POLITIKE

"Krijoni ekipet"/ Berisha takim me kandidatët për deputetë në Tiranë: Leva e Arkimedit është takimi me qytetarët! Një e treta e atyre që takohen, mund të ndryshojnë mendimin

r.ll Përditësimi i fundit 1 Prill 2025, 22:58
"Krijoni ekipet"/ Berisha takim me kandidatët për
takimi ]

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon takim me kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës. Berisha tha se ky është ekipi më i shkëlqyer dhe më i mirë që Partia Demokratike ka paraqitur para qytetarëve të Tiranës.

Ai u shpreh se premtimet dhe programet e koalicionit "PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore" janë 100 përqind të realizueshme. Duke iu drejtuar kandidatëve, Berisha tha se puna e tyre duhet të përqendrohet në takimin me qytetarët. 

Sipas tij, edhe presidenti amerikan Donald pati si Levë Arkimedi në këtë fushatë, takimin e përfaqësuesve të tij me qytetarët. Ai shtiu se mënyrat e këtyre takimeve mund të jenë nga më të ndryshmet, duke nisur nga shpërndarja e fletëpalosjeve deri të bisedat qoftë edhe në kafene. Duke qenë se qarku i Tiranës ka një numër të lartë banorësh, Berisha tha se kandidatët duhet të krijojnë ekipe për tu takuar me qytetarët. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Ju përgëzoj për punën dhe përkushtimin që po tregoni në këtë fushatë të një rëndësie të jashtëzakonshme për Tiranën, për Shqipërinë. Ju përgëzoj se qytetarët e Tiranës, nga të gjitha informacionet që marr, kanë pritur dhe ju presin me kënaqësi në të gjitha paraqitjet dhe takimet tuaja. Në fakt, Tirana nuk ka pasur kurrë një ekip si ky. Të jemi realistë, në kujtesën dhe memorien time, ju në distancë jeni ekipi më i shkëlqyer, më i mirë që PD ka paraqitur para qytetarëve të Tiranës. Njerëz të suksesit, njerëz të aftësive, por dhe intelektualë, ekspertë, specialistë, demokratë të përkushtuar. Kështu që unë kam falënderim shumë të përzemërt dhe mirënjohje për startin tuaj. Ky është një ligj elektoral në llojin e tij ndoshta unik, i diktuar tërësisht nga përpjekjet e Edi Ramës për të asgjësuar partitë e vogla, për të injoruar vullnetin e zgjedhësve në një mënyrë ose në një tjetër, por mendoj se me listën e paraqitur, ne kemi krijuar një epërsi të madhe. Epërsi të gjithanshme!

Duke theksuar këtë, tani dëshiroj të ndalem në disa probleme që ne duhet të adresojmë në kushtet e kësaj fushate.
Në kushtet e kësaj fushate, ne do përcaktojmë mjetin kryesor për të fituar mendjen dhe zemrën e qytetarëve të Tiranës me programin që kemi. Dhe ju garantoj se ky program është 100 përqind i realizueshëm, madje duhet t’u them ju këtu, në disa çështje të revolucionit fiskal janë mbajtur edhe ndonjë rezervë për një etapë pas instalimit të paketës së parë. Pra, ne i kemi 100 përqind të realizueshme premtimet tona. Dhe këto janë premtime që bëjnë ndryshim shumë të madh. Nuk është vetëm paketa e dhembshurisë që i nxjerr shqiptarët nga spektri i varfërisë ekstreme. Ka dy lloje varfërish, ka varfëri ekstreme dhe varfëri. Varfëria, e vlerësuar sipas treguesve të vendit, nuk zhduket, nuk është e zhdukur kudo edhe në vendet më të pasura.

Varfëria ekstreme nuk ekziston sepse çdo vend demokratik shpërndan në mënyrë të atillë që ajo të mos ekzistojë. Ne në vitin 2013 e afruam në 15 mijë familje dhe ato do dilnin jashtë saj sapo i regjistruam dhe i dixhitalizuam. Do u jepnim shumën që meritonin dhe të mos ishin në varfëri ekstreme. Sot ai numër është tre katërfishuar. Nuk janë pak, janë shumë.
Plus pensionistët që nuk kanë ndihma të tjera, për shkak të mbetjes së pensioneve në shifra... imagjinoni ju, Mali i Zi në vitin 2003 e kishte pensionin më të ulët se ne, sot e ka trefishin tonë, 450 euro pensionin mesatar. Por përveç kësaj pakete, janë rrogat minimale që vendosen 500 euro, rroga mesatare 1200 euro dhe ulja e tatimit mbi të ardhurat në 10, është dhe kjo një rritje reale e rrogës për të gjithë rrogëtarët. Programi ynë për biznesin është programi më i mirë që kemi paraqitur ndonjëherë para shqiptarëve. Tirana është shumë interesant, në 30 vite mund të jetë qyteti i vetëm që nuk krijoi dot një pol industrial. E ndoqi një fatkeqësi këtë qytet.

Në filozofinë e tyre, Edi Rama dhe socialistët kishin një qëndrim jomiqësor ndaj investimeve të huaja. Në qoftë se vendet e tjera ndërtuan rreth kryeqyteteve zona të lira dhe i shndërruan ato në zona të lira, më shumë ka Kamza se Tirana investime në industri. Po, atje ka disa gjëra serioze fare. Pra, gjithçka duhet të bëjmë, takimin me qytetarin. Donald Trump pati si Levë Arkimedi në këtë fushatë, takimin me qytetarin. Takimin e përfaqësuesve të tij me qytetarin. Dhe ata konstatuan për herë të parë, një shifër që nuk është dhënë më përpara, mundësinë e ndryshimit të mendimit të një të tretës së atyre që takohen. Shifër shumë e lartë kjo që duhet vlerësuar në shkallë maksimale. Por, problemi është si duhet ta zbërthejmë takimin ne?
Takimin sigurisht që ju 8 deri në 12 orë në ditë duhet të jeni në takime. Por këto nuk mjaftojnë. Duhet përfaqësuesit tuaj, jo një, por mundësisht tetë, dhjetë të takojnë njëlloj si ju në mënyrë të pavarur nga ju.

Të shkojnë derë në derë, të dorëzojnë fletëpalosjet. Po t’u thonë edhe dy fjalë. Dikush në tavolinë të kafenesë mund të thotë, të lutem shumë, nuk kam prirje për të të dëgjuar. Nuk ka gjë, shkon tek tjetri. Por krijimi nga ju i ekipeve me preferencë një i ri ose dy të rinj, ose një i ri dhe një i rritur, është emergjencë, është e domosdoshme. Sado që të bëni vetë, Tirana është një oqean, nuk dominohet. E kuptoj atë përkushtimin tuaj, por prapë... lagjet janë, po marr Kombinatin, 72 mijë banorë. Mund të kenë lagje që kanë edhe më shumë. Ndaj duhet të bëni çdo gjë që të krijoni këto ekipe. Të komunikoni, të regjistrojnë ama. Sot këto takova në këtë rrugicë, në këtë numër apartamentesh hyra, që të bëjmë një bilanc pune çdo natë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë