POLITIKE

Letra Rama-Vuçiç për BE-në, këshilltari i Vjosa Osmanit: E pavend dhe gabim i rëndë!

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Mars 2026, 19:46
Letra Rama-Vuçiç për BE-në, këshilltari i Vjosa

Kreshnik Çollaku, këshilltari i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ka dalë kundër letrës së përbashkët Rama-Vuçiç, drejtuar vendeve të Bashkimit Europian për procesin integrues të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një prononcim për mediat shqiptare, Çollaku e ka cilësuar nismën e Ramës dhe Vuçiç, si “totalisht të pavend, të pamend dhe një gabim”, duke argumentuar se ajo dëmton drejtpërdrejt interesat e Kosovës dhe përsërit dështimet e së kaluarës.

‘Më duket, më duket totalisht e pavend, më duket e pamend, një gabim dhe rikthim në një rrobë të vjetër siç ishte Open Balkan-is, praktikisht kjo është një model, është e njëjta mendësi. Nuk e kuptoj pse zoti Rama nuk i reziston tundimit për t'u zhytur në të tilla marrëdhënie të paqarta me Beogradin dhe me Vuçiçin. Përpjekja e parë me Open Balkan, me Mini-Shengenin mori një përgjigje ai e pa se si përfundoi, na konsumoi kohën, katër vite, pesë vite duke e kritikuar. Komplikoi marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën. Por në fund rezultoi një nisëm, e kuptoi që rezultoi një nismë e dështuar, nuk pati mbështetje as evropiane, as amerikane kjo e fundit’, theksoi Çollaku.

Sipas tij, lëvizja e fundit diplomatike e Ramës është një rikthim tek modeli i dështuar i nismës “Open Balkan”, e cila për vite me radhë jo vetëm që konsumoi energji, kohë dhe komplikoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, por pa një rezultat konkret dhe pa marrë mbështetjen europiane apo amerikane.

‘Shqipëria, sido të jenë marrëdhëniet midis dy kryeministrave, presidentëve, kryetarëve të parlamenteve, kush, pavarësisht si do të jenë, duhen apo nuk duhen, jemi të detyruar të ecim të koordinuara në raport me, me interesat strategjike, në raport me kundërshtarët strategjikë, që është Serbia, me armiqtë strategjikë që është Serbia. Serbia pretendon territorin e Kosovës, sovranitetin e Kosovës. Si mundet Shqipëria të bëjë kauzë të përbashkët për në BE me Serbinë duke i hequr Kosovës një armë të mirë që ka në raport me Serbinë, që është procesi i integrimit dhe neni 35, që Serbia e ka detyrim ta plotësojë në Bruksel’.

 Sipas këshilltarit të presidentes Osmani, kryeministri Rama duket se “nuk i reziston tundimit për t’u zhytur në marrëdhënie të paqarta me Beogradin dhe Vuçiçin”, duke përsëritur gabimet që kanë krijuar konflikte dhe keqkuptime në rajon.

‘Rama me atë letër duket sikur do t'i krijojë një shortcut, sikur do t'i krijojë një ashensor për t'ia, për ta kaluar pengesën. Më duket e pamend, irracionale. Dhe nuk e kuptoj pse, pse nuk e, pse, pse nuk vetë-frenohet kryeministri Rama. E provoi njëherë me Open Balkan-in, e pa që nuk funksionon. Krijoi konflikt me Kosovën, krijoi konflikt brenda vendit, krijoi keqkuptime me, me miqtë ndërkombëtarë. Ritenton prapë me këto skema. Nuk ka rëndësi fare letra, letra është një simbolikë mendoj. Po si mundet të mendosh të bësh një letër të tillë? Sikur, çfarë do të thuash? Është e pakuptimtë në rastin më të mirë, është e gabuar në mënyrë absolute dhe besoj do të ketë të njëjtin rezultat siç kishte nisma me Open Balkan apo ajo marrëdhënia e asaj kohe. Krijon marrëdhënie, distanca me Kosovën. Lë në aneks Kosovën’.

Nëse Brukseli do ta merrte seriozisht këtë letër, pala e vetme e humbur do të ishte Kosova, theksoi ndër të tjera Çollaku, pasi do të legjitimohej një qasje ku anëtarësimi i Serbisë në BE mund të ndodhë pa u zgjidhur problemi themelor në rajon.

‘Në rast se do të merret parasysh kjo letër nga Brukseli, nuk do të merret besoj unë, po në rast se do të merret parasysh, e humbura është Kosova, sepse Serbisë i lejohej, i hiqet ajo nyja e nenit 35, kapitulli 35 i negociatave të saj, që është detyrimi i Serbisë për të njohur Kosovën. Si mund t'ia hapësh këtë pistë kësaj pike të pistë Serbisë duke mos, mos llogaritur çfarë, çfarë lë mbrapa? Kuptoj fryma e bashkëpunimit, e nevoja e të gjitha. Po do e kuptoj edhe frymën e protagonizmit e këtij liderizmit të ndërkombëtar. Po çështja e Kosovës në mes, nuk, nuk mundet të, nuk mundet Edi Rama, asnjë lider i Shqipërisë të krijojë këtë marrëdhënie me, me Beogradin për sa kohë Kosova është në mes si problem i madh kombëtar i pazgjidhur ende në raport me Serbinë’, u shpreh këshilltari i Osmanit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë