POLITIKE

Meta: Para ka sa të duash por nuk duhet të ketë organizatë kriminale në qeverisjen e vendit!

n.f Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2025, 13:47

Meta: Para ka sa të duash por nuk duhet të ketë organizatë

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një postim në "Facebook" ka shkruar se vetëm me largimi i organizatës kriminale do të rrisë të ardhurat dhe do ti shkojnë te qytetarët. Meta shkruan se niveli i të ardhurave tatimore të Shqipërisë vazhdon të jetë më skandaloz në rajonin tonë. Ai thekson se raporti i të ardhurave tatimore në nivelin 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto është rreth 5% nën mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Meta shkruan se Shqipëria ka raportin më të ulët të efiçencës të së ardhurave të mbledhura në rajon, si rezultat i pragjeve të shumta dhe përjashtimeve, që inkurajojnë nëndeklarimin dhe dobësojnë zbatimin e sistemit fiskal. Ai shtoi se rritja e të ardhurave është e domosdoshme për t’ju përgjigjur rritjes së presioneve të shpenzimeve për arsimin, shëndetësinë, pensionet dhe kujdesin social. Sipas tij analiza e raportit vlerëson një rritje kumulative të nevojave për shpenzime publike prej rreth 7% të PBB-së në vitet e ardhshme.

Vetëm largimi i organizatës kriminale rrit të ardhurat dhe i çon te qytetarët. Niveli i të ardhurave tatimore të Shqipërisë vazhdon të jetë më skandaloz në rajonin tonë. Raporti i të ardhurave tatimore në nivelin 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, është rreth 5% nën mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pavarësisht që në taksat kryesore përgjithësisht normat tatimore janë në përputhje me ato të vendeve të rajonit, hendeku i performancës tregon mangësi të rëndësishme në bazën tatimore, diferencimet dhe përjashtimet tatimore, si dhe mungesës së performancës për shkak të korrupsionit dhe mungesës së profesionalizmit.

Shqipëria ka raportin më të ulët të efiçencës të së ardhurave të mbledhura në rajon, si rezultat i pragjeve të shumta dhe përjashtimeve, që inkurajojnë nëndeklarimin dhe dobësojnë zbatimin e sistemit fiskal.

Shqipëria ka një raport efiçence të mbledhjes në 0.6 kur ndërkohë Kosova e ka mbi 0.85.
Forcimi i administrimit, reduktimi i pabarazisë në trajtimin tatimor të sektorëve të caktuar të ekonomisë dhe reduktimi i informalitetit do të ndihmonte në ngritjen e mbledhjes së taksave drejt mesatares së Bashkimit Europian.

Rritja e të ardhurave është e domosdoshme për t’ju përgjigjur rritjes së presioneve të shpenzimeve për arsimin, shëndetësinë, pensionet dhe kujdesin social. Analiza e raportit vlerëson një rritje kumulative të nevojave për shpenzime publike prej rreth 7% të PBB-së në vitet e ardhshme.

Gjithashtu është e domosdoshme dhe ka hapësirë për përmirësimin e përbërjes dhe cilësisë së shpenzimeve publike. Më shumë fonde duhet të drejtohen drejt arsimit publik, veçanërisht në nivelin e arsimit të mesëm dhe të lartë, si dhe shpenzimet e kujdesit shëndetësor.

Shpenzimet për 1 nxënës të arsimit të mesëm llogariten në 1000 USD sipas paritetit të fuqisë blerëse kur ndërkohë mesatarja e vendeve europiane emergjente dhe ne zhvillim, ku bën pjesë dhe Shqipëria, shpenzimet janë rreth 4200 USD ose 4.2 herë më të larta për 1 person.
Shpenzimet për 1 student të arsimit të lartë llogariten në 1800 USD sipas paritetit të fuqisë blerëse kur ndërkohë mesatarja e vendeve europiane emergjente dhe në zhvillim, shpenzimet janë rreth 4800 USD për 1 person ose rreth 2.7 herë më të larta.

Numri i shtretërve për 1000 banorë në Shqipëri llogaritet të jetë 2 herë më i ulët se mesatarja e vendeve europiane emergjente dhe në zhvillim. Numri i mjekëve për 1000 banorë në Shqipëri llogaritet të jetë në mesatare dy herë më i ulet se mesatarja e vendeve europiane emergjente dhe në zhvillim. Numri i infermierëve për 1000 banorë në Shqipëri llogaritet të jetë 1.5 herë më i ulet se mesatarja e vendeve europiane emergjente dhe në zhvillim.

Mbulimi dhe shtrirja e asistencës sociale për të varfërit në Shqipëri është mbrapa standardit të krahasueshëm me vendet e tjera dhe mund të rritet më tej nëpërmjet riprioritizimit të shpenzimeve, propozim që Partia e Lirisë ka paraqitur me amendamentet e saj në Parlament, që u rrëzuan nga “Rilindja” e “tuneleve” pa dritë në fund të tyre për 50% të popullsisë që jeton në kufij të varfërisë absolute.

Ndërkohë niveli i të ardhurave në raport me PBB vazhdon 28% nga 41-42% që e kanë Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi. Kjo diferencë prej 13-14% do të thotë 3,2 miliard euro në një vit ose gati 13 miliard euro në një mandat që grabiten nga Organizata Kriminale në pushtet pa hyrë fare në buxhetin e shtetit. Këtu janë paratë për rritjen e pensioneve, pagave dhe financimin e arsimit me 5% të PPB, të shëndetësisë, të bujqësisë dhe të mbështetjes të prodhimit vendas dhe eksporteve.

Përveç rezervave të jashtëzakonshme nga lufta kundër korrupsionit në investimet publike dhe rikthimi i prokurimeve transparente bazuar në kostot reale dhe jo të trefishuara apo dhjetëfishuara, siç na e dëshmoi edhe ish-Zv/Kryeministri Ahmetaj. Pra para ka sa të duash por nuk duhet të ketë Organizatë Kriminale në qeverisjen e vendit dhe as drejtësi që nuk i shikon “krimet intelektuale” të saj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë