Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar qytetarët shqiptarë që të bashkohen në protestën e 11 korrikut ora 20:00. Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha ka theksuar se do të jetë protesta më të madhe e më të fuqishme që ka njohur historia e Shqipërisë.
"Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të kauzës së drejtë të dinjitetit, të fitores së forcave opozitare. Të dashur miq, në emër tuaj dua të ftoj sonte mbarë qytetarët e Shqipërisë, por edhe shqiptarët kudo që janë të bashkohemi me 11 korrik në protestën më të fuqishme që ka njohur historia e këtij vendi. Të bashkohemi në mosbindjen civile, në protestën tonë kundër një regjimi. Kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij, që po përvetëson, po vjedh ditën dhe natën, në çdo orë dhe në çdo kohë, fondet publike dhe pasuritë publike të shqiptarëve. Po i shndërron ato në pasuri private.
Po i shndërron ato në vila, pallate, kulla, hotele në të katër anët e Shqipërisë. Po i fsheh ato në llogaritë bankare offshore dhe shqiptarët po varfërohen dhe mjerohen çdo ditë në vendin e tyre. Ftoj shqiptarët me 11 korrik të bashkohemi kundër këtij regjimi që ka shndërruar pasuritë përrallore të Shqipërisë në një mallkim për shqiptarët. Kundër këtij regjimi që potencialin e jashtëzakonshëm turistik e ka shndërruar në një potencial për të ushqyer qeveritarët, klanet e drogës, klanet e krimit. Ftoj shqiptarët të mos harrojnë dhe të protestojnë më 11 korrik sepse në Shqipëri si në asnjë vend tjetër të planetit, qytetarët paguajnë 130 milionë euro për djegësin e Tiranës. Ato para zhduken dhe djegësi nuk ka as nam as nishan. Ato para vidhen nga Edi Rama, Erion Veliaj, suita e tyre dhe këtë vjedhje shekulli e amniston Altin Zamani, ky mercenar në krye të grupit të strukturuar kriminal Skrapi i partisë," tha Berisha.
Artikuj te sugjeruar
I.A
POLITIKE
6 Korrik20:25
Arrestimi i Beqajt, Bardhi: U ndal për vjedhjen e parave të taksapaguesve evropianë, pres zhvillime për koncensionet e tjera në shëndetësi
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka folur në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Sh&e...
I.A
POLITIKE
6 Korrik18:39
Abuzimet me fondet e BE, GJKKO lë në burg ish ministrin Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulajn
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg për ish-ministrin e Shëndetësis&...
I.A
POLITIKE
6 Korrik18:09
VIDEO/ E quajti “gore”, Bardhi flet për debatin e ashpër me Erion Braçen: Po kërkoja llogari, nuk e kisha synim atë
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur për përplasjen nga foltorja e Parlamentit me deputetin socialist Erjon Br...
I.A
POLITIKE
6 Korrik15:59
Seanca për vlerësimin e masës/ Beqaj: Me të ardhurat që kam mund të përballoj disa makina, por s'kam patentë
Ilir Beqaj
TIRANË- Seanca ndaj ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj të akuzuar për abuzim dhe vjedhje me fondet...
I.A
POLITIKE
6 Korrik15:41
Ndërpritet për 30 minuta seanca në GJKKO/ Ish-ministri Ilir Beqaj kërkon të lirohet me 50 mijë euro garanci
Ilir Beqaj
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-Ministrit Ilir Beqaj për vlerësim të masës së sigurisë është...
I.A
POLITIKE
6 Korrik15:07
Dekretimi i zgjedhjeve të reja në Himarë/ Federata e Partive Opozitare: Po kërcënohet rendi kushtetues
Federata e Partive Opozitare
TIRANË- Federata e Partive Opozitare e konsideron të kërcënuar rendin kushtetues me aktin e djeshëm t...
M.B.
POLITIKE
6 Korrik12:51
Dekretimi i zgjedhjeve të reja për Himarën, Kaso: Në shkelje të ligjit, dëshmon përsëri se Beleri ishte një i burgosur politik i Ramës
Ivi Kaso
TIRANA- Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka dalë sot në një deklarat&eum...
E.D
POLITIKE
6 Korrik12:16
Korrupsioni/ Tabaku: Nuk luftohet me ata që kanë qenë të përfshirë në afera korruptive
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka deklaruar se korrupsioni nuk luftohet me ata që kanë qenë të për...
M.B.
POLITIKE
6 Korrik11:47
“Do të bëhen gradaçela”, Muçollari: Dhënia e godinave shtetërore, një aferë e re, ja si përcaktohen fituesit
Grigels Muçollari
TIRANA- Anëtari ikryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka dalë sot në nj&e...