Ndezi qëllimisht zjarrin në Petë të Vlorës, arrestohet 52-vjeçari
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skender Hita zhvilloi një takim në Shkodër me strukturat e drejtorisë ve...
Gazetari Julian Hoxhaj ka reaguar pasi emri i tij dhe emisioni “Plug”, pjesë e Syri TV, janë përmendur në një audiopë...
Qytetarët e Fushë-Arrëzit u helmuan një javë më parë nga uji i pijshëm. Lajmi konfirmohet nga Instituti i Shëndet...
39 deputetë të Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike i janë drejtuar Kuvendit me kërkesën për ngritjen e...
Turistja holandeze 34-vjeçareje i shpëton përdhunimit në ishullin grek Kos Artikulli i plotë Telegraaf Një grua holande...
Dy grabitje janë shënuar gjatë 10 ditëve të fundit në qarkun e Beratit, ku dy biznesmenë janë bërë pre ...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënate fundit sa i përket situaës me zjarre në Vend. Njoftohet se gjatë 24 orëve t&...
Shfaqja e fundit publike e ish-presidentit Ilir Meta, i cili u paraqit në seancën gjyqësore brenda një kafazi xhami, për analistin Andi Bushati ngre dyshime të forta mbi mënyrën e trajtimit të të akuzuarve nga sistemi i ri i drejtësisë.
I ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Bushati tha se Meta dukej sikur “nuk e kishte parë dritën e diellit me sy”, çka ngre pikëpyetje serioze mbi kushtet e paraburgimit të tij.
Pamjet nga kafazi i xhamtë, për Bushatin përforcojnë idenë se ai po mbahet në kushte të vështira izolimi, që sipas tij mund të përshkruhen si “burg çnjerëzor”.
Trajtimi i Metës, u shpreh më tej analisti, përtej çdo përgjegjësie penale që ai mund të ketë, po shkon drejt një forme denigrimi personal.
Kjo situatë ka rihapur diskutimin për qëllimet e Reformës në Drejtësi të vitit 2016, ku një nga shtyllat kryesore, theksoi Bushati, ishte fundi i pandëshkueshmërisë, ndërsa kolona e dytë, po aq e rëndësishme, shtoi ai, “rikthimi i besimit të publikut te drejtësia”.
Pjesë nga deklarata:
Kur pashë videot e para që dolën nga procesi, po pastaj dhe shumë kolegë që komentonin me njëri-tjetrin, kjo ishte e para. Ua çfarë i ka ndodhur Ilir Metës? Pra, ti po mos e dije që është mbajtur në qelinë e Edi Ramës dhe të SPAK-ut, ti do thoshe larg qoftë i ka rënë ndonjë sëmundje e keqe. Ilir Meta mund të meritojë gjithçka? Mund të ketë bërë dhe faje që s'i ka gjetur SPAK-u. Por problemi është, a mundet të mbahet një njeri në burg po me të njëjtën mënyrë si u arrestua? Portreti i tij sot tregonte që ai është mbajtur në një burg çnjerëzor. Dhe këtu lind pikëpyetja e parë. Pikëpyetja e dytë është ajo që thoni juve. Do bëjë ndonjë krim Ilir Meta? Do arratiset në mënyrë spektakolare nga salla e gjyqit që futet në atë kafazin e xhamtë? Ai kafazi i xhamtë, njësoj si për Veliajn, për Berishën, për Ilir Beqen a këdo tjetër, nuk ka të bëjë me drejtësinë, ka të bëjë me denigrimin e personit.
Ne në qoftë se ne kemi projektuar një drejtësi që do të denigrojë personin dhe jo t'i japi të drejtën, atëherë këtu jemi në rrugën e gabuar. Dhe prandaj unë sot, duke parë edhe kërkesën e Veliajt, të Berishës, të Metës që e këmbënguli disa herë, kam kërkuar, pra jam bashkuar atyre që thonë minimumi i minimumeve minimum, është një gjyq i hapur. Ana tjetër përveç fundit të pandëshkueshmërisë kush ishte? Më 2016, reformë në drejtësi, fund pandëshkueshmërie një dhe kolona e dytë qe rikthimi i besimit të publikut te drejtësia. A ka gjë më minimale, më bazike sesa një gjyq i hapur, ku Ilir Meta, Erion Veliaj, Ilir Beqja, Sali Berisha, të dalin para publikut dhe me akuzat që përballen, të thonë kundër akuzat.
Unë si qytetar i zakonshëm ta shoh nga televizori im se çfarë ishte kjo drejtësi, çfarë provash i kanë gjetur dhe si mbrohen ata që janë në bankën e të akuzuarit. Insistoj te kjo edhe për një fakt tjetër, se SPAK-u dhe GJKKO-ja me na kanë dhënë deri më sot vetëm një provë të një procesi të mbyllur të një politikani të lartë deri në vendimin e formës së prerë. Ky është Beleri dhe rasti i Himarës. Kanë bërë një masakër. Sigurimi i Shtetit, KGB-ja do e kishte zili procesin Beleri. Pra është procesi më i errët që edhe diktatura dhe gjykatësit dhe prokurorët e diktaturës do e kishin vështirë pa fakte dhe pa prova të dënonin dikë. Pra, SPAK-u dhe GJKKO-ja na e kanë dhënë provën që me dyer të mbyllura janë të aftë të bëjnë krime. Kështu që për të gjithë, dhe për ata që unë mendoj se e meritojnë burgun dhe për ata që unë e mendoj që nuk e meritojnë burgun, minimumi i minimumeve është procesi i hapur. Këtu nuk duhet të ketë diskutim. Ne e kemi mbyllur epokën e besimit qorrazi te SPAK-u dhe te drejtësia e re. Tani duam t'i shikojmë të përballen me paçavuret që kanë qenë në gjendje të ndërtojnë këto katër vjet.
Ilir Meta prej 18 muajsh ndodhet në paraburgim dhe pamjet e fundit publike të tij ishin ato të arrestimit më 21 tetor 2024. Por ish kreu i s...
Lideri i demokratëve Sali Berisha, ka ashpërsuar akuzat ndaj Ramës, duke deklaruar se ai ‘mbrohet vetëm nga mafia’, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se pengmarrja është kulturë e Edi Ramës dhe jo e shqiptarëve. Gjatë fja...
Edhe pse izolimi i gjatë e ka ndryshuar dukshëm në pamje fizike, Ilir Meta në thelb mbetet i njëjti, me të njëjtat akuza, t&e...
Ish-ministri i Drejtësisë dhe një nga bashkëpunëtorët e hershëm të Ilir Metës, Ylli Manjani ka bërë nj&eu...
Vetëm pak orë pas seancës së parë të gjyqit në themel, ish-presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me drejtuesit e rinj të degëve është shprehur se, në qendër t...
Në takimin me drejtuesit politikë të PD në qarqe, kreu i PD, Sali Berisha sulmoi Ramën duke e akuzuar se me mbrojtjen që i ka b&eu...
Edi Rama kërcënoi sot Elisa Spiropalin me përjashtim nga grupi parlamentar i PS-së. Ai i tha Spiropalit se herën e parë nuk votoi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me trajtimin e ish-Presidentit Ilir Meta gjatë seancës gjyqësor...