POLITIKE

"Kuvendi mbron Ballukun e 50 mln euro vjedhje", Alimehmeti thirrje qytetarëve: Më 8 maj të kundërshtojmë regjimin!

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Maj 2026, 19:29
"Kuvendi mbron Ballukun e 50 mln euro vjedhje", Alimehmeti thirrje

Anëtari i Këshillit Kombëtar, njëkohësisht drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ e organizuar nga Partia Demokratike me kryetarin Sali Berisha në zonën e Astirit, u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën kombëtare të 8 majit.

Në fjalën e tij, Alimehmeti e cilësoi situatën politike në vend si të papranueshme, duke theksuar se disa zhvillime do të kishin qenë të paimagjinueshme disa vite më parë. Ai kritikoi vendimmarrjen e parlamentit lidhur me çështjen e imunitetit për zyrtarë të lartë, duke pretenduar se kjo bie ndesh me parimet e drejtësisë dhe integrimit europian.

Alimehmeti u ndal edhe te problematikat urbane në zonën e Astirit, duke përmendur mungesën e investimeve në infrastrukturë dhe shërbime bazë si shkolla dhe kopshte, pavarësisht premtimeve të bëra ndër vite.

Fjala e Ilir Alimehmetit:

Mirëmbrëma, mirëmbrëma demokratë! Mirëmbrëma qëndrestarë!

Zoti Sadikaj, zoti Balliu, zonja Garo, i nderuar profesor doktor Sali Berisha.

Ne jemi këtu vetëm pak ditë përpara protestës kombëtare të datës 8 maj. Jemi në një situatë, në fakt, deri disa vite më parë të paimagjinueshme.

S'mund të imagjinonim dot që të dilte një parlament dhe mbronte imunitetin diplomatik të ish-zëvendëskryeministres Balluku, me vota të plota, ndërkohë që ishte faktuar vjedhëse e 50 milionë eurove, të paktën, të paktën në njërën aferë, duke hedhur poshtë kështu edhe fasadën që kishin ngritur për drejtësinë apo për integrimin europian.

Kujtoj unë që këto kancelari folën qartë duke thënë që imuniteti diplomatik shërben për proceset demokratike, nuk shërben për të mbrojtur nga drejtësia funksionarë të lartë. Situatë e paimagjinueshme, kur neve flasim sot në Astir, ku ishte mundësia të prodhohej një komunitet dhe një ndërtim ashtu siç duhej, sepse këtu ishte bosh dhe ishte mundësia të projektohej siç duhet, me rrugë siç duhet, me pronë siç duhet, me shkolla, me kopshte siç duhet.

E paimagjinueshme që ka mbi 10 vjet që këtu premtohet shkollë, e shkollë nuk ka.

E paimagjinueshme që Erjon Veliaj arrestohej kur live dilte në përurim të një kopshti në Yzberisht, apo jo? Se duhet t'i kujtojmë këto gjëra. Këto janë të paimagjinueshme që na ndodhin neve përditë.

Nuk, deri para pak viteve më parë nuk kishim të marrë vetë dot fare këto parasysh. E këto gjëra neve duhet t'i kundërshtojmë me forcë.

Duhet t'i kundërshtojmë me guxim, duhet t'i kundërshtojmë me qëndresë, e për këtë ju bëj thirrje datë 8 maj, të gjithë ju, çdo guximtar, çdo qëndrestar, në shesh kundër këtij lloj regjimi.

Se e ardhmja i përket guximtarëve, i përket qëndrestarëve. Ju jeni guximtarët, ju jeni qëndrestarët dhe ju nesër do jeni fitimtarët.

Faleminderit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë