POLITIKE

KQZ i hoqi mandatin Belerit/ "Lexoni Kushtetutën", Manjani: Kryetarin e zgjedhur të bashkisë e shkarkon vetëm Këshilli i Ministrave, jo Agaçi por Rama

r.ll Përditësimi i fundit 7 Korrik 2024, 12:54
KQZ i hoqi mandatin Belerit/ "Lexoni Kushtetutën", Manjani:
fredi beleri

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sot lidhur me vendimin e dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit. 

Në një postim në Facebook, Manjani ka publikuar dy paragrafe nga neni 115 i Kushtetutës dhe neni 62 i Ligjit për Qeverisjen Vendore, të cilat thonë se kryetarin e zgjedhur të bashkisë e shkarkon vetëm Këshilli i Ministrave.

"Pra, jo KQZ por Qeveria. Kur themi qeveria jo Engjell Agaci por Edi Rama dhe mbledhja e Këshillit të Ministrave. Edi Rama mund të mos dojë të ketë firmën e Tij tek ky pisllëk që ka gatuar prej në viti, por Kushtetuta ja lë Atij këtë barrë, jo Engjellit. Aq më pak Celibashit.", shkruan Manjani. 

POSTIMI I MANJANIT: 

Që ti vëmë kapak çështjes së shkarkimit të Fredi Belerit, tashmë jo thjesht për orarin e gabuar të vendimit, por për thelbin e çështjes.

Neni 115 i Kushtetutës së Republikës, (përfshi edhe republikën e Bajramit dhe të Edit);

Neni 62 i Ligjit për Qeverisjen Vendore;

SHPREHIMISHT parashikojnë se kryetarin e zgjedhur të bashkisë e shkarkon vetëm Këshilli i Ministrave.

Pra, jo KQZ por Qeveria. Kur themi qeveria jo Engjell Agaci por Edi Rama dhe mbledhja e Këshillit të Ministrave.

Edi Rama mund të mos dojë të ketë firmën e Tij tek ky pisllëk që ka gatuar prej në viti, por Kushtetuta ja lë Atij këtë barrë, jo Engjellit. Aq më pak Celibashit.

Fredi Beleri nuk kishte problem zgjedhshmërie, por mosushtrimi mandati. Ai u zgjodh kryetar dhe, me vendim të KQZ pasuar nga Gjykata e Vlorës, u konfirmua zgjedhja e tij si kryetar i Bashkisë.

Nuk e lanë të ushtrojë mandatin, e dënuan dhe pas vendimit të dënimit, ligjërisht duhet ta shkarkojë Qeveria, jo KQZ-ja.
Dëgjon apo jo, o Bajram?!

Lexoni Kushtetutën, o ju që jeni betuar se do jepni jetën për të!!!

KQZ vendosi më5 korrik të shpallë të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.  Ky i fundit la ambientetet e burgut dhe ishte gjithashtu i pranishëm në seancë. Beleri tha në nisje të fjalë së tij se mungon baza ligjore në KQZ për shqyrtimin e mandatit, ku shtoi se "dikush do të nxjerrë gështenja nga zjarri me duart e KQZ-së."

Ai u shpreh se ashtu siç erdhi për këtë seancë mund të ishte lejuar edhe për kryerjen e betimit të tij si kryebashkiak në Himarë.  Beleri tha se fillimisht duhet lejuar të betohet dhe më pas kryeministri Edi Rama ta shkarkojë nga detyra si kryebashkiak. Celibashi para shpalljes së vendimit tha se vendimi i KQZ nuk u nxit sipas tij nga askush përveçse nga ligji dhe Kushtetuta.  Ai tha po ashtu se ishte në kompetencën e plotë dhe të rregullt shqyrtimi i mandatit të Belerit.  

Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit "Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 Majit u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. Më vonë ai u dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Aktualisht Fredi Beleri është zgjedhur eurodeputet i partisë Demokracia e Re e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis.

fredi beleri ylli manjani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë