në aktivitetet e saj (Federatës Shqiptare e ‘Kick Boxing), duke akuzuar drejtpërdrejt Ministrinë e Arsimit dhe Sportit (MAS) dhe denoncuar Erzen Tolën si përgjegjësin kryesor të këtij grupi korruptiv dhe të strukturuar në MARS.

Gjithashtu, dëshmia në prokurori e drejtorit të projekteve i cili deklaroi se ka marrë porosi me e-mail nga Sekretari i Përgjithshëm, Erzen Tola, ku i kërkohej që ‘të vlerësohet me prioritet’ zbatimi i porosisë së të vetëprezantuarës si ‘mbesa e Edi Ramës’, duke tërhequr nga hunda me një email gjithë sistemin arsimor.

Së fundmi sipas mediave, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka dhënë masën disiplinore largim nga shërbimi civil të Sekretarit të Përgjithshëm së MARS, Erzen Tola si pasojë e shkeljeve të rënda gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e tij.

Mirëpo ministrja e kallëzuar në SPAK, refuzon të zbatojë sanksionet e vendosura nga (KLSH) .

Natyrshëm lind pyetja …përse refuzon?

Natyrshëm vjen dhe përgjigja…

Ministrja që nuk dihet tamam çfarë pune bën meqenëse ka deleguar kompetencat nëpër vartësit e saj, edhe pse ndodhet në Shqipëri, dhe gëzon shëndet të plotë për të ushtruar detyrën e ngarkuar nga ligji dhe pranuar nga vetë ajo, nën shembullin e Edi Ramës, i ‘mban peng’ vartësit e kapur në shkelje për ti përdorur më pas si ‘mish për top’ në zbatimin e urdhrave antiligjorë e duke përjashtuar veten nga firma.

 

PD: KLSH kërkon largimin e Sekretarit të Përgjithshëm

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë