POLITIKE

"Çmimet janë rritur, u dështoi skema e pensioneve!" Rishikimi i buxhetit/ Ministri i Financave: U rritën 27 mld lekë të ardhurat

M.B. Përditësimi i fundit 12 Shtator 2024, 18:15
"Çmimet janë rritur, u dështoi skema e pensioneve!"
Jorida Tabaku dhe Petrit Malaj

TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj ka prezantuar në Kuvend aktin normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit 2024. Malaj tha se pritshmëritë për të ardhurat janë rritur me 27 miliardë lekë. Ai shtoi se ndryshimet erdhën si nevojë për të çuar para investimet në infrastrukturë, bujqësi, arsim dhe shëndetësi. Ministri tha se ndryshimet mbështeten në një sërë faktorësh reale dhe projeksioneve të pritshme. Sipas tij, akti synon ndryshime edhe në kahun e shpenzime, duke alokuar financime shtesë në sektorët prioritarë, kemi shtesë 450 mlm lekë për arsimin. 

“Rritje me 27.3 mld lekë të të ardhurave buxhetore, rritje në të njëjtën masë me 27.3 mld lekë të shpenzimeve buxhetore. Disa nga çështjet emergjente që adresohen lidhen me nevojat për të shtyrë para investimet në infrastrukturë, bujqësi, arsim dhe shëndetësi. Ky akt adreson edhe nevojën për zbatimin në kohë të kodit të ri zgjedhor, ku elementi që financohet ka të bëjë me regjistrimin e zgjedhësve jashtë Shqipërisë, adreson nevojën për të nxitur më tej bujqësinë, me këtë akt përhiqemi të akomodojmë nevojat shtesë të ministrisë së brendshme për kompensimin ushqimor të punonjësve të policisë dhe orët shtesë gjatë sezonit turistik.

Ndryshimet mbështeten në një sërë faktorësh reale dhe projeksioneve të pritshme. Akti synon ndryshime edhe në kahun e shpenzime, duke alokuar financime shtesë në sektorët prioritarë, kemi shtesë 450 mlm lekë për arsimin. Shpenzimet publike në arsim zënë 3.2% PBB. 900 mln lekë për bujqësinë, 500 mln shkojnë për grante për fermerët dhe 400 mln lekë shtesë që shkojnë për investime në sektorin e ujitjes dhe kullimit”, tha ministri Malaj.

Nga ana tjetër, deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se çmimet për qytetarët janë rritur, ndërkohë që u ndal edhe tek skema e pensioneve duke thënë se ka dështuar. Tabaku tha se buxheti është zbatuar në masën 26%. Ajo shtoi se të gjithë presin datën 31 dhjetor të ekzekutojnë pagesat, ose janë të fokusuar të projektet e koncesionit. Sipas saj, kjo është bërë rutinë, duke shtuar se ka ndodhur në gjithë vitet me radhë, përveç viteve elektorale, sepse vetëm në ato ditë bëhen të gatshëm të shpenzojnë më shumë.

“Vjen akti i dytë normativ i qeverisë brenda këtij viti, janë kthyer në normalitet, nuk bëhet më lajm që buxheti po ndryshohet. Sot çdo buxhet që vjen në Kuvend nuk sjell asgjë shtesë për qytetarët. A janë sot shqiptarët më mirë apo më keq, paguajnë çmime më të larta apo më të ulëta, paguajnë më pak taksa apo më shumë. Për të gjitha rastet e çmimeve, e rritjes së taksave e me radhë është po. Për shërbimet, është jo. Paga është në rënie reale, elementi i dytë që ka sjellë rritjen e të ardhurave është TVSH prej çmimeve të rritura, që vjen si rezultat i pagesës së çmimeve më të larta që rezulton në TVSH, prapë nga xhepat e qytetarëve. S’ka as krenari as mburrje me buxhetin.

Buxheti është zbatuar në masën 26%. Janë ose janë të paaftë ti zbatojnë, ose korrupsioni është i lartë saqë gjithë presin datën 31 dhjetor të ekzekutojnë pagesat, ose janë të fokusuar të projektet e koncesionit. Kjo është bërë rutinë, buxheti zbatohet muajin e fundit të vitit. Ka ndodhur në gjithë vitet me radhë, përveç viteve elektorale, sepse vetëm në ato ditë bëhen të gatshëm të shpenzojnë më shumë. Skema e pensioneve ka dështuar. Lexoni shifrat, vetë deklaruan se skema e pensioneve ka dështuar, si rezultat i faktorit që sot 400 mije shqiptarë janë larguar, 40% e forcës aktive të tregut të punës është larguar”, tha Tabaku.

jorida tabaku dhe petrit malaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë