POLITIKE

"Made in Albania" do e ngrejë në këmbë Shqipërinë", Berisha: Në vitin e parë do vendosim taksat më të ulëta në mbarë Europën

r.ll Përditësimi i fundit 18 Mars 2025, 21:45
"Made in Albania" do e ngrejë në këmbë
sali berisha

SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se programi "Made in Albania" do e ngrejë Shqipërinë në këmbë. Berisha u shpreh vitin e parë qeverisjes së PD për biznesmenët dhe investitorët shkodranë e  shqiptarë do të vendosen taksat më të ulëta në Europë.

Ai theksoi gjithashtu se ky është viti i diasporës dhe shtoi se çdo shkodran apo shqiptar i kthyer në atdhe për 5 vite nuk do të ketë asnjë taksë. Berisha garantoi fermerët se do kenë subvencione për çdo njësi prodhimi, për çdo fidan dhe për çdo kokë bagëti. Po ashtu tha se projektet e mëparshme të arrorëve dhe ullinjve do vazhdojnë të mbështeten me fuqinë më të madhe.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Përsëri, kjo nuk është Shqipëria Madhështore. Por pa këtë hap, nuk ka hap të dytë drejt saj. E dyta është Made in Albania. Made in Albania është prodhimi i Shqipërisë. Krenaria jonë kombëtare do jetë prodhimi i Shkodrës, Pukës, Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës, Bushatit, prodhimi i mbarë Shqipërisë. Po, po nuk ka njerëz më duarartë, nuk ka njerëz më mendjendritur se në këtë qytet. Prodhimet e tij, në qoftë se nxiten, në qoftë se ndihmohen, janë të denja për çdo treg.

Unë garantoj biznesmenët shkodranë dhe mbarë shqiptarë, investitorët shkodranë dhe mbarë shqiptarë se taksat më të ulëta në Europë do vendosen vitin e parë të qeverisjes sonë. Se energjinë do ta blini tre herë më lirë. Se energjinë do ta blini me çmimin më të ulët në Europë. Jemi në vitin e diasporës, e meriton diaspora. Nuk e kemi një fjalë elektorale këtë, jo, e kemi një fjalë të vërtetë, e kemi një fjalë zemre dhe unë u garantoj se do bëjmë gjithçka që ata mijëra shkodranë që kanë ndërtuar suksesin e tyre në Itali, Greqi, Amerikë dhe kudo të rikthehen të ndërtojnë ëndrrën shkodrane, ëndrrën më të bukur të jetës së tyre.

Pesë vite, asnjë taksë. Lehtësira të tjera për rikthimin e tyre. Made in Albania është krenaria jonë. Shqipëria, Shkodra në çdo skaj prodhon dhe do prodhojë. Imagjinoni për një moment fuqinë bujqësore të Nënshkodrës, Bushatit, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Pukës, etj. I garantoj fermerët se do kenë subvencione për çdo njësi prodhimi, për çdo fidan, për çdo kokë bagëti. I garantoj se projektet e mëparshme të arrorëve dhe ullinjve do vazhdojnë të mbështeten me fuqinë më të madhe.

Miqtë e mi, Shqipëria pa prodhim shkon drejt një shkretëtire. Prodhimi po bie çdo vit. Narkoeuro po shkatërron eksportet. Është bërë një para toksike. Çdo muaj bien eksportet. Bien eksportet, bie prodhimi, bie punësimi. Do marrim çdo masë gjersa t’ua presim rrënjët me gërshërët e ligjit trafikantëve që të mos guxojnë të fusin një euro në Shqipëri nga paratë e krimit. Ne do bëjmë gjithçka që t’ua kompensojmë prodhuesve, eksportuesve dëmin që u krijon kursi i këmbimit. Do mbrojmë prodhimin vendas. Made in Albania do e ngrejë Shqipërinë, do e bëjë atë të vrapojë, do i bëjë të mëkëmbur qytetarët e saj.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë