POLITIKE

“Mjaftonte mbajtja e pasaportës!” Veliaj nga qelia: Isha në SHBA dhe Gjermani dhe u ktheva, më duhet të burgosem pa nisur gjyqi

M.B. Përditësimi i fundit 3 Mars 2025, 15:03

“Mjaftonte mbajtja e pasaportës!” Veliaj nga qelia: Isha

DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia teksa thotë se pasi u procedua me letrën anonime të Nesti Angonit, pasi u shpalla “i dënuar” që në faqe të parë, dhe pasi u parashtruan “krimet” vijon të pyes se përse është në burg.

Veliaj thotë se 3 janë faktorët që duhet të parasysh kur cakton një masë sigurie si ajo ndaj tij: rreziku i ikjes, prishja e provave dhe rrezikshmëria shoqërore. Ai shton se gjyqtari Bani arsyeton se meqë prokurori Ols Dado e akuzon për vepra që dënohen me 12 dhe 15 vjet – pra, 27 vite burg, Veliaj do të largohej nga Shqipëria.

"Dyshohem nga Ols Dado se kam konsumuar 9 herë veprën penale të “Korrupsionit Pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurëve vendor”, kryer në bashkëpunim, duke filluar që nga viti 2004, në moshën 25 vjeçare, bashkëpunim me persona që as i kam njohur atëherë dhe as kam parashikuar që do i njihja në të ardhmen. Dyshohem nga Ols Dado se kam kryer më shumë se një herë veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose vemprimtari kriminale”", thotë Veliaj.

Kryebashkiaku thotë se ishte në Gjermani në ditën e "bastisjes" dhe u ktheva menjëherë. Më pas thotë se udhëtoi edhe 2 herë në SHBA në 30 dhjetor dhe 20 janar dhe u kthye sërish. Sipas tij, mjaftonte mbajtja e pasaportës.

Postimi:

Mirëdita dhe agjërim të lehtë të gjithë vëllezërve dhe motrave.

Duke qenë se e keqja as nuk agjëron, as nuk pushon, por ushqehet përditë me ligësi dhe mashtrim, lipset që edhe unë, edhe ne, ta luftojmë përditë haramin që na rrethon. Pasi u procedova me letrën anonime të Nesti Angonit, pasi u shpalla “i dënuar” që në faqe të parë, dhe pasi u parashtruan “krimet” që variojnë nga lodrat e djalit, te fushata në Rrogozhinë e Kavajë, dhe nga statuset e Facebook-ut tek ato në Instagram, lind pyetja: Po në burg pse jam?

Thosh edhe Kafka te “Procesi”, mirë që jam fajtor pa faje e pa fakte, po dënimin pa gjyq pse? Tre janë faktorët që duhet të ketë parasysh Gjykata: rreziku i ikjes, prishja e provave dhe rrezikshmëria shoqërore. T’i marrim me rradhë: Rreziku i ikjes

Gjyqtari Bani arsyeton se meqë Ols Dado më akuzon për vepra që dënohen me 12 dhe 15 vjet – pra, 27 vite burg – unë do ikja nga Shqipëria. Po, po, ja lexojeni:

“Mund të arrihet në përfundimin logjik ligjor në formën e mundësisë së arsyeshme, mbi mundësinë reale të ikjes nëse nuk ndërhyhet për të caktuar një masë shtrënguese për këtë shtetas”.

Dyshohem nga Ols Dado se kam konsumuar 9 herë veprën penale të “Korrupsionit Pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurëve vendor”, kryer në bashkëpunim, duke filluar që nga viti 2004, në moshën 25 vjeçare, bashkëpunim me persona që as i kam njohur atëherë dhe as kam parashikuar që do i njihja në të ardhmen. Dyshohem nga Ols Dado se kam kryer më shumë se një herë veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose vemprimtari kriminale”.

E kuptuat? Meqë Olsi do kërkojë 27 plus vite burg, më duhet të burgosem që pa nisur gjyqi fare. Po unë isha në Gjermani në ditën e bastisjes dhe u ktheva menjëherë! Udhëtova edhe 2 herë në SHBA në 30 dhjetor dhe 20 Janar dhe u ktheva sërish. Ku është rreziku? Ku është arratisja? A nuk do mjaftonte masa e mbajtjes së pasaportës, që edhe ikja nga Olsi e Bani të mos cënohej, por edhe unë të vazhdoja punët për Tiranën, që s’duhet ndalur asnjë moment?

Por, siç komentonte Kafka për përndjekësit e tij tek “Procesi”: “Unë as e mendoj të iki nga këta dy përndjekës kaq shembullorë, të cilët më janë qepur pas me kaq zell dhe pasion, sa thuajse më dhimbsen t’i lë vetëm në gjykatë”.
Kjo për rrezikun e ikjes, nesër e pasnesër do të flasim për rrezikshmërinë time të lartë shoqërore. Ju dua të gjithëve!

erion veliaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë