POLITIKE

"Me Metën kam zero komunikim"/ Kryemadhi: Ai ka pamjen e të burgosurit politik, por sot ishte pushkë me fjalimin që ka mbajtur

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Prill 2026, 22:17

"Me Metën kam zero komunikim"/ Kryemadhi: Ai ka pamjen e të

Monika Kryemadhi ka folur pas seancës së parë të gjyqit në themel, për të, Ilir Metën dhe të akuzuarit e tjerë. E futar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Kryemadhi ka bërë disa deklarata të forta, duke akuzuar për një proces të padrejtë dhe për një gjykatë shërbëtore të SPAK. Lidhur me Metën, Kryemadhi tha se nuk ka komunikim me të. Ajo tha se Meta ka pamjen e të burgosurit politik, ndërsa shtoi se edhe opozita nuk ka patur reagimet e duhura për procesin ndaj tyre, duke deklaruar se deputetët e opozitës janë sot më të pasurit. 

Pjesë nga biseda: 

Monika Kryemadhi: Sot ka filluar gjyqi në themel, paraprakja ka mbaruar ku u dha vendim, që të bëjë gjykata edhe hetim edhe vendim, që nuk ishte parë ndonjëherë, pasi në dosje mungojnë dëshmitarët kyç. Dy gjëra ka procesi i sotëm, nuk është se mungonte mamaj ime dhe avokati, por ajo ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe të ndarë nga çështja, gjykatësja kishte kapur që në deklaratën noteriale nuk ishte çështja e gjykimit të shkurtuar. Ishte një sebep për të pezulluar afatet Metës dhe për ta shtyrë pasi edhe prokuroria nuk ishte e gatshme. Nuk i njihen afatet e pezullimit dhe të burgimit. Nëse mungon avokati i zotit Meta po, por nëse mungon i pandehur tjetër s'ka punë. Këtu problemi qëndron te mënyra që nuk kemi proces gjyqësor që kërkojmë drejtësi por ne kemi as gjyq publik, ka probleme e gjithë dosja. Ka procedura që zvarrisin dhe e bëjnë shumë të vështirë të marrësh edhe provat që mendojnë se të bëjnë pis, ndërsa ato që të shfajësojnë nuk i kanë as në fashikuj.

Ylli Rakipi: Ti fole me Metën sot?

Monika Kryemadhi: Jo, jo nuk flas me zotin Meta. Kam zero komunikim. Flas vetëm në process gjyqësor, për të bërë mbrojtjen time. Është e vërtetë ajo që tha avokati, ai ka marrë fashikujt për CEZ-DIA, pasi edhe ajo është me artikuj gazete. Pjesa tjetër është marrëdhënia ime familjare me mamanë time, që pretendojnë se janë në bashkëpunim me zotin Meta. Kur unë kam hequr mitrën, dhe kam paguar 5 mijë euro cash, nuk i kam deklaruar, quhet bashkëpunim Meta me mua në këtë vepër penale. Ka absurditete qësharake. Edhe historia e kafazit, është normale, pasi zoti Meta e ka të nevojshme me avokatin, ka shumë komunikime. Për cështjen CEZ-DIA. Është e vështirë, nuk dëgjohet është xham 10 cm.

Çështja ka filluar në shkurt 2018, është historia kur fillon ndërtimi i SPAK. Me një zell të madh e ka marrë Altin Dumani, padinë e Rome Kara, dhe duke thënë do ta çoj Metën në burg, më zgjidhni kryetar të SPAK. E mbani mend fotografinë te hotel Butik, Altin Dumani me Ulsi Manjën, Ulsiu ishte anëtar komisioni, merrej me zgjedhjet që kontrollonte KLP. I kishin premtuar Altin Dumanit për tu bërë kryetar SPAK-u. U zgjodh Arben Kraja, pavarësisht nga kjo, zelli dhe arrestimi i Metës ka filluar në mars 2023. Arrestimi i Metës dhe Berishës kanë ardhur si premtim që i është bërë Yuri Kim. Ajo ka dashur të parqesë një CV të vetën në SHBA, për të thënë këta kanë qenë anti amerikanë. Yuri Kim ka dekoruar Altin Dumanin me certifikatën e Anthony Blinken. Pasi Blinken u shpall non grata nga qeveria e re, u arrestua edhe Erion Veliaj, për të thënë kam arrestuar pro soros dhe anti soros. Nuk ka proces gjyqësor të drejtë dhe të barabartë. Aty thotë kam bërë korrupsion, pse kam kërkuar të porosis shtëpi, e kam parë në korrik, dhe në shtator e kam anulluar. Më thonë pse nuk e ke deklaruar. Çfarë të deklaroj? Më akuzon që ligji i minierave, e ke marrë si premtim për këtë ligj, kur këtë ligj e ka propozuar Edi Rama. Ligji nuk ka lidhje fare me biznesin që pretendojnë ata se ka përfituar. Më akuzon mua dhe nuk thërret kryesorët e hartimit të ligjit.

Edhe që nuk e nxjerrin Metën nga kafazi. Meta ka pamjen e një të burgosuri politik. Se janë marrë me çështjen e pamjes. Por Meta ishte pushkë sot me fjalimin që ka mbajtur. Çfarë ka ndodhur? Portugezi vrasës me pagesë, del 2 orë në ditë në ajrorje, Metën e nxjerrin 20 min. A po tentojnë ta zhbëjnë? Patjetër. Largimi i Metës nga politika dhe çmitizimi i tij, sot opozitarizmi është bërë biznesi më fitimprurës, deputetët më të pasur i ke në opozitë. Kënaqen se thonë duke mbajtur Metën në burg nuk merren me ne. Shiko reagimet dhe çfarë ndodh.

Ylli Rakipi: A ndiheni ju të barabartë me palën tjetër, SPAK-un?

Monika Kryemadhi: Këtë pyetje duhet t'ja bëni gjykatës, gjykatësit janë shërbëtorët. Nuk kemi më gjykatë. Gjykata është SPAK. E dini cfarë ndodhi me Irena Gjoka? I tha avokatit tërhiqni masën e sigurisë, se do kthej dosjen mbrapsht, mungojnë dëshmitarët kyç. Adrian Shatku përmendet në dosje dhe nuk është marrë në pyetje. Meta cfarë provash do prishë? Nuk është në pushtet.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 27 Prill18:51

Sa e ndryshoi burgu Ilir Metën

Edhe pse izolimi i gjatë e ka ndryshuar dukshëm në pamje fizike, Ilir Meta në thelb mbetet i njëjti, me të njëjtat akuza, t&e...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë