POLITIKE

"Ligjbërja në funksion të pakicës", Tabaku: Koncesionet dhe tenderat janë përdorur si bankomat personal i pushtetit!

n.f Përditësimi i fundit 9 Qershor 2024, 14:29
"Ligjbërja në funksion të pakicës", Tabaku:
Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur së fundmi se qeveria po përdor një skemë, ku pronat shtetërore vihen në dispozicion të privatit që të ndërtojnë kulla, dhe qeveria përfiton zyra apo ambiente në këto ndërtesa.

Sipas saj mazhoranca miraton ligje me porosi, duke numëruar 20 të tilla të cilat sipas saj janë bërë në interes të një grupi individësh. Ajo shtoi se nuk mund të ndërtojmë një Shqipëri perëndimore, me demokraci funksionale, nëse mbyllim sytë dhe heshtim përballë moçalit që po kalb shoqërinë.

Tabaku tha se nuk mund të shpresojmë se Shqipëria do të bëhet më e mirë kur në fushën e betejës kemi një qeveri që nuk ka vullnetin politik të luftojë korrupsionin, një mazhorancë që ka vetëm vullnetin politik të ngrejë kartonin sa herë ia kërkon qeveria pa kërkuar llogari se si pronat dhe taksat e shqiptarëve futen në skemën e korrupsionit që pasuron qeveritarët dhe varfëron Shqipërin

Reagimi i Tabakut:

Ligjbërja ne funksion të pakicës! Qeveria socialiste ka në CV-në e saj politike miratimin e thuajse 20 ligjeve me porosi. Ligje të qepura për interesa të një grupi individësh, dhe është fatkeqësi që shumë prej tyre janë propozuar nga deputetë. Historia nis që prej shtatorit 2013 deri më tani, mazhoranca socialiste ndonëse ka kënduar në foltoren e kuvendit refrenin e “partisë që punon për shqiptarët” ka pasuruar vetëm llogaritë e një pakice duke varfëruar portofolin e shumicës, mbi të gjitha duke zhdukur shtresën e mesme.


E ka bërë këtë duke shkatërruar ekonominë e tregut dhe konkurrencës; duke mbingarkuar shtresën e mesme me taksa dhe duke ndërtuar skema korruptive që jo vetëm që taksat e shqiptarëve i dërgojnë në bizneset e tyre por edhe në skema pastrimi parash. Shembulli më i fundit është miratimi i një projektligji që furnizon super-ministrinë e Ekonomisë-Inovacionit-Teknologjisë dhe super pronësisë me pushtetin për të shpërndarë toka për një set të caktuar sipërmarjesh. Ky projektligj nuk kaloi procedurën ligjore normale të një ligji pasi deputetë socialistë u vetëofruan për të kënduar në foltore këngën e proletarëve dhe socializmit ndërkohë që votonin me dorën lart ligjin që i jep tokat shtetërore oligarkisë.

Pa u tharë boja e firmës së ligjit, rezulton që së paku dy kulla me një vlerë më së paku 150 mln euro janë dhënë për ndërtim. Bëhet fjalë për dy prona që ndodhen njëra në rrugën Muhamet Gjollesha, apo godina e njohur si Inxhinieria e Ndërtimit dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave. Ndërsa kulla tjetër pranë Komunës së Parisit. Gojëligët që nuk ia duan të mirën qeverisë thonë që fund të ngjashëm mund të kenë edhe godina si ATSH.

Skema supozon që qeveria tokat në pronësi të saj t’i nxjerrë për një ankand duke ia dhënë një ndërtuesit dhe duke përfituar disa kate për të vendosur zyrat e saj. kjo skemë është përdorur në të vërtetë nga Bashkia e Tiranës drejtuar nga Veliaj, që ka rezultuar në përfundimin që Tirana ka sot më shumë pallate, më pak parqe dhe padyshim jo më shumë zyra për bashkinë dnonëse ka më shumë staf për banorë se sa bashkitë më të mëdha të rajonit, përfshirë dhe Stambollin.

E njëjta skemë tani do të përdoret nga qeveria që u thotë shqiptarëve që do të marrë më shumë zyra për veten e saj  por në fakt do t’u dhurojë një hapësirë publike që sot përdoret nga qeveria një privati. Me të drejtë, ndokush mund të thotë se çfarë humbet një qeveri që ofron godinën për ndërtim? Më së paku humbet përgjegjshmërinë, trajton trojet publike si private e futet në aventura shkëmbimi pronash të cilat nuk i gëzon pronari legjitim po sillet shteti si sekser ordiner.

Në të vërtetë plani i qeverisë më shumë se sa përpjekje e menduar për të zhvilluar kapacitet e godinave qevritare është një plan biznesi me paratë e shqiptarëve që shkojnë në arkën e tyre personale. Dhe kjo nuk është sajesë! Mjafton të lexojmë raportin e fundit të SPAK që shpejgon se si koncesionet dhe tenderat janë përdorur si bankomati personal i një pushteti të kalbur në korrupsion, se si ministra dhe ish ministra, zv kryeministra dhe ish zv kryeministria, bashkiakë dhe ish-bashkiakë kanë përdorur taksat që paguhen nga shqiptarët dhe hiqen nga goja e familjeve të tyre për tu pasuruar abuzivisht.

Kur flitet për të parandaluar korrupsionin, kur debatojmë dhe ndërtojmë strategji me fjalë të mëdha duhet t’i kemi parasysh edhe këto skema korrupsioni të ngritura me djallëzi. Janë këto skema që anë fytyra e vërtetë e qeverisë e veshur me lëkurën e deles që kullot mbi lëndinat e Shqipërisë. Korrupsioni endemik është pikërisht ky! Sistemi korrupt me të cilin janë ndërtuar themelet e një shteti që kalbet përditë me frikën që zë poshtë shpresën e shqiptarëve.

Nuk mund të ndërtojmë një Shqipëri perëndimore, me demokraci funksionale, nëse mbyllim sytë dhe heshtim përballë moçalit që po kalb shoqërinë. Nuk mund të shpresojmë se Shqipëria do të bëhet më e mirë kur në fushën e betejës kemi një qeveri që nuk ka vullnetin politik të luftojë korrupsionin, një mazhorancë që ka vetëm vullnetin politik të ngrejë kartonin sa herë ia kërkon qeveria pa kërkuar llogari se si pronat dhe taksat e shqiptarëve futen në skemën e korrupsionit që pasuron qeveritarët dhe varfëron Shqipërinë.

tabaku korrupsion koncesione tendera

jorida tabaku

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë