POLITIKE

‘Liderët e lartë europianë tronditen pas takimit me Ramën’, Këlliçi: ‘S’takuam një kryeministër, por një gangster’!

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Maj 2026, 17:49
‘Liderët e lartë europianë tronditen pas takimit me

Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat (IDU), aleanca më e madhe botërore e partive të qendrës së djathtë, ka miratuar rezolutën e tetë dhe më të ashprën deri më tani kundër qeverisë shqiptare, duke i bërë thirrje për zgjedhje të lira, shkëputje nga krimi i organizuar dhe luftë kundër korrupsionit.

Kjo u tha nga deputeti i PD, Belind Këlliçi një një intervistë për edicionin e lajmeve të pasdites në Syri Tv nën moderimin e Bled Markut.

Duke ndarë detaje nga prapaskenat e takimeve të liderëve të lartë politikë europianë, pas një takimi me kryeministrin Edi Rama, ligjvënësi demokrat tha se ata kanë mbetur me përshtypjen se nuk kishin përballë një kryeministër, por një “gangster” dhe “kreun e një karteli droge”.

Ky perceptim i ashpër, sipas Këlliçit tregon një humbje dramatike të besueshmërisë së qeverisë shqiptare në arenën ndërkombëtare, ndërsa shtoi se ky vlerësim lidhet drejtpërdrejt me situatën brenda vendit.

Tirana theksoi ndër të tjera Këlliçi, shihet si një “lavatriçe gjigante parash” për krimin e organizuar, një fakt që argumentohet me bumin e ndërtimeve dhe çmimet stratosferike të pasurive të paluajtshme, të katërtat më të larta në Europë.

Mungesa e veprimit në Portin e Durrësit, ku për pesë vite nuk është kapur asnjë gram kokainë ndërkohë që të dhënat e Europolit e identifikojnë si pikënisje për tonelata droge drejt Europës, përforcon këto dyshime. Po ashtu, Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit e cilëson Shqipërinë si një pikë kyçe të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta.

Prodhuan pikë së pari një mbështetje të radhës për Partinë Demokratike, për kauzën tonë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe prodhuan një rezolutë të tetë e cila mund të ketë qenë deri më sot, është në fakt, më e ashpra e cila është miratuar njëzëri, në mënyrë unanime, nga të gjitha partitë aleate dhe anëtare në këtë organizatë që është organizata më e madhe botërore e partive të qendrës së djathtë dhe partive të djathta, ku në të bëjnë pjesë Partia Republikane Amerikane, konservatorët britanikë, CDU-ja gjermane, Kristian Demokratët gjermanë dhe partitë që udhëheqin tashmë ëh gjysmën e vendeve të Bashkimit Europian me kabinetet e tyre. Është rezoluta e tetë dhe është rezoluta më e ashpër dhe e dedikuar në mënyrë specifike me problemet më nevralgjike që ka sot shteti ynë, Shqipëria. Përveç se në fund është një thirrje e qartë e autoriteteve shqiptare, i bëhet thirrje pra nga IDU-ja autoriteteve shqiptare për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri, për të shkëputur qeveria lidhjet e drejtpërdrejta me krimin e organizuar dhe me grupet e strukturuara kriminale në vend, për të luftuar korrupsionin dhe për të mos lejuar cenimin e sigurisë kombëtare nga fuqi të huaja, të vendeve jo partnere, kryesisht Rusia dhe Kina, është e rëndësishme për të kuptuar thelbin që rezoluta ka vendosur tek zgjedhjet. Pra jemi ndalur për një periudhë shumë të gjatë për të diskutuar për zgjedhjet dhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Është përmendur edhe në samit, ka qenë një samit, se t'i japim një pak historik për ata që na ndjekin, ka qenë një samit i cili është mbajtur në Zagreb për dy ditë, por në thelb në panelin kryesor të tij, për shkak edhe të vendndodhjes, por për shkak edhe të rëndësisë së momentit, ka qenë tema e diskutimit të integrimit të në Bashkimin Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një ndër folësit kryesorë në këtë panel që ka qenë më i rëndësishmi dhe më dinamiku i organizuar në Zagreb, ka qenë dhe kreu i Partisë Demokratike, zoti Berisha, i cili në fjalën e tij është ndalur gjatë, jo vetëm te ndalesat që kanë ndodhur me procesin e integrimit, jo vetëm te shtimi i kushteve apo mosmiratimi i i vlerësimit të pikave të ndërmjetme, por dhe tek letra e përbashkët e nënshkruar nga Edi Rama dhe si vëllau i tij binjak politik Aleksandër Vuçiç, ku kanë kërkuar haptazi një anëtarësim të një kategorie të dytë le të themi, të një klasi të dytë të vendeve respektive, Shqipërisë dhe Serbisë, në Bashkimin Europian, pa të drejta të plota si vende anëtare të Bashkimit Europian, pa të drejtën e vetos dhe thënë thjesht, kanë kërkuar që Bashkimi Europian thjesht t'i japë këtyre pushtet dhe t'i mbajë në pushtet dhe t'i japë disa para duke i futur në zonën e përbashkët ekonomike.

Kjo nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër. Ky nuk është një proces i rekomanduar apo i kërkuar nga Bashkimi Europian. Çdo vend i Bashkimit Europian, përfshi këtu institucionet më të larta të Komisionit Europian, janë kundër këtij propozimi dhe kjo është një tentativë e një dysheje politike për të çimentuar veten e tyre në pushtet. Ju keni parë se dy ditë më parë zyrtarisht komisionerja për zgjerim ka komentuar dhe ka njoftuar ndërprerjen e fondeve të Bashkimit Europian të ndihmës për Serbinë, për shkak të problematikave që ata kanë në sistemin e drejtësisë dhe jo vetëm, ta garantoj që në këtë rrugëtim ku po e çon Edi Rama Shqipërinë, kjo ditë nuk do jetë e largët edhe për vendin tonë. Jo vetëm kjo, gjithçka tjetër edhe procesi, që do të jetë një lajm shumë i keq për vendin tonë dhe kjo është një çështje që është një çështje e interesit kombëtar. Pra, është e vetmja çështje mendoj unë, së bashku me shpopullimin, pra janë dy shtylla kryesore gjykoj unë, pra integrimi europian i vendit dhe shpopullimi që do të duhej të kishin një konsensus të gjerë bipartizan, të të gjithë shoqërisë sonë për të bërë të mundur që shpopullimi të frenohet, por mbi të gjitha të ecet paralelisht me procesin e integrimit europian.

Në mënyrë që jo vetëm të ndalim hemorragjinë në vend, por pse jo të kemi edhe një mundësi për të thithur trurin dhe për të rikthyer një pjesë të mirë të shqiptarëve në në Shqipëri. Kjo nuk është në agjendë të qeverisë. Kjo nuk është në prioritetet e qeverisë. Madje po të them, po ta jap, nuk e di nëse është thënë më parë dhe nga pjesëmarrës të tjerë. Në delegacionin e Partisë Demokratike, të kryesuar nga zoti Berisha, ka qenë dhe deputetja Vokshi, kam qenë unë, ka qenë zoti Çeno, sekretar i marrëdhënieve me jashtë, ka qenë Nikola Kedhi, drejtues i institutit konservator shqiptar, ka qenë edhe zoti Mediu nga PR-ja dhe zoti Santian Zoto. Është bërë një punë e madhe dhe në takimet bilaterale dhe po të jap një lajm ëh ekskluziv, që me dy drejtues shumë të lartë politik, ëh nuk po jua them për arsye konfidencialiteti edhe etike, edhe etike në një farë mënyre emrat, por dy, në dy nga takimet bilaterale më të rëndësishme që kemi patur ne edhe brenda samitit, na është thënë troç që pak muaj më parë, në mos gaboj një muaj e gjysmë më parë apo dy, kanë patur mundësinë drejtues të lartë të takohen politikë të kësaj organizate, të takohen, po, të takohen me kryeministrin e Shqipërisë, ta shohin nga afër dhe na kanë thënë që përshtypja që kishin ishte që nuk kanë takuar një kryeministër, por kanë takuar një gangster, një ëh kryetar të një organizate kriminale. Pra ky ishte përshkrimi që i bëhej kryeministrit të Shqipërisë nga, nga drejtues të lartë dhe nga politikanët më të lartë në Europë dhe anëtarë të IDU-së. Në rang shumë të lartë politik dhe drejtues të IDU-së, po ju them që janë shprehur tekstualisht që ndjesia që kanë patur kur kanë takuar dhe kur kanë parë për herë të parë kryeministrin e Shqipërisë, ishte ndjesia që po takonin një krerë karteli dhe një gangster.

Pra shprehja e përdorur ka qenë gangster dhe drejtues karteli droge dhe nuk është një kryeministër, kryeministri i Shqipërisë. Për fatin tonë të keq, ky nuk është një lajm i mirë. Pra unë këtë që po ju them, nuk është se po e them për kapital politik për PD-në e tjerë e tjerë. Ky është një lajm i keq për shqiptarët. Ky është një lajm i keq për të gjithë ata të rinj që duan të qëndrojnë në këtë vend dhe që vendi i tyre drejtohet nga një individ që në vend të jetë një politikan, një njeri i përgjegjshëm, një njeri që punon për interes të vendit, konsiderohet një kryetar organizate kriminale, një gangster dhe kjo, po e them dhe njëherë, e thënë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo e nxirë nga ne. Përkundrazi, ne mbanim shënim dhe në një farë mënyre i thonim që ore, kemi gjithë këtë kohë që ne diskutojmë për lidhjet e krimit të organizuar, për pastrimin e parave në Tiranë. Për indeksin e ndërtimit në Tiranë që është trefishi i Bashkimit Europian. Për faktin që sot Tirana si kryeqytet i një vendi në zemër të Europës, ka çmimet e katërta më të larta në Europë për metër katror. Po aq e shtrenjtë sa Milano. Dhe kjo është një çmenduri që na është thënë dhe ne nga pala përballë. Pra na është thënë që përpos asaj momentit të parë, përpos atij momenti të parë që mundet një turist të vijë këtu dhe të shohë disa kulla, arkitekturë moderne e tjerë e tjerë, nuk ka politikan europian dhe qytetar europian që nuk kupton që Tirana sot dhe nuk i ka dhënat, që Tirana sot është shndërruar në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave të krimit të organizuar, të grupeve kriminale.

Prodhojnë një ndërgjegjësim të jashtëzakonshëm të realitetit shqiptar. Pra po e them edhe njëherë, nuk kemi më nevojë ne që të shkojmë te autoritetet ndërkombëtare, të shkojmë te organizatat ndërkombëtare dhe të paraqesim situatën reale në Shqipëri, pasi e kanë shumë të qartë, madje kanë interes, ore, si ka mundësi që Shqipëria është përmbytur, porti i Durrësit sot shënon vitin e pestë ku nuk kapet një gram i vetëm kokainë. Dhe ndërkohë nga porti i Durrësit, në të dhënat e Europolit, në të dhënat e autoriteteve ligjzbatuese europiane dhe organeve partnere me autoritetet shqiptare, rezulton që shkojnë me tonelata drogë çdo muaj drejt portit të Antverpit, drejt portit të Hamburgut, drejt portit të Roterdamit dhe drejt porteve të tjera në Europë. Dhe si ka mundësi që në në Durrës ka një port i cili nuk sekuestron qoftë një gram të vetëm kokainë. Dhe ndërkohë në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria paraqitet si një pikë kyçe e trafikut ndërkombëtar të drogave të forta, nuk flasim më për kanabis. Nëse në mandatin e parë, Edi Rama 2013-2017, kishte politikë të tij kombëtare kanabizimin e vendit dhe kontrollonte edhe çmimin e kanabisit në Europë, në mandatin e dytë e më vonë, e tashmë jemi në mandatin e tij të katërt, të vjedhur, ka politikë drogërat e forta, ka kokainën si investimin e tij kryesor në ekonominë shqiptare. Kriminalizimi i ekonomisë së Shqipërisë, i shtetit tonë, është një shqetësim kryesor edhe për partnerët e huaj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë