POLITIKE

"Ky regjim është një Luçifer"! Berisha: Nga kjo katastrofë e kanë pësuar më rëndë nënat dhe vajzat shqiptare

E.D Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2024, 19:31

"Ky regjim është një Luçifer"! Berisha: Nga kjo

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim në selinë blu me LDG me rastin e festave të fundvitit. Berisha gjatë fjalimit tij e ka quajtur regjimin e kryeministrit Edi Rama një Luçifer. Gjithashtu Lideri i opozitës u shpreh se nga kjo katastrofë e kanë pësuar më rëndë nënat dhe vajzat shqiptare. Më tej ai tha se sot në Shqipëri janë qindra e mijëra nëna që nuk i kanë në vatra fëmijët e tyre, por i kanë përcjellë në rrugët e dheut vetëm e vetëm për mbijetesë.

"Të dashura zonja, zonjushe, demokrate, nëna, motra, vajza, është një nder i veçantë për mua që t’u përshëndes ju sot në këtë ditë të bekuar dhe të përshëndes çdo nënë, motër, vajzë, grua shqiptare ditën e lindjes së hyjit, lindjes së Krishtit. Nuk duhet harruar se është profeti i të gjitha besimeve. Të përulem me nderimin më të thellë para kontributit tuaj, para sakrificave tuaja, para qëndresës tuaj. Zonjat dhe zonjushet demokrate, si në tërësi opozitarët, por këto më shumë se të gjithë të tjerët, kanë përjetuar një kalvar me regjimin e rilindjes. Mund t’i japim shumë epitete këtij regjimi, por kam arritur në përfundimin se më shumë se çdo gjë tjetër i përshtatet ta quajmë Luçifer.

Me këtë term të marrë nga mitologjia, ku u instalua për të bërë ndryshim dhe krijoi një katastrofë me fuqitë shkatërrimtare, të paparë në ndonjë komb tjetër. Dhe në këtë katastrofë, ato që e pësuan më rëndë dhe më shumë janë nënat shqiptare. Janë vajzat dhe familjet shqiptare. Sot në Shqipëri janë qindra e mijëra nëna që nuk i kanë në vatra fëmijët e tyre, por i kanë përcjellë në rrugët e dheut vetëm e vetëm për mbijetesë. Sot në Shqipëri më shumë se në çdo vend tjetër, janë qindra mijëra gjyshe që jetojnë në vetminë më të thellë, sepse ata që mund të tregonin kujdesin më minimal, janë larguar nga Shqipëria dhe kanë marrë rrugët e dheut.

Sot në Shqipëri janë qindra mijëra nëna, motra që përballen me egërsinë më të madhe me një varfëri të frikshme, e cila iu imponon atyre të numërojnë kafshatët, iu imponon atyre të mos mjekohen se ilaçet nuk mund t’i blejnë, iu imponon atyre të zhyten gjithnjë e më shumë në vetmi. Të pranojnë në njëfarë mënyrë fatin e tyre jo të mirë. Pse e thashë atë Luçifer unë? Nuk e thashë për të bërë një krahasim të pakrahasueshëm. Por të marrim pak këtë qeveri. Kur Edi Rama krijoi kabinetin me një prezencë të fuqishme grash dhe vajza, unë e përshëndeta me sinqeritet të plotë, pavarësisht se ai ishte një kundërshtar dhe ato ishin kundërshtare.

Por kur shoh dramën në të cilën përjeton sot nëna, motra, vajza shqiptare, dhe faktin që këto zonja të pushtetit nuk shqipërojnë një herë të vetme, qoftë dhe problemin më të vogël që kanë nënat dhe motrat shqiptare, nuk arrijnë të gjejnë forcën minimale morale për t’i dërguar një telegram ngushëllimi nënës së Martin Canit që u vra në gjirin e shkollës, por që meqenëse u vra në shkollë, ai për Edi Ramën është armik, sepse për të nuk kushton jeta e njeriut, por kushton akuza që i bëhet shkollës. Pra, në këtë aspekt kjo është një metamorfozë e frikshme, një metamorfozë njerëzore që as në romanet e Kafkës apo të Oruellit nuk e gjen dot," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë