Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët ka prezantuar programin për artin dhe kulturën. Lideri i opozitës theksoi se një nga prioritetet e qeverisë së ardhshme do të jetë themelimi i një Ministrie të Posaçme për Kulturën. Berisha gjithashtu theksoi se pas 12 viteve në harresë, kultura dhe arti do të kenë një trajtim të ri dhe më të merituar, duke garantuar një reformë të thellë në sektorin e kulturës dhe artit.
"Për të gjitha këto, PD zotohet t’i kushtojë një rëndësi parësore artit dhe kulturës si elementë më thelbësorë të identitetit tonë kombëtar. Ne shqiptarët, një komb plurireligjioz, në rast se të tjerët kanë identitet besimin fetar, ne identitet kombëtar kemi kulturën dhe gjuhën, Dhe nuk është e rastit që kjo shpërfillje e madhe që i bëhet kulturës dhe artit, të kenë prapamendim, të ketë synim pikërisht identitetin kombëtar. Ndaj dhe jam këtu për të garantuar artistët dhe të gjithë botën e artit dhe të kulturës, se qeveria e ardhshme do të adaptojë një qëndrim totalisht transformues të kësaj situate.
Së pari, kultura do ketë ministrinë e vet. Kultura është në gjendje e imagjinoni vetë ju. Një ministër antikulture që bën betejë me trashëgiminë, me kulturën e vendit. Pra, do ketë një ministri kulture me misionin më të rëndësishëm të zhvillimit, konsolidimit të mbrojtjes të kulturës kombëtare. Drejtuesit e institucioneve kulturore do të zgjidhen nga vetë punonjësit. Do të jenë më të mirët e më të mirëve. Imagjinoni ju se çfarë batërdie është bërë me drejtimet. Merrni operën dhe baletin sa herë ia ka ndryshuar drejtuesit. Të gjitha në funksion të parave.
Arti dhe kultura kanë nevojë urgjente për një transparencë të plotë për të gjitha fondet.
Dhe i garantoj se borde që vendosin transparencë të plotë do funksionojnë menjëherë pas 11 majit. Meritokracia dhe nxjerrja e këtij sektori jashtë konfliktit të interesit, do jenë bazë e reformës. Reforma në sistemin e arteve dhe të kulturës duhet të angazhohet në një reformë të thellë të burimeve të financimeve të këtij sektori. Qeveria do rrisë kontributin, do dyfishojë buxhetin për kulturën dhe artin. Kjo nuk mjafton. Qeveria do të mundësojë me ligjet më të mira të sponsorizimit kontributin e sektorit privat në sponsorizimin e veprimtarive private, kulturore dhe artistike.
Qeveria angazhohet për një bashkëpunim kombëtar. Pra, kultura është çështje e identitetit kombëtar.
Qeveria angazhohet të mbështesë artistët dhe njerëzit e kulturës, të letrave, të librit, shqiptarët kudo që ndodhen. Një transformim rrënjësor i legjislacionit në fushën e artit, kulturës dhe librit. Ju nuk mund të imagjinoni taksat që janë të vendosura mbi librin, të cilat e largojnë me kilometra librin nga lexuesi për shkak të çmimeve të larta që imponojnë. Rikthimi i detyrueshëm për të gjitha bibliotekat publike për të pasur librat që publikohen të autorëve shqiptarë, por edhe të autorëve të huaj. Një përpjekje e madhe do bëhet për promovimin e librit, i cili po syrgjynoset. Nuk ka asnjë mbështetje, përkundrazi ka vetëm barriera të mëdha fiskale dhe të tjera," tha Berisha.
KOSOVA- Rreth dy javët e mbetura deri te mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës janë të mjaftueshme që L...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët kritikoi ashpër gjendjen e kulturës shq...
GJERMANI- Paketa e re me dogana ndëshkuese e presidentit të SHBA-së, Donald Trump godet ndjeshëm shumë vende, nga ajo...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në takimin “Shqipëria 2030 në BE - Rruga e Reformave” ku u shpreh mirë...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në takimin “Shqipëria 2030 në BE - Rruga e Reformave”. Drejtuar diploma...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE &n...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, mbajti sot fjalën në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në B...
TIRANA- Kryetari i Komisionit të posaçëm Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj ka mbajtur fjalën në takimin e nivelit të lart&eum...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE &n...
TIRANA- Kryenegociatorja Majlinda Dhuka mori pjesë sot në një takim për dialogun social në Ballkanin Perëndimor. Gjat&...