POLITIKE

Xhixho: Vendim i gjykatës ishte absurd, Meta mbahet në izolim politik ekstrem të urdhëruar nga Rama

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Janar 2026, 15:28

Xhixho: Vendim i gjykatës ishte absurd, Meta mbahet në izolim politik

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë, duke e lënë atë në paraburgim.

Pas këtij vendimi, ka reaguar nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cila në një intervistë në 'Edicionin e lajmeve', në SYRI TV, e ka cilësuar të gjithë procesin si politik dhe "në kufijtë e absurdit ligjor".

Sipas deputetes Xhixho, rasti i Ilir Metës nuk përbën më asnjë surprizë, por është dëshmi e një procesi të urdhëruar politikisht. Ajo e cilësoi arrestimin e tij si një "rrëmbim kriminal" që ka nisur me shkelje procedurale që në krye të herës.

Nënkryetarja e PL hodhi akuza direkte ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se "rrëmbimi i tij ka qenë nën urdhrin e Edi Ramës". Më tej, ajo argumentoi se nuk ka asnjë arsye ligjore për mbajtjen e Metës në paraburgim, pasi të gjitha hetimet ndaj tij kanë përfunduar. Sipas saj, akuzat bazohen në çështje të vjetra, të gjykuara e rigjykuara prej 15 vitesh, si ajo e ÇEZ-DIA, dhe për këtë arsye nuk ekziston rreziku që ai të prishë prova apo të intimidojë dëshmitarë.

Erisa Xhixho e përshkroi situatën e kreut të Partisë së Lirisë si një "izolim politik ekstrem". Ajo bëri të ditur se atij i lejohen vetëm katër takime me familjarët dhe i mohohen takimet me deputetë apo eurodeputetë, si dhe komunikimi me mediat. Ajo zbuloi se ndërsa SPAK nuk ka shprehur pengesë për takimin e deputetëve me Metën, është Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ajo që e bllokon këtë të drejtë. Duke theksuar se në paraburgim duhet të mbizotërojë prezumimi i pafajësisë, Xhixho e quajti vendimin e fundit të gjykatës absurd.

Erisa Xhixho:Tani këtu nuk ka më asnjë surprizë. Është një, padjetër një proces jo vetëm politik, po në kufijtë e absurdit ligjor. Për sa kohë kujtojmë faktin që shkeljet kanë filluar që në krye të herës, që në momentin e rrëmbimit kriminal të presidentit të Partisë së Lirisë, i cili jo vetëm që ka qenë gjithmonë bashkëpunues me drejtësinë, duke u paraqitur sa herë është thirrur, por është rrëmbyer dhe sipas edhe vendimit të gjykatës tashmë, mbi tre orë ai nuk ka pasur jo vetëm asnjë vendim gjykate, ndërkohë që është detyrim që vendimi të paraqitet që në momentin e paraqitjes së arrestit apo kërkesës për arrest.

Mos flasim për mënyrën se si u arrestua, me persona të paidentifikuar, nuk i është lejuar komunikimi me avokatin, nuk janë komunikuar asnjë nga të drejtat e tij dhe këto tashmë janë të faktuara në dy raportet e Avokatit të Popullit, i cili ka në gjetjet e tij ka relatuar të gjitha shkeljet procedurale në momentin e arrestimit apo të rrëmbimit kriminal të presidentit të zotit Meta dhe vazhdojmë me një proces që absolutisht nuk ka lidhje me shtetin ligjor. Absolutisht që rrëmbimi i tij, jemi tashmë të gjithë qartë që ka qenë nën urdhrin e Edi Ramës, sepse aty nuk ishin punë as forcat operacionale dhe asnjë zyrtar i BKH-së. Vazhdojmë me një proces ku janë mbyllur, siç e thatë dhe ju, të gjitha hetimet sot që flasim për zotin Meta.

Janë për vepra penale këtu e 15 vite, për çështje të gjykuara, të rigjykuara si ajo e ÇEZ-Dias e tjerë me radhë, që dolën në një bllof nga gjithë procesi. Dhe nga ana tjetër, jo vetëm që nuk mund të intimidojë dëshmitarë, jo vetëm që nuk mund të prishi prova, por jemi në një seancë paraprake ku praktikisht është absolutisht një pyetje që çdo qytetar do të bënte që në krye të herës, po sidomos tani në këtë moment, që për çfarë arsye mbahet Ilir Meta në një izolim politik, në një izolim ekstrem, sepse takimet janë vetëm katër që i mundësohen zotit Meta me familjarët, nuk i mundësohen takime me deputetë, me eurodeputetë. Gjithashtu, nuk i mundësohet komunikimi me mediat.

Padyshim që ky është një urdhër politik. Ky është një represion, sepse që nga shou që u bë me arrestimin, mesazhi ishte shumë i qartë para fushatës.

Është një urdhër që jepet, sepse në qoftë se mua si deputete bëj kërkesë për takim, unë edhe zoti Vasili dhe deputetë të tjerë që kemi bërë në atë kohë kërkesë për takim dhe nga SPAK-u më vjen njoftimi që nuk ka asnjë pengesë, sepse duke zotëruar statusin e deputetit ne mund të aksesojmë këto ambiente, Drejtoria e Burgjeve nuk lejon që zoti Meta të takohet me ne dhe me asnjë drejtues.

SPAK-u thotë që nuk kemi asnjë kompetencë sepse është e përcaktuar në ligj që deputeti në bazë të ligjit për statusin e deputetit mund të aksesojë çdo lloj institucioni dhe në Komitetin e Helsinkit ku unë kam çuar kërkesë, më është sqaruar mjaft qartë që vizita në paraburgim parasheh dhe faktin e takimit me të paraburgosurin. Dhe kemi parasysh që në paraburgim është prezumimi i pafajësisë, i cili do të duhet të predominojë. Pra dhe avokati i popullit në arsyetimet e tij thotë fare qartë që minimumi i takimeve është katër, sepse absolutisht duhet të ketë një liri shumë më të madhe personat që janë në paraburgim. Dhe vijmë me një vendim sot të gjykatës, absurd në këndvështrimin tim.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?