POLITIKE

“Kryediplomati ofendoi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”, Opozita kërkon seancë urgjente me ministrin Ferit Hoxha në Komisionin e Jashtëm

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Prill 2026, 17:44
“Kryediplomati ofendoi shqiptarët e Maqedonisë së

Anëtarët e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë kërkuar paraqitjen urgjente të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, për të dhënë shpjegime për dy incidente të rënda diplomatike.

Deputetët demokratë në kërkesë evidentojnë një komunikim me diplomatë të Republikës së Shqipërisë, ku ministri Hoxha ka udhëzuar që znj. Donika Gervalla (Ministre e Drejtësisë dhe ish-ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës) t’i pamundësohet çdo komunikim dhe vizitë me ministra të tjerë të Republikës së Shqipërisë. Rasti i dytë është ai i fyerjes që Ministri i Jashtëm u bëri shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike


 Nr. ______ Prot.                                                                               Tiranë, më____.____.2026

 Lënda:                       Kërkesë për paraqitjen urgjente të Ministrit të Europës dhe Punëve të Jashtme, z. Ferit Hoxha.


Drejtuar:                   Z. IGLI HASANI

Kryetar i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme

I nderuar Zoti Kryetar,

Ne një grup deputetësh, anëtarë të Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, kërkojmë paraqitjen urgjente të Ministrit të Europës dhe Punëve të Jashtme, z. Ferit Hoxha përpara këtij Komisioni, bazuar në detyrimin kushtetues dhe ligjor të Kuvendit për kontrollin e veprimtarisë së pushtetit ekzekutiv.

Bazuar në informacione të publikuara në media Ministri Hoxha ka shkaktuar, në mënyrë të përsëritur, dy incidente diplomatike të rënda që kërkojnë reagimin e menjëhershëm të këtij komisioni.

Incidenti i pare:

Në një komunikim me diplomatë të Republikës së Shqipërisë, ministri Hoxha ka udhëzuar që znj. Donika Gërvalla (Ministre e Drejtësisë, dhe ish-Ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës), t’i pamundësohet çdo komunikim dhe vizitë me ministra të tjerë të Republikës së Shqipërisë.

Një qëndrim i tillë përbën një akt të paprecedentë, cenim të drejtpërdrejtë të frymës së bashkëpunimit ndërshqiptar, dhe dëmtim të marrëdhënieve ndërshtetërore Shqipëri-Kosovë, që i shërben vetëm kundërshtarëve të interesave tona kombëtare në rajon dhe në arenën ndërkombëtare.

Askush nuk e ka mohuar publikisht këtë fakt. Heshtja e ministrit përballë këtyre njoftimeve e bën atë përgjegjës për pasojat diplomatike, aq më keq kur këto qendrime Ministri ia transmeton drejtpërdrejt trupës sonë diplomatike, e cila vendoset nën presion politik për të vepruar në shkelje të betimit të diplomatit.

Incidenti i dytë:

Rreth tre ditë më parë, në një grup komunikimi me ambasadorët shqiptarë, ministri Hoxha ka përdorur shprehjen “idiotë” si një cilësim fyes për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Një gjuhë e tillë, e përdorur nga kreu i diplomacisë shqiptare për bashkëkombësit tanë në Maqedoninë e Veriut, është thellësisht fyese, në kundërshtim me çdo standard të komunikimit diplomatik, dhe dëshmon paaftësi të theksuar për të përfaqësuar interesat e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve atje, si dhe dëmton besimin që duhet të ketë trupa diplomatike shqiptare tek drejtuesi i tyre.

Ministri i Punëve të Jashtme, në çdo vend evropian (mjedis që z. Hoxha e njeh shumë mirë prej vitesh) do të ishte tërhequr menjëherë nga detyra pas dy incidenteve të njëpasnjëshme diplomatike të këtij niveli. Jo sepse nuk do të kishte mbështetje politike, por sepse dëmi i shkaktuar marrëdhënieve ndërshtetërore dhe interesit kombëtar do ta bënte të pamundur vijimin e mandatit të tij.

Përkundër pritmërive që ministri Hoxha të sillte një standard tjetër komunikimi dhe një kulturë tjetër profesionale, në vend të ndërtimit të urave, ai ka shkaktuar fraktura diplomatike qoftë me institucionet e Kosovës dhe me vetë ministren Gërvalla, qoftë me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesit e tyre politikë.

Helmimi i marrëdhënieve, veçanërisht në formën e udhëzimeve dhe qëndrimeve të shprehura para trupës diplomatike shqiptare, nuk mund të tolerohet. Është në kundërshtim të hapur me interesin shtetëror dhe kombëtar shqiptar.

Në mbështetje të këtyre fakteve të lartpërmendura, ne kërkojmë nga Komisioni Parlamentar për Europën dhe Politikën e Jashtme:

Thirrjen e menjëhershme të ministrit Ferit Hoxha përpara komisionit, për të dhënë llogari për këto dy incidente.
Kërkimin e një apologiie publike nga ministri:
Drejtuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për cilësimin fyes “idiotë”.
Drejtuar ministres Donika Gërvalla dhe institucioneve të Kosovës për qëndrimin fyese dhe kufizues.
Kërkesën për dorëheqjeje të ministrit Hoxha, duke qenë se dëmi diplomatik i shkaktuar e bën të pamundur vijimin me besueshmëri të funksionit të tij.
Raportimin e konkluzioneve të kësaj procedure para Kuvendit, përfshirë vlerësimin nëse veprimet e ministrit përbëjnë shkelje të detyrës.
Nuk ka interes më të lartë kombëtar se ruajtja e marrëdhënieve strategjike me Kosovën dhe mbrojtja e të drejtave dhe dinjitetit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ministri Hoxha, me fjalët dhe udhëzimet e tij, ka punuar kundër këtyre interesave. Ai nuk mund të vijojë më në këtë detyrë.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.

 D E P U T E T Ë T

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë