POLITIKE

"Meloni të heqë dorë nga ky projekt", deputetët e PD-së italiane vizitë në Gjadër: Reklamë, punimet mezi kanë nisur, ktheni fondet për sistemin shëndetësor

M.B. Përditësimi i fundit 22 Maj 2024, 19:35
"Meloni të heqë dorë nga ky projekt", deputetët e
Gjadër

LEZHA- Deputetët e opozitës italiane ishin sot në Shqipëri në një vizitë për të parë nga afër zonën ku do të ngrihen 2 qendrat e emigrantëve të cilat ishin parashikuar të hapeshin më 20 maj. Vizita është zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Matteo Mauri së bashku me kolegët Simona Bonafè, Enzo Amendola dhe Matteo Orfini ishin në Gjadër ku po ngrihet njëra nga qendrat e emigrantëve të parashikuara nga marrëveshja.

Në një video të publikuar nga mediat italiane, shfaqen disa buldozerë, dy kamionë. La Repubblica shkruan se inxhinierët ushtarakë nuk kanë përfunduar ende gërmimet dhe se puna është shumë e ndërlikuar për shkak të terrenit ku nuk kanë nisur ende as procesi për kanalizimet e as puna për energjinë elektrike.

“A e kuptoni se çfarë po bën? Ju po shkelni të drejtat e njeriut, po shpenzoni një shumë të madhe parash publike dhe mbi të gjitha nuk jeni në gjendje as të mbani atë që keni thënë. Sot është 22 mars. Dy ditë më parë këtu duhej të ishin tashmë në funksion qendra e kërkuar nga Meloni”, tha Matteo Mauri, deputeti i Partisë Demokratike italiane drejtuar kryeministres Giorgia Meloni dhe ministrave në një video të publikuar në La Repubblica.

Prefektura e Romës ka firmosur kontratë me kompaninë Medihospes për menaxhimin e shërbimeve. Opozita italiane ka ngritur shumë pikëpyetje mbi rrezikun e shkeljes së normave dhe konventave ndërkombëtare, si dhe me vetë dobinë e kësaj marrëveshjeje.

“Përpjekja e Melonit për të pasur një reklamë elektorale për emigrantët për zgjedhjet evropiane dështoi keq. Jemi përballë më shumë se 70 mijë metra katrorë dhe nuk ka asgjë. Punimet mezi kanë nisur, pavarësisht njoftimeve të qeverisë që kishte caktuar datën e hapjes së qendrës më 20 maj 2024...E vetmja gjë që lëviz janë shpenzimet. Tani nga 653 milionë euro që ishte parashikuar në fillim kanë shkuar në mbi 800 milionë. E shpenzimet do të vijojnë të rriten siç kemi deklaruar në nënshkrimin e marrëveshjes.

Është e qartë se jemi përballë një përpjekjeje qesharake për të paguar një reklamë elektorale për zgjedhjet evropiane. Veprim i zakonshëm i një qeverie që përpiqet të fshehë dështimet e saj të dukshme me propagandë. I kërkojmë kryeministrit Meloni të heqë dorë nga ky projekt dhe të zhvendosë të ardhurat drejt fuqizimit të burimeve që do t'i akordohen sistemit kombëtar shëndetësor”, deklarojnë deputetët e Partisë Demokratike italiane.

Sipas kalendarit të shpallur nga qeveria Meloni, qendrat duhet të ishin inauguruar të hënën më 20 maj, por dorëzimi i punimeve është planifikuar në fund të vjeshtës, kur dhe priten te hapen qendrat.

marreveshja per emigrantet me italine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë