POLITIKE

Mandati i katërt, triumf apo fillimi i fundit? Erion Braçe flet pa dorashka: Klane, karriera të pamerituara dhe armiqësitë që po gërryejnë PS

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Tetor 2025, 21:21
Mandati i katërt, triumf apo fillimi i fundit? Erion Braçe flet pa

Mandati i katërt është nyja që vendos për të ardhmen e Partisë Socialiste: a do të mbijetojë dhe të avancojë ajo në progres, apo do të ketë fatin e partive simotra në vende të tjera? Një paralajmërim që vjen prej deputetit socialist Erion Braçe. Ky mandat qeverisës, mbajtja e premtimit për integrimin në BE, është vendimtar jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të ardhmen e Partisë Socialiste. Nëse ky objektiv dështon, thotë Erion Braçe, e ardhmja e partisë vihet seriozisht në pikëpyetje, deri në rrezikun e zbehjes apo zhdukjes së saj. 

Në pamje të parë, ky paralajmërim duket si një rrufe në qiell të hapur sepse pas 11 majit, PS është një parti me 83 mandate, një fuqi që s’e ka pasur kurrë më parë. PS-ja dhe Edi Rama janë në kulmin e pushtetit: kontrollojnë çdo institucion dhe përballë kanë një opozitë që nuk i kërcënon. Dhjetëra premtime nuk janë mbajtur nga PS në tri mandatet që shkuan dhe nuk ndodhi asgjë, madje morën mandatin e katërt. Por pse Erion Braçe e sheh rrezik dështimin në fund të këtij mandati, pra nëse Shqipëria nuk hyn në BE? 

Mesa duket disa fenomene jo qartësisht të dukshme në publik, kanë nisur ta gërryejnë së brendshmi PS-në. Deputeti me përvojë 30-vjeçare në PS dhe parlamentin e Shqipërisë vëren disa prej tyre, si p.sh. praktika e “rreshtit” që ka zhbërë çdo liri brenda grupit parlamentar socialist. Ai kërkon nga kryetari i grupit parlamentar të rikthejë respektin për lirinë dhe dinjitetin e çdo deputeti. Organizimi i jetës parlamentare, paradokset dhe farsat në sallën e Kuvendit e në komisione po e bëjnë parlamentarizmin formal, pa substancë. 

Braçe flet për fenomenin e karrierave të pamerituara, ku meritokracia është zëvendësuar nga forca e më të fortit për të shtypur më të dobëtin. Metodat klanore, përjashtimet dhe shpallja e armiqve brenda partisë po dëmtojnë seriozisht PS-në. “Të ndërtosh karrierë në kurriz të të tjerëve, duke i shtypur të tjerët…” – thotë ai, duke aluduar për marrëdhënie njerëzore mizerabël nga persona të caktuar që, siç nënkuptohet, janë në nivelet më të larta drejtuese. Pa përmendur emra, rrëfen se ka fshirë numra telefoni dhe bllokuar komunikime me drejtues të caktuar në parti. 

Deputeti socialist, me mbi 30 vite angazhim aktiv, thotë se nuk ka pasur kurrë ambicie për poste të larta, por sot paralajmëron një rrugë të rrezikshme që mund ta çojë PS-në në fatin e partive të tjera të zhdukura. 

Bujqësia, një nga temat ku ai ka investuar më shumë politikisht, zë një pjesë të rëndësishme të diskutimit. Braçe i quan geto fshatrat e luksit të ndërtuar, sipas tij, prej oligarkësh që kanë zënë tokat bujqësore. Ministrat që drejtuan bujqësinë pas vitit 2018, sipas tij, vepruan si biznesmenë dhe i dhanë goditjen fatale sektorit. “Në këto 35 vite Shqipëria ka pasur ngritjet e saj, por edhe hone. Bujqësia është aktualisht në honin më të madh,” – thotë ai. 


Ai prek edhe tema të tjera të nxehta: rolin e oligarkëve të ndërtimit, modelin e fasadave, premtimet boshe për BE-në, zhgënjimet dhe gënjeshtrat brenda PS-së, momentin kur u largua nga Divjaka dhe kushtet që e shtynë drejt këtij vendimi. Flet për “luftën e turpshme” mes kolegësh gjatë fushatës së 11 majit, ku humbi miq. 

Braçe ndalet edhe te raporti i DASH për korrupsionin, ministrat e zyrtarët që sot janë pas hekurave, qarkullimi i elitave dhe dy kohët e politikës: personazhe që hyjnë me bujë në PS, e më pas shfryhen si flluska. Pse po flet dhe çfarë paralajmëron Erion Braçe? 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë