POLITIKE

Investigimi i Piranjave/ Skandali me gripin e shpendëve, PD: Ministrja as nuk është dorëhequr dhe as marrë nën hetim

M.B. Përditësimi i fundit 6 Prill 2025, 14:34

Investigimi i Piranjave/ Skandali me gripin e shpendëve, PD: Ministrja as

TIRANA- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Grigels Muçollari ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia blu ku foli për skandalin me mishin e pulës me salmonelë dhe atë të gripit të shpendëve. Muçollari tha se ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ende nuk ka dhënë dorëheqjen dhe nuk është marrë në përgjegjësi penale, edhe pse skandalet në sektorin që ajo mbulon nuk kanë të ndalur.

Ai shtoi se pasi lejoi hyrjen në treg të pulave të infektuara me salmonelë, pasi nuk garanton sigurinë ushqimore-detyrë e institucioneve që varen prej saj dhe ndërkohë që vendi ndodhet në kushte emergjence kombëtare përsa i përket sigurisë ushqimore, Denaj nuk ka zbatuar as procesin ligjor për asgjësimin e shpendëve të ngordhur si pasojë e gripit.

Sipas tij, ligji parashikon qartë se duhet ndjekur metoda e groposjes ose djegies, referuar ligjit nr. 10465 për shërbimin veterinar. Muçollari shtoi se emosioni "Piranjat" ka zbuluar se në vend të këtyre metodave, asgjësimi i shpendëve po kryhet me metodën e renderingut (bluarje), e futur si risi nga Denaj me një urdhër të datës 4 mars.

"Ky urdhër gjendet në të vetmin reagim zyrtar gjatë kulmit të krizës, por nuk është publikuar në Fletoren Zyrtare-çka do të thotë se zyrtarisht nuk ekziston si akt, duke e bërë edhe më të dyshimtë vetë procesin", tha ai. 
 
Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Grigels Muçollari:

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ende nuk ka dhënë dorëheqjen dhe nuk është marrë në përgjegjësi penale, edhe pse skandalet në sektorin që ajo mbulon nuk kanë të ndalur. Pasi lejoi hyrjen në treg të pulave të infektuara me salmonelë, pasi nuk garanton sigurinë ushqimore-detyrë e institucioneve që varen prej saj-dhe ndërkohë që vendi ndodhet në kushte emergjence kombëtare përsa i përket sigurisë ushqimore, znj. Denaj nuk ka zbatuar as procesin ligjor për asgjësimin e shpendëve të ngordhur si pasojë e gripit.

Ligji parashikon qartë se duhet ndjekur metoda e groposjes ose djegies, referuar ligjit nr. 10465 për shërbimin veterinar. Emisioni ‘Piranajt’ ka zbuluar se në vend të këtyre metodave, asgjësimi i shpendëve po kryhet me metodën e renderingut (bluarje), e futur si risi nga znj. Denaj me një urdhër të datës 4 mars. Ky urdhër gjendet në të vetmin reagim zyrtar gjatë kulmit të krizës, por nuk është publikuar në Fletoren Zyrtare-çka do të thotë se zyrtarisht nuk ekziston si akt, duke e bërë edhe më të dyshimtë vetë procesin.

Pse u fut kjo metodë? Kush favorizohet? Kush po përfiton nga ky ‘pazar’? Ndërkohë që Ministrja dhe qeveria nuk kanë marrë asnjë masë për përballimin e gripit të shpendëve-i cili ka dëmtuar mbi 450 mijë krerë pula dhe qindra mijëra vezë-znj. Denaj duket se ka gjetur kohë për të favorizuar një klient të lidhur me rilindjen.

Nëse znj. Denaj shkel ligjin, nuk mban përgjegjësi, nuk bën transparencë dhe nuk jep dorëheqjen-çfarë pret ende SPAK për të vepruar? Kur do të ketë drejtësi për mungesën e sigurisë ushqimore, që është një interes jetik për vendin?

Partia Demokratike e ka prioritet sigurinë ushqimore dhe e konsideron atë një çështje të sigurisë kombëtare. Ne angazhohemi për të ndërmarrë një kurs reformash, masash dhe ligjesh, për të garantuar siguri ushqimore për qytetarët shqiptarë dhe për çdo produkt ‘Made in Albania’.

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë