Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Ndryshimet në qeveri dhe lëvizjet e fundit politike shihen si një "makiazh" i kryeministrit Edi Rama, ndërsa ministrat e tij konsiderohen thjesht si "manekinë në duart e tij".
I ftuar në edicionin e lajmeve të pasdites në Syri, Alimehmeti shprehet se është vetëm kryeministri ai që komandon gjithçka, duke i përdorur anëtarët e kabinetit si figura të sakrifikueshme për të mbrojtur veten.
Rasti i ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku konsiderohet si shembulli më domethënës i kësaj strategjie. Emërimet e reja në kabinet përshkruhen si figura "anonime", pa ndikim dhe pa një historik pozitiv, çka dëshmon sipas Alimehmetit, mungesën e një vizioni politik dhe përforcon idenë se të gjitha lëvizjet janë të dirigjuara nga një person i vetëm.
Nga ana tjetër çështja e heqjes së imunitetit për Ballukun, e cila do të vendoset në seancën e 12 marsit, konsiderohet vendimtare. Për Alimehmetin, vonesa e qëllimshme e procesit shihet si një strategji për të shuar kërkesën e SPAK duke kaluar afatin tremujor.
Situata aktuale e vendos mazhorancën socialiste në një pozitë të vështirë, edhe pse vendimi final pritet të jetë sërish urdhri i kryeministrit, i cili e ka bërë votimin të hapur për të siguruar bindjen e deputetëve.
Edi Rama është kryeministër, nuk ka asnjë pikë rëndësie se çfarë makiazhi bën llojeve të ndryshme. Njëjtë siç i vuri në shtator dhe ju e dini disa prej këtyre ministrave përfshirë Belinda Ballukun, kanë qenë emra jo të pëlqyer dhe ai ka pasur rekomandimet e veta ndërkombëtare që të mos t'i përfshinte në qeveri, ai e bëri. E shohim shumë qartë që ministrat i ka, janë thjesht manekinë në duart e tij. Pra në fund fare të ditës është vetëm Edi Rama ai që komandon gjithçka. Me përjashtim patjetër të Belindës, se Belindën ai e ka bashkëqeverisëse, kështu që ajo bën diferencë.
Kujtoj që nuk e shkarkoi Belinda Ballukun atëherë kur duhet ta shkarkonte, pra kur erdhi vendimi kërkesa e GJKKO-së, dhe gjithashtu rrahu gjoksin, tha nuk hamë presionin dhe nuk shkarkohet një ministër se e kërkon gjykata. Jo vetëm që presionin e mori, po nuk hoqi një, po hoqi shtatë. Dhe këtu të jemi shumë të qartë që tjetër gjë është ajo që thotë dhe tjetër gjë është ajo që ndodh. Në këtë aspekt këtu kemi disa ministra sërish anonimë, disa njerëz që kanë ndërruar, kanë bërë disa rokada e me radhë.
Zëvendës kryeministre aktuale e cila, ju e dini, nuk ka lënë asnjë mbresë pozitive as në Ministrinë e Shtetësisë, as në Ministrinë e Brendshme që ka pasur përpara, pra mbahet mend për skandalin e onkologjikut tek Ministria e Shëndetësisë dhe vetëm për monopatinat tek Ministria e Brendshme. Pra, figura me të vërtetë minore, pra pothuajse inekzistente.
I vetmi që ka rëndësi dhe që dirigjon të gjithë skuadrën e keqbërjes është Edi Rama dhe ky është realiteti. Po të kishte qenë vizion politik, po të kishte qenë një, një ideologji e tij, po të kishte qenë diçka që do të ta ndërtonte, do ta kishte bërë që vitin e parë dhe apo të dytë të legjislaturës së tij, nuk do ta kishte lënë për vitin e 13-të. Tani ai e bën vetëm për të mbrojtur veten e vet. Kurse në këtë rast tani kemi procedurë direkte të zëvendëskryeministres, nënkryeministrit në dijeni të plotë të tij, se ato mesazhet e demonstrojnë atë. Pra, abuzimi duket qartë dhe me sy të lirë, nuk është se ka nevojë më të shohësh procedura.
Përveç parave të shpenzuara shumë më tepër dhe rrugët që s'janë bërë.
Kështu që neve jemi në një situatë që ka vendosur veten në pozicion të vështirë për shkak të vjedhjes dhe abuzimit në radhë të parë dhe për shkak të mosrespektimit të ligjit dhe të kushtetutës, në radhë të dytë, si edhe të rregullores së parlamentit, po kjo është sekondare dhe ligjit dhe kushtetutës, që e ka vendosur vetë Edi Rama. Edi Rama dhe Belinda Balluku. Këto dy janë ata bashkëqeverisësit që kanë bërë të gjithë këtë lloj abuzimi dhe heqja e mandatit do të kishte qenë, ndjesë, e imunitetit, se mandati është çështje tjetër.
Po kur jemi në një shtet të tillë, autokratik, të kapur, të lidhur me mafien, siç e tregoi qartë edhe skandali i AKSHI-t, ne duhet të jemi shumë të qartë këtu, vetëm një emër ka rëndësi. Rëndësi ka vetëm Edi Rama. Për sa kohë Edi Rama është aty dhe thjesht ndërron këta të tjerët, këta nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe. Këta i ka të gjithë të sakrifikueshëm ai. Nuk shqetësohet fare për këta.
Problemin ai e ka vetëm të mbrojë veten e vet. Të gjithë të tjerët, Balluku, Spiropali, Vengu, këto i ka mall për përdorim, për konsum të përkohshëm.
Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë deklarata të forta nga foltorja e Kuvendi i Shqipërisë ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë fjalës së saj në Kuvend, deklaroi se nismat ligjore marrin vlerë vetëm ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe teksa mori fjalën në Kuvend, vuri në dukje mungesën e ministrave dhe deputetëve ...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Znj. Erisa Xhixho, përpara Parlamentit, denoncoi sot vendimin e qeverisë që ka ulur pagat e mij&e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka kritikuar ashpër mazhorancën gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke e aku...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij për gazetarët jashtë Kuvendit, u bëri thirrje shqiptarëve q&e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka sulmuar ashpër për tradhti kombëtare Edi Ramën, për atë që e quan miqësi me Vu&...
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Belinda Ballukun “nuk ka forcë në botë ta mbrojë”, duke iu referuar...
Pas një mungese tre mujore për shkak të përjashtimit, deputeti i opozitës, Belind Këlliçi, ka mbajtur një fjalim t&e...
Ndërkohë që opozita ka bllokuar foltoren dhe kërkon që fjala t’i jepet kreut të PD Sali Berisha, ky i fundit ka zgjedhur t...