
TIRANA- Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike mësohet se janë zhvilluar diskutime për hapat e ardhshëm të opozitës. Kjo mbledhje erdhi pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me një vit burg të deputetit Ervin Salianji. Në këtë mbledhje deputetja Ina Zhupa theksoi nevojën për një protestë të pandalshme dhe të qëndrueshme, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri.
Ajo ka shtuar se kanë një mision historik për ta mposhtur frikën e qytetarëve dhe për të qenë në krye të revoltës. Ajo ka shtuar se nuk u intereson karriga po nuk mbrojmë kushtetutën dhe të drejtat themelore të qytetarëve.
Ndërsa deputeti Agron Gjekmarkaj e theksoi rëndësinë e një reagimi të menjëhershëm për situatën e Salianjit, duke kërkuar zhvillimin e diçkaje simbolike që nesër. Ai tha se, nëse Partia Socialiste do të kishte përjetuar një situatë të ngjashme kur ishte në opozitë, do të kishte pasur reagime të menjëhershme nga ndërkombëtarët.
DISKUTIMET:
Zhupa: Protesta e pandalshme dhe e qëndrueshme është një domosdoshmëri. Ne nuk protestojmë as për Salianjin, as për Sali Berishën, por për çdo qytetar që sot është më i frikësuar se kurrë. Frika mban diktaturat në këmbë, dhe sot po mbillet frika te shqiptarët. Ne kemi një mision historik për ta mposhtur frikën e qytetarëve dhe për të qenë në krye të revoltës. Këto fabrikime të tmerrshme, të ngjashme me ato të Enver Hoxhës, janë thikë mbi kokat e çdo shqiptari. Deputetët duhet të jenë në ballë, në parlament, në rrugë. Dënimi sot, duke krijuar precedentin e parë në vend me burg për kallëzim të rremë, tregon qartësisht arrogancën e pushtetit.
Arroganca do përballje, vendosmëri dhe qëndresë të palëkundur. Nuk na intereson karriga po nuk mbrojmë kushtetutën dhe të drejtat themelore të qytetarëve. Sot kemi marrë mesazhe pafund nga qytetarët. Nuk duhet të llogarisim numrat që do të jenë në protestën e parë ose të dytë, por duhet të llogarisim që të jemi të parët në betejë dhe qytetarët do na bashkohen. Kjo lidhet edhe me vendimin tonë politik për një qeveri teknike.
Gjekmarkaj: Të bëjmë diçka simbolike nesër, sepse po t’i ndodhte PS-së kjo kur ishte në opozitë, do të kishte reaguar i gjithë faktori ndërkombëtar. Ne jemi ende shumë të vakët me ndërkombëtarët. Më shumë se protesta, Ramës i dhemb kur reagojnë gazetat, shtypi, ndërkombëtarët. Prandaj, duhet ta përdorim edhe këtë formë të rëndësishme. Duhet të bëjmë një përpjekje të madhe me ndërkombëtarët, sepse dënimi politik do të thotë që kjo drejtësi e re nuk funksionon ashtu siç duhet.
pd
Artikuj te sugjeruar
M.B.
POLITIKE
26 Shtator22:16
"Heshtja do të ishte e dëmshme!" Vendimi i Apelit për Salianjin/ Bardhi: I pritshëm, tekë e Ramës e Xhafajt
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha sot se dënimi i deputetit të PD, Ervin Salianji nuk do ta zmbrapsë opozitë...
n.f
POLITIKE
26 Shtator21:59
Mbledhja e Kryesisë së PD-së, Noka propozon protesta në çdo qark: Të bllokojmë porte, aeroporte si edhe institucione të arsimit të lartë!
Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së opoztë...
M.B.
POLITIKE
26 Shtator21:56
"Vendimin e falsifikuar e futën në vendimin e ndërmjetëm!" Salianji: Erdhën në seancë dhe thanë na e ka sjellë avokati i Fatmir Xhafës dje
TIRANA- Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka zbuluar të tjera të dhëna, sipas tij, për gjyqtarin e treshes së Apelit që ...
M.B.
POLITIKE
26 Shtator21:45
"Ish-ministri Xhafa e mbrojti gjyqtaren nga shkarkimi!" Salianji: Do e faktoj me dokumente qoftë në burg kur të jem
TIRANA- Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka hedhur akuza në drejtim të trupës së gjyqtarëve që morën vendimin p&e...
E.D
POLITIKE
26 Shtator21:39
BE ndan Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në procesin e anëtarësimit / Mickoski uron sukses: Rrugët tona mund të kryqëzohen sërish
MAQEDONIA E VERIUT- Bashkimi Evropian ka vendosur të ndajë rrugët e anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedoni...
M.B.
POLITIKE
26 Shtator21:33
"Përballje dhëmb për dhëmb si objektivi më madhor absolut!" Berisha: Qëndrimi ynë do jetë përqafimi i modelit të rezistencës në rrugë, në shesh
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së se të denoncosh krimin ...
n.f
POLITIKE
26 Shtator21:33
Berisha nga mbledhja e Kryesisë së PD-së: Tani është koha e veprave, tani është koha e kreativitetit, tani është koha e përballjes
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbeldhjen e Kryesisë së PD-së ...
n.f
POLITIKE
26 Shtator21:32
"Duhet të dalim ballë për ballë për të mbrojtur opozitarizmin", Berisha: Një vend ku shtypet opozita, nuk ka sovranitet të brendshëm!
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marr pjes pr mes nj lidhje online në mbledhjen e Kryesisë së PD-s...
M.B.
POLITIKE
26 Shtator21:32
"Kjo nuk ndodh as në Rusinë e Putinit!" Mbledhja e Kryesisë së PD-së, Berisha: Rama kërkon të fitojë mandatin e katërt duke burgosur opozitën
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie se nuk ka asnjë vend...