POLITIKE

Kryeministri më jetëgjatë me ministrat e Financave më jetëshkurtër

n.f Përditësimi i fundit 30 Korrik 2024, 08:02
Kryeministri më jetëgjatë me ministrat e Financave më
Rama

TIRANË- Ndryshimet e fundit në qeverinë “Rama 3” prekën përsëri një ndër ministritë që duhet të jetë ndër më të rëndësishmet në çdo qeveri, Ministrinë e Financave. Rëndësia e kësaj ministrie në imponimin e disiplinës buxhetore dhe në përmirësimin e performancës së të ardhurave dhe shpenzimeve publike është e pamohueshme.

“Monitor” përllogariti treguesin e qëndrimit në detyrë dhe të qarkullimit të Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, dhe të ministrit që ka mbajtur detyrën e Financave, Ekonomisë, apo të bashkuar ekonomi dhe financave. Në mënyrë të vazhdueshme vërehet që pa argumente apo rezultate të dukshme këto dy fusha janë “martuar” e “divorcuar” disa herë gjatë të tri qeverive Rama.

Duke supozuar se kjo qeveri e përmbyll mandatin në prill të vitit 2025, pa ndonjë ndryshim tjetër, ajo që rezulton është që nëse kryeministri ka mbetur në të njëjtin pozicion për 12 vite rresht, ministri ka qëndruar mesatarisht 1.3 vite (pra më pak se gjysma e një mandati qeveritar).

Nuk e dimë nëse kjo jetëshkurtësi e ministrit (rreth 9 herë më jetëshkurtër se kryeministri) lidhet me paaftësinë e ministrave të zgjedhur, apo me probleme të korrupsionit, apo me arsye krejt të tjera, që i di kryeministri.

Ajo që dimë është se nga 9 ministra që janë emëruar, të paktën tre prej tyre janë parë në dyert e SPAK, Shkëlqim Cani, Anila Denaj dhe Arben Ahmetaj, ky i fundit në arrati. Aq “mërzi” duket kanë shkaktuar këta ministra, saqë në mandatin e tretë ata kanë edhe normën më të lartë të qarkullimit në raport me dy mandatet paraardhëse.

Ministri më i fundit, Ervin Mete, e lë detyrën në një moment të vështirë për Ministrinë e Financave pas rrëzimit që pësoi ligji për tatimin mbi profesionet e lira në Gjykatën Kushtetuese, në mes të një debati mbi pagesat e koncesioneve dhe pasi më parë i ishin hequr kompetencat në fushën e ekonomisë.

Pa harruar konfliktin më të fundit në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit, mbi gjetjet dhe rekomandimet e KLSH në lidhje me buxhetin. Gjithsesi Mete ishte një “dorë e fortë” kundër koncesioneve. Një nga gjërat e para të bëra me të ardhur në detyrë në 14 shtator 2023, ishte anulimi i procedurave për dhënien me koncesion të infrastrukturës së çelësave publikë, PKI, një koncesion që parashikohej të sillte kosto të mëdha financiare te bizneset dhe qytetarët, për një shërbim që aktualisht kryhet nga AKSHI.

Pak përpara se Kryeministri të njoftonte largimin e tij si ministër Financash, Ervin Mete mbylli dy koncesione të Financave, atë të pullave fiskale dhe koncesionin e markimit të karburanteve, të cilat ishin shtyrë edhe për një vit nga paraardhësi, pavarësisht përfundimit të afateve ligjore. Po gjatë periudhës së Metes, agjencitë vlerësuese rishikuan për herë të parë në rritje perspektivën e Shqipërisë.

Ecuri pozitive kishin dhe të ardhurat buxhetore, që në pjesën e parë të vitit u rritën me 7.1% si dhe tendenca e uljes së borxhit publik. Në fund të tremujorit të dytë 2024 borxhi publik, sipas të dhënave zyrtare zbriti në 55.7% të PPB-së, niveli më i ulët që nga viti 2008, pasi viti 2023 u mbyll në nivelin 58.9% të PPB-së.

Të shohim nëse në muajt e mbetur do të arrihet të korrektohet diçka në këtë ministri për hir të nevojës që ka vendi të ngrejë disiplinën buxhetore dhe të mirëpërdorë të ardhurat publike, sepse të kërkohet strategji për modele ekonomike të qëndrueshme është luks me ministra Financash që shkojnë e vijnë.

Ndryshimet e shpeshta në qeveri

Në rastin e Shqipërisë pas viteve ’90, vendi ka ndjekur pak a shumë një cikël të rregullt ndryshimi qeverish. Në periudhën 1991-2023, normalisht vendi duhet të kish mbajtur 8 zgjedhje për qeverinë qendrore, por ka mbajtur 9 të tilla. Vetëm në dy raste ka pasur zgjedhje të parakohshme, në vitin ’92 dhe në vitin ’97.

Pas ’97-s madje u duk sikur u vendos edhe tradita 8-vjeçare e rrotacionit të pushtetit ndërmjet dy partive më të mëdha të vendit. Me kalimin e viteve, stabiliteti në dukje i ndryshimit të pushtetit nuk ka prodhuar stabilitet në përbërjet e qeverive dhe madje është rritur intensiteti i ndryshimit. Këtë na e përforcuan ndryshimet më të fundit të ndodhura në qeverinë e formuar pas zgjedhjeve të prillit 2021.

Për herë të parë kemi për të tretin mandat qeverisës të njëjtën forcë politike dhe madje, qeverisja (përveç mandatit të parë, 2013-2017) është ushtruar jo në koalicion me forca të tjera qeveritare. Por çuditërisht nuk është prodhuar qëndrueshmëri, si në strukturat e ministrive, ashtu edhe në titullarët e tyre.

Duke iu referuar veçanërisht grupit të ministrive që mbulojnë më afër sektorët e ekonomisë si: Ministria e Financave, Ekonomisë, Bujqësisë, Turizmit, Industrisë, Transportit, Energjetikës apo Sipërmarrjes, vërehet që nëse qeveria për 10 vjet ka pasur të njëjtin kryeministër, ministrat në këto ministri të rëndësishme janë lënë në detyrë mesatarisht për dy vjet, ose sa gjysma e një mandati qeverisës.

Hyrje-daljet, rrotullimet dhe qarkullimet e ministrave dhe, sikurse është stili në qeveritë shqiptare, edhe i një pjese të administratës së ministrive, ku përfshihen sekretarët e përgjithshëm, zëvendësministrat, drejtorë drejtorish etj., qartësisht përbëjnë një tjetër faktor ndikues në paqëndrueshmërinë afatgjatë të ekonomisë së vendit, në moszbatimin në vijimësi të strategjive e programeve zhvilluese dhe në shndërrimin e ministrave në individë, që nuk krijojnë dot figurë profesionale dhe drejtuesi, por vetëm figura shërbimi, e që tani së fundi kanë filluar të trajtohen edhe si element skedash bastesh, se cili do të përfundojë në rrjetën e drejtësisë.

Nëse rrotacionet e qeverive, apo edhe të titullarëve të institucioneve janë të dobishme, sepse pritet të sjellin një qasje, frymë e këndvështrim të ri, që ndikojnë pozitivisht për zhvillim të mëtejshëm, po kaq e rëndësishme është që rrotacioni të ketë një cikël të vet, i cili i lejon hapësirë kohore të mjaftueshme zbatimit të strategjive dhe planeve. Nuk është e rastësishme që praktika në botë orientohet drejt cikleve zgjedhore 4-5-vjeçare.

Këto cikle përfaqësojnë periudha kohe të mjaftueshme për të ndjekur disa drejtime zhvillimi dhe për të parë disa rezultate të tyre. Ciklet më të shkurtra shtojnë pasigurinë dhe dëmtojnë vizionin afatgjatë. Ciklet shumë më të gjata krijojnë fenomenin e dembelizmit dhe kalbëzimit./ Monitor

edi rama ndryshime ne qeveri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë