Pse zemërimi social po përhapet në Evropë, shkaqet rrënjësore të trazirave
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të ...
Elvin Karaj, i cili ishte infiltruar këtë të hënë mes turmës së protestuesve rezulton punonjës policie në Dibë...
Mitropoliti i Korçës ka reaguar ashpër pasi Policia e Shtetit ndërhyri në ambientet e kishës ortodokse në Tiranë, du...
Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirr...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar pamjet nga kamera e sigurisë së një prej bizneseve në zonën e Medresesë, aty ku më herë...
Një skenë e rëndë është regjistruar gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë. Shtatë efektivë kan...
Situata gjatë protestës në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa përplasjet dhe lëvizjet e protestuesve kanë...
Një skenë e rëndë ka ndodhur vetëm pak momente më parë në afërsi të Bulevardit Dëshmorët e Kombit....
Policia është përplasur me protestuesit e rinj në qendër të Tiranës pasditen e të hënës, ku dhjetëra pers...
TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ditën e sotme ka reaguar për vendimin e Kuvendit për të hedhur poshtë për herë të tretë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës. Sipas Blushit kjo është shkelje e dhunshme e Kushtetutës.
Ai theksoi se kjo është e padrejtë teksa fajin ia hedh kryeministrit lidhur me situatën, e cila është e gjitha në saj të Xhakës dhe mbrojtjes që po i bëhet asaj. Blushi shton se në kushtet kur mafia ka kapur shtetin, ka asgjësuar Kushtetutën dhe ku drejtësia politike e SPAK-ut nuk bën gjë tjetër vetëm garanton pandëshkueshmërinë e Edi Ramës ndërkohë që izolon pa prova liderin e Partisë Demokratike dhe shantazhon drejtuesit e opozitës, çdo veprim qytetar kundër mafias në pushtet është legjitim.
Blushi theksoi se përshkallëzimi i aksionit opozitar në të gjitha frontet, mbështetja dhe nxitja e protestave kombëtare me qëllim rrëzimin e Narkoshtetit është mision kombëtar dhe Partia e Lirisë është e vendosur për t’i prirë kësaj beteje me çdo çmim në mbrojtje të demokracisë, pluralizmit politik dhe dinjitetit njerëzor, të lirisë dhe sovranitetit të Shqipërisë.
Deklarata e plotë e Tedi Blushit:
"Vendimi i Kuvendit për të hedhur poshtë për herë të tretë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkën është konfirmim i asgjësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të vetë Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, është prova e asgjësimit të Kuvendit dhe shtetit të së drejtës.
Shkelja e dhunshme e Kushtetutës nga Edi Rama dhe deputetët bedelë të “Rilindjes” për të mbrojtur me çdo kusht interesat korruptive dhe mafioze të Olta Xhaçkës që prevaluan mbi autoritetin e Gjykatës Kushtetuese është konfirmimi se në Shqipëri mafia e ka tashmë shtetin e vet, përfshi edhe drejtësinë e kapur për fyti që po i garanton pandëshkueshmërinë, imunitetin politik dhe goditjen e kundërshtarëve politikë sipas agjendës dhe interesave elektorale të Kryeministrit.
Ky puç shumë i rëndë kushtetues i ndërrmarë nga mafia qeveritare dhe i diktuar nga interesat e parave të pista të narkotrafikut dhe trafiqeve të çdo lloji, është akti final i rënies “de jure” dhe “de facto” të shtetit.
Siç me të drejtë konstatoi së fundmi edhe prestigjozja gjermane “Der Spiegel”, si më herët RAI 3, Bild dhe “The Times”, sot Shqipëria është një autokraci e dominuar nga paratë e drogës dhe mafia, që vetëm SPAK-u nuk e sheh.
Mbyllja e syve para provave ulëritëse të korrupsionit skozfrenik dhe inkriminimit në nivele të larta, me të vetmin qëllim që të mos ndëshkohet Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët i kanë kthyer zyrat e shtetit në strofulla të krimit të organizuar, të mafias ndërkombëtare, të Sinaloas, Ndranghetas dhe karteleve më të rrezikshme të trafikut të drogës, provon se SPAK është një organizatë kriminale në duart e Edi Ramës dhe mafias ndërkombëtare, që kërkon të shuajë sovranitetin e popullit shqiptar dhe të Republikës së Shqipërisë.
Në kushtet kur mafia ka kapur shtetin, ka asgjësuar Kushtetutën dhe ku drejtësia politike e SPAK-ut nuk bën gjë tjetër vetëm garanton pandëshkueshmërinë e Edi Ramës ndërkohë që izolon pa prova liderin e Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisa dhe shantazhon drejtuesit e opozitës, çdo veprim qytetar kundër mafias në pushtet është legjitim.
Përshkallëzimi i aksionit opozitar në të gjitha frontet, mbështetja dhe nxitja e protestave kombëtare me qëllim rrëzimin e Narkoshtetit është mision kombëtar dhe Partia e Lirisë është e vendosur për t’i prirë kësaj beteje me çdo çmim në mbrojtje të demokracisë, pluralizmit politik dhe dinjitetit njerëzor, të lirisë dhe sovranitetit të Shqipërisë’’, shkruan Blushi.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me akuzën...
TIRANA- Dhëndri i kreut të Partië Demokratike, Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ka reaguar sërish lidhur me akuzat ndaj ti...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me akuzën...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me akuzën...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me akuzën...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me akuzën...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me akuzën...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me akuzën...
TIRANA- Shqipëria ka nënshkruar Konventën e Hagës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja në çështjet ...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka nisur episodin e parë të sezonit të tretë, të podkastit “Flasim” nga ku ka folur p&...