POLITIKE

Lista e të ftuarve tradhëtoi maxhorancën, asnjë opozitar. A po ndërhyjnë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut?

I.A Përditësimi i fundit 2 Maj 2024, 14:22
Lista e të ftuarve tradhëtoi maxhorancën, asnjë opozitar. A
Rama dhe Ahmeti

Dekorimi i Ali Ahmetit si qytetar nderi i Tiranës sot ka bërë që qeveria shqiptare të jap mesazhin direkt se kë mbështet në zgjedhjet që po zhvillohen në Maqedoninë e Veriut. Duket që Ahmeti po e përdor këtë dekorim ndaj tij, si një përparësi dhe favor për të fituar sa më shumë pikë në zgjedhjet parlamentare që po mbahen në Maqedoninë e Veriut. 

Ndërkohë që ndryshe nga herët e tjera, ky organizim u pa si një mbledhje politike e PS-së dhe jo një dekorim i Ahmetit. Që nga lista e të ftuarve në ceremoni dukej si një organizim partiak i mbledhur nga Partia Socialiste ku kishte të ftuar ish-politikanë e zyrtarë që kanë mbajtur poste publike në PS.

Ndër ta përmenden Namik Dokle, i cili ka qenë nënkryetar i PS-së, Arta Dade, e cila ka shërbyer si Ministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë nën siglën e PS-së, por nuk kishte asnjë poitikan apo zyrtar të pranishëm nga Kosova apo nga opozita shqiptare. Apo dhe funksionarë socialistë në qeverinë Rama 3 si kryeparlamentarja Lindita Nikolla si dhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla. 

Kjo lëvizje shihet si një ndërhyrje e qeverisë Rama në zgjedhjet që po mbahen në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë që vetë ai edhe pse nuk e ka mohuar kurrë pëlqimin për Ahmetin, ka deklaruar se nuk do të ndërhyjë në zgjedhjet maqedonse. Edhe pse Rama deklaroi se nuk ka asnjë qëllim që të ndërhyjë në vendimarrjen e zgjedhësve, favorizimi i tij ndaj Ahmetit shihet më shumë se sa një ndërhyrje por një thirrje e hapur për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut se kë duhet të votojnë. 

“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të ishin sot në ditën e tyre më të mirë në historinë e atij shteti dhe as nuk do kishin dot një pluralizëm demokratik aq dinamik brenda perimetrit të jetës së partive shqiptare, sa t’i lejonin vetes edhe shpërfilljen e rrezikut të mbytjes në lugën e ujit të sherrit për më shumë pushtet, duke nënvlerësuar mundësinë reale të dobësimit politik te faktorit shqiptar. Ky mund të jetë rasti por nuk është momenti që të shtjelloj më tutje këtë që thash sepse nuk dua në asnjë mënyrë që një shprehje e plotë e opinionit tim sot të lexohet si ndërhyrje në fushatën zgjedhore të vendit fqinj, ku ne s’kemi asnjë qëllim të ndikojmë në vendimmarrjen e zgjedhësve të atij vendi, qoftë edhe të shqiptarëve”, tha Rama.

Edhe pse detyrimisht duhet të ishin të pranishëm, asnjë këshilltarë bashkiak opozitarë nuk ishte i ftuar në ceremoni si dhe asnjë emër nga Opozita. Ndërkohë që këshilltarët socialistë kishin mbushur karriget për të shtuar të pranishmit në ceremoni, dukej sikur këshilltarët opozitarë ishin shpallur 'non grata' nga kryebashkiaku Veliaj, i cili nguron që të dalë para tyre për shpjegime në lidhje me korrupsionin dhe vjedhjet nga drejtorët e tij. 

Ajo që bën më shumë përshtypje është dhe mungesa e politikanëve nga Kosova apo qeveria Kurti. Kjo pasi, Kurti i ka dalë në mbështetje hapur në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë së Veriut koalicionit VLEN të përfaqësuar nga Arben Taravari. Ndërkohë që më herët, Ahmeti e ka akuzuar Kurtin për ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut. 

Ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut situata politike është e dominuar nga ethet e zgjedhjeve parlamentare, të cilat dhe do të përcaktojnë qeverinë apo koalicionin qeveritar që do të udhëheqë vendin, Ahmeti po luan çdo kartë që ka në dorë për tu futur në qeveri. Disa ditë më parë ai i dërgoi mesazh të drejtëpërdrejtë forcës së parë politike në Maqedoninë e Veriut se nuk mund të bëjnë gabimet e kaluara por të zgjedhin forcën e BDI-së për të formësuar qeverinë. 

Një tjetër lëvizje e Ahmetit për të siguruar sa më shumë vota në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më 8 Maj. Edhe pse forca që ai drejton BDI-ja ka arritur që të mbaj vendin e tretë në raundin e parë, kjo nuk është e mjaftueshme që Ahmeti që jetë në qeverinë e re maqedonase. Ndërkohë që kjo dekoratë si qytetar nderi i Tiranës, padyshim që përdoret si një as nën mëngë për të fituar popullaritet te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

edi rama ali ahmeti

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë