POLITIKE

'Mbrojtja fanatike', Gjokutaj: Manovra e Ramës për Ballukun, dështim i plotë që i hapi rrugën SPAK-ut

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Mars 2026, 16:40
'Mbrojtja fanatike', Gjokutaj: Manovra e Ramës për Ballukun,

Avokati Genc Gjokutaj foli mbi zhvillimet e fundit të lidhura me ish-ministren Belinda Balluku, ku theksoi se veprimet e Kryeministrit për të mbrojtur Ballukun, duke u drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ishin një manovër alogjike dhe joligjore, që jo vetëm dështoi, por i hapi rrugën hetimeve të thelluara nga SPAK.

Avokati e quajti këtë një tentativë të dështuar për të manipuluar sistemin drejtësor, duke e kthyer politikën në një mekanizëm bllokues të ligjit dhe drejtësisë.

Gjokutaj: Ai te pjesa e kutive dhe kazaneve, edhe këtyre historive të tjera, teorive konspirative, mund të marrë vesh. Problemi tashmë është që Gjykata Kushtetuese ia dha përgjigjen. Ky tash mbeti në mes të rrugës sepse skenari nuk u realizua. Pra, as më shumë dhe as më pak, Gjykata Kushtetuese ia ktheu dhe i tha se nuk mund të kërkosh nga unë të ushtroj një kompetencë që mund ta ushtrosh vetë. Dhe kjo përfshin si shkarkimin e Ballukut që e bëri më parë, si pezullimin që ta ekzekutonte dhe t'i thoshte zonjës që nuk vemi në gjykatë, s'kemi pse vemi në gjykatë, por ne do të ankohemi ndaj këtyre masave.

Ajo që solli dhe agravoi situatën ishte fakti që ky karshillëk primitiv, administrativ dhe ligjor, duke dashur të bëjë karshillëk drejtësisë, çoi në veprimin e SPAK-ut, i cili shtoi pesë episode të tjera që kishin të bënin me korrupsionin, të cilat deri më tani quhen shkelje e barazisë në tendera. Kjo është një shkelje e barazisë në tendera, jo shkelje e barazisë në të drejtën për të folur, ose në të drejtën për të ushtruar një kompetencë, por shkelje e barazisë në tendera të cilët përcaktojnë cilësinë e rrugëve, përcaktojnë fondet që përdoren për to, dhe të cilat duhet të kalkulohen mirë nga pikëpamja financiare dhe inxhinierike, që të mos vijmë në situatën kur një rrugë shkatërrohet si një gazetë. Kjo, gjithashtu, është propaganda e pavërtetë e këtij kryeministri dhe e të gjithë ekipit të tij, i cili vazhdon të thotë se kjo është pasojë e fatkeqësive natyrore.

Dini ju, Enida, sa kohë ka kaluar pa rënë shi? Dhe nuk ka qenë as shi i rrëmbyeshëm, siç pretendon kryeministri në podkastin e tij. Tashmë ai nuk flet më nga kryeministria, nuk guxon të flasë në publik dhe përdor ironinë dhe talljen në podkast. Ai gjithashtu fton disa si mbështetës të tij, duke vazhduar me këtë teori.

Çfarë po bën Rama tani? Ai ka folur në mënyrën më të papërgjegjshme të mundshme. Duke dashur që politika e tij të ditës dhe manovrat që ka lidhur me këtë çështje për ta shpëtuar Belindën me çdo kusht, ai ka dashur ta kthejë në mekanizëm bllokues politikën dhe retorikën që përdor. Ai nuk e trajton këtë çështje nga pikëpamja ligjore, duke parë kush janë kushtet dhe kriteret për të tjerë, por dëshiron ta kthejë atë në një mekanizëm bllokues dhe kalon vendimmarrjen nga ligji në kalkulimin politik.

Masa e sigurimit, në rastin konkret, është një instrument juridik që për shkak të specifikave të tij kalon në një instrument legjislativ, siç është Kuvendi. Praktika, konsultimet e Komisionit të Venecias dhe e gjithë arkitektura ligjore kanë treguar se Komisioni i Mandateve dhe Imuniteteve ka vepruar si një filtër formal që ka verifikuar qëndrimësinë politike të këtij procesi, por nuk ka hyrë në teknikalitete që i takojnë ekskluzivisht gjykatës dhe prokurorisë. Për më tepër, të bësh politikë mbi një masë sigurimi është diçka që nuk ka kuptim.

Edi Rama ka përdorur shumicën e votave që i ka marrë, të cilat janë vjedhur, për të mbuluar vjedhjen e fondeve publike në infrastrukturë. Kjo është historia e thjeshtë. Përse Edi Rama e mbron me kaq fanatizëm? Ai nuk shquhet për të qenë një mbrojtës i kauzave për shoqërinë, për hir të integrimit të vendit apo të ardhmes së tij. Përkundrazi, ai është një zjarrvënës i procesit të integrimit, siç është treguar nga McAllister, i cili ka deklaruar qartë se qëndrimi ndaj çështjes Balluku dhe vendimmarrja e gjykatave dhe prokurorive kundër korrupsionit janë kushte të domosdoshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo tregon se qëllimi i këtij kryeministri dhe i mazhorancës së tij nuk është integrimi, por përdorimi i procesit të integrimit për të vjedhur fonde publike, ashtu siç kanë bërë deri tani. Retorika e tij merr fund këtu, në vitin 2026, kur Shqipëria bëhet anëtare e NATO-s.

SPAK-u dhe GJKKO-ja janë ata që duhet të zbatojnë politikën penale. Ata janë përgjegjës për vendosjen e masave të sigurimit dhe vlerësimin e kritereve ligjore, ndërsa Kuvendi ka një rol formal dhe procedural. SPAK duhet t'i vërë emrin akuzës dhe të mos e etiketojë atë thjesht si shkelje tenderash, por si korrupsion të pastër.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë