POLITIKE

Masat e GJKKO ndaj Ballukut, Edi Rama përballë tre skenarëve për zëvendësen e tij

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2025, 19:42
Masat e GJKKO ndaj Ballukut, Edi Rama përballë tre skenarëve

Prozhektorët e të gjitha mediave janë drejtuar nga selia e Kryeministrisë, ku prej orësh atje po qëndron zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Takimi në orët e pasdites iu bashkua edhe kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Por, çfarë mund të ndodhë pas takimit të gjatë? Cilat janë skenarët që mund të ndodhin pas kësaj mbledhje? Nga mbajtja në detyrë e Belinda Ballukut e deri te një vendim i Ramës për të ndryshuar emra të rëndësishëm në kabinetin e tij qeveritar. Aktualisht në qarkullim, janë tre skenarë juridikë të mundshëm.

1.Kryeministri Edi Rama mund ta mbajë Belinda Ballukun në detyrë dhe firmat e saj si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë t'i vendosë zëvendësministri. Por përtej kësaj, qeveria ka nevojë për zgjidhje më konkrete. Në mungesë të Kryeministrit Edi Rama, kush do të drejtojë kabinetin apo të marrë vendime në vend të të parit të qeverisë?

2.Padyshim që ka një skenar të dytë dhe jo vetëm kaq. Një rrugë e gjatë, një kalvar procedurash dhe pritjesh por që japin zgjidhje. Vendimi i GJKKO-së ndaj Belinda Ballukut mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit. Pas kësaj në varësi të vendimmarrjes, lëvizja e radhës mund të jetë rruga drejt Gjykatës së Lartë, ndërsa më tej mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Ajo që vlen të theksohet është se vendimi i pezullimit të saj ka fuqi vetëm tre muaj. Proceduralisht, Prokuroria dhe Gjykata mund të kërkojnë një shtyrje apo zgjatje të këtij vendimi, por vetëm me një muaj.

3.Një tjetër skenar që qëndron është dorëheqja e Belinda Ballukut ose Kryeministri Edi Rama ta shkarkojë atë. Në këtë mënyrë, detyrimisht në kabinetin qeveritar do të ketë ndryshime. Por i gjithë ky kalvar procedurash dhe vendimesh, nuk prek mandatin që Belinda Balluku ka si deputete e zgjedhur me vullnetin e qytetarëve, pasi pezullimi nga funksionet nuk të pezullon mandatin e fituar nga zgjedhësit.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?