POLITIKE

Mbyllja e TikTok/ Arlind Qori: Vendimi 5 muaj para zgjedhjeve, videot në këtë platformë janë më të ndjekura dhe më të pëlqyera

M.B. Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2024, 12:35

Mbyllja e TikTok/ Arlind Qori: Vendimi 5 muaj para zgjedhjeve, videot në

TIRANA- Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se ka njerëz që i sugjerojnë që të mos ankohet për mbylljen e Tiktokut nga kryeministri Edi Rama pesë muaj përpara zgjedhjeve sepse janë ende platformat e tjera sociale.

Qori sjell shembullin e një videoje të tij për të cilë thotë se ndonëse është postuar në disa rrjete sociale, videoja në Tiktok ka pasur 15 herë më shumë shikueshmëri dhe pëlqyeshmëri krahasuar me Facebook-un dhe diç më pak në krahasim me Instagramin. Ai shton se do të mësohen shumë shpejt edhe me mbylljen e Tiktokut, duke intensifikuar punën në rrugë me qytetarët dhe kreativitetin në botën virtuale.

POSTIMI:

Ka njerëz të patëkeq që më sugjerojnë të mos ankohem për mbylljen e Tiktokut nga Edi Rama pesë muaj përpara zgjedhjeve sepse janë ende platformat e tjera sociale. Po iu përgjigjem me shembullin e videos sime të fundit të postuar sot paralelisht në TikTok, Facebook dhe Instagram. Ndonëse janë postuar pranë njëra-tjetrës në kohë, videoja në Tiktok ka pasur 15 herë më shumë shikueshmëri dhe pëlqyeshmëri krahasuar me Facebook-un dhe diç më pak në krahasim me Instagramin. Profili im në Facebook është mbi 15-vjeçar dhe jam përdorues i rregullt i tij ndër vite.

Në Tiktok nuk kam më shumë se dy vite e ca, por hendeku në ndjekshmëri dhe pëlqyeshmëri midis këtyre dy platformave është si abis. Nuk di ta shpjegoj teknikisht këtë ndryshim, por kam përshtypjen se Tiktoku është më demokratik në përcjelljen e mesazhit, ndërkohë që platformat e tjera funksionojnë sipas modelit të fluskës së ndjekësve të zakonshëm. Për të mos përmendur se këto të fundit janë gjithnjë e më të zhytura në logjikën e pagesës për të rritur shikueshmërinë, çka unë e refuzoj dhe do ta refuzoj gjithmonë.

Sidoqoftë Tiktoku është thjesht një mjet. Të mësuar me mënjanimin nga televizionet, unë dhe aktivistët e Lëvizjes BASHKË gjetëm Tiktokun për të komunikuar me qindra mijëra qytetarë (mbi 1 milion pëlqime kanë marrë gjithsej postimet e mia në Tiktok). Do të mësohemi shumë shpejt edhe me mbylljen e Tiktokut, duke intensifikuar punën në rrugë me qytetarët dhe kreativitetin në botën virtuale. Sepse, siç thuhej një herë e një kohë, asgjë nuk mund ta ndalë një ide të cilës i ka ardhur koha. Kjo ide e ka një trup politik që quhet Lëvizja BASHKË.

arlind qori

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë