POLITIKE

"Me këtë shumë i japim një frymëmarrje të re Shqipërisë!" Berisha në Tiranë: Në 100 ditët e para vendosim minimumin jetik prej 200 eurosh

M.B. Përditësimi i fundit 25 Prill 2025, 19:09

"Me këtë shumë i japim një frymëmarrje të re

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim elektoral në nga degë numër 4 në Tiranë. Berisha premtoi sërisht se në rast se Partia Demokratike vjen në pushtet në 100 ditët e para do të vendosin minimumin jetik prej 200 eurosh. Sipas tij, me këtë shumë i japin një frymëmarrje të re Shqipërisë. 

Ai shtoi se programi i PD-së ka si qëllim kryesor një mundësi të re për çdo shqiptar, nga fëmijët për një shkollë më të mirë, te pensionistët, për një jetë më të mirë, te të rinjtë, për shanse shkollimi dhe punësimi reale, te bizneset për shanse të vërteta suksesi dhe te punonjësit përmirësim dhe respekt të punës së tyre. 

"Sot, ju, secili prej jush, edhe ai që punon dhe ai që nuk punon, edhe ai që ka biznes, edhe ai që ka makinë dhe ai që nuk ka makinë, çdo njëri, edhe fëmija i sapo lindur dhe i moshuari, paguani taksat më të rënda kësaj qeverie. Dhe në rast se sot ne kemi 21% të familjeve në këtë vend që nuk ushqejnë dot me 3 vakte ushqim fëmijët e tyre. Në rast se sot kemi qindra e mijëra pensionistë që nuk blejnë dot ilaçet e tyre", tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur qytetare dhe qytetarë të lagjes 4, tiranas denbamaden, dibranë, gollobordas të ardhur me të cilët kam jetuar vite e vite në një pallat, se unë jam banor i kësaj lagje, lebër, malësor, një komunitet me prurje të ndryshme, por një komunitet i mrekullueshëm njerëzish të ndershëm, punëtor dhe dinjitoz. Shpreh kënaqësinë e madhe që jam sot tek ju dhe vij këtu për të paraqitur kandidatët tanë për deputetë në këtë lagje, përfaqësues të shkëlqyer tuaj, Lisandër Hoxhën, Kreshnik Çollaku, Revelino Çuni, përfaqësues dinjitoz i komunitetit rom-egjiptian, një demokrat i vërtetë. I dashur Besart Xhaferi, kryetar i FRPD-së dhe udhëheqës politik i kësaj dege, Endrison Breçani, kryetar i degës.

Zonja e zotërinj, miq të dashur. Çdo ditë që na ndan nga 11 maji është një apel, një kushtrim për ne. Janë sirenat që na ftojnë të bëjmë të gjithë përpjekjet tona për fitoren e shkëlqyer, historike që presin banorët e lagjes numër 4 dhe shqiptarët në të 4-anët e vendit. Mbrëmë pas mesnate jam kthyer nga një tur në jugun e Shqipërisë. E gjeta jugun në këmbë, më të vendosur, më të gatshëm se kurrë, për tu ndarë nga kjo e keqe e madhe, nga kjo sëmundje e rëndë, që quhet Edi Rama dhe regjimi i tij.

Të dashur miq! Ne sot kemi një epërsi të madhe ndaj kundërshtarit tonë. Kemi një mbështetje të fuqishme, një entuziazëm të paparë më parë. Kemi një program i cili me të vërtetë, çdo orë dhe çdo ditë po pushton gjithnjë e më shumë, mendjet dhe zemrat e qindra dhe mijëra shqiptarëve. Ky program të dashur miq, ka si qëllim kryesor, më kryesor, një mundësi të re për çdo shqiptar, nga fëmijët për një shkollë më të mirë. Tek pensionistët, për një jetë më të mirë. Tek të rinjtë, për shanse shkollimi dhe punësimi reale. Tek bizneset për shanse të vërteta suksesi. Tek punonjësit përmirësim dhe respekt të punës së tyre. Por ka para së gjithash rikthimin e parave të shqiptarëve, tek qytetarët.

Miqtë e mi! Sot, ju, secili prej jush, edhe ai që punon dhe ai që nuk punon, edhe ai që ka biznes, edhe ai që ka makinë dhe ai që nuk ka makinë, çdo njëri, edhe fëmija i sapo lindur dhe i moshuari, paguani taksat më të rënda kësaj qeverie. Dhe në rast se sot ne kemi 21% të familjeve në këtë vend që nuk ushqejnë dot me 3 vakte ushqim fëmijët e tyre. Në rast se sot kemi qindra e mijëra pensionistë që nuk blejnë dot ilaçet e tyre. Në rast se sot kemi çdo ditë, qindra të rinj, që kanë alternativë të vetme, largimin nga Shqipëria, të gjitha këto kanë vetëm një shkak: Përvetësimin, vjedhjen e taksave tuaja, nga regjimi i Edi Ramës, nga Edi Rama, ministrat dhe zyrtarët e tij.

Ndaj dhe unë jam sot para jush për të dhë ju fjalën se, ne në 100 ditët e para do të realizojmë atë ndryshim të cilin nuk e ka menduar ndonjëherë, ndonjë njeri këtu. Në 100 ditët e para miqtë e mi, ne do të vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo pensionist. Për çdo qytetar në ndihmë ekonomike, për çdo të papunë, për çdo jetim, që ka vetëm një prind, për çdo student me bursë dhe me këtë shumë ne garantojmë për këta qytetarë që numërojnë kafshatën 6.3 euro në ditë, pak është, por mjerim nuk është. Me këtë tregues ne barazojmë veten tonë, me vende të tjera të cilat nuk pranojnë që qytetarët e tyre të jenë në mjerim. Me këtë shumë ne bëjmë Shqipërinë më të drejtë, shoqërinë tonë më të drejtë dhe japim pra një frymëmarrje të re.

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë