POLITIKE

Mllefi i Braçes/ A po shkon PS e përçarë në zgjedhje?

r.ll Përditësimi i fundit 17 Mars 2025, 18:08
Mllefi i Braçes/ A po shkon PS e përçarë në
erion brace

TIRANE- Në prag të zgjedhjeve, Partia Socialiste duket se nuk është aq e bashkuar sa përpiqet të shfaqet, dhe një nga zërat më të fortë të pakënaqësisë është Erion Braçe. Deputeti socialist, një nga figurat më të vjetra dhe më kritike brenda PS-së, nuk e ka pritur mirë transferimin e tij nga Lushnja në Tiranë dhe nuk po e fsheh më mllefin ndaj lëvizjeve të brendshme të partisë.

Prej ditësh, Braçe ka nisur të shfryjë hapur në publik, me një seri mesazhesh të forta, ku ankohet për mënyrën sesi po trajtohet dhe për një përjashtim të qëllimshëm nga strukturat e PS.

“Më është dashur të përtyp përfundimisht inatin brutal përjashtues ‘o unë, o ai’”, shkruan Braçe në një nga postimet e tij, duke lënë të kuptohet se ka hyrë në një betejë të pabarabartë brenda partisë që ka shërbyer për dekada.

Nga “kampioni i Fierit” në “i refuzuari i Tiranës”

Për Erion Braçen, ky cikël zgjedhor është shumë ndryshe nga ai i vitit 2021. Në zgjedhjet e fundit, ai arriti të nxirrte një rezultat spektakolar për PS në Fier, duke u konsideruar një nga njerëzit më të fortë të partisë në këtë qark.

Por, 27 janari shënoi një kthesë të papritur për të. Kryeministri Rama vendosi ta largonte nga Divjaka dhe Lushnja dhe ta caktonte si të deleguar në Njësinë Nr.5 në Tiranë, duke e nxjerrë jashtë territorit ku kishte ndërtuar për vite ndikimin e tij politik.

Në vend të tij në Fier, Rama vendosi ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, duke e shoqëruar me një ekip të ri të deleguarish, përfshirë drejtorin e ARRSH-së dhe ministrin e Financave, Petrit Malaj. Kjo lëvizje, sipas Braçes, nuk ishte rastësore, por një goditje e qëllimshme për ta larguar nga një zonë ku kishte ndikim të padiskutueshëm.

Konflikti i hapur me ministrin e Financave

Përtej zhvendosjes së tij në Tiranë, Braçe nuk po e fsheh zhgënjimin e tij edhe me qeverinë. Në një mbledhje të fundit të Komisionit të Ekonomisë, ai akuzoi ministrin e Financave, Petrit Malaj, se po refuzon të vijë në komision për të sqaruar skemën e TVSH-së për bujqësinë, një politikë që sipas Braçes po falimenton fermerët shqiptarë.

Ai kërkon shfuqizimin e skemës së vitit 2018, të propozuar nga ish-ministri Arben Ahmetaj, për shkak se kjo skemë, sipas tij, ka dëmtuar rëndë sektorin e bujqësisë, blegtorisë, pyjeve dhe peshkimit.

Në një moment të tensionuar, Braçe tha: “Ky shqetësim është krijuar nga ministri i Financave dhe është bërë në mënyrën më banale të mundshme, se ministri i asaj kohe (Arben Ahmetaj) kishte inat Braçen, se kishte frikë se unë bëhesha ministër i Bujqësisë.”

Por, ajo që e bën këtë debat edhe më ironik, është fakti se ministri Malaj është vetë i deleguari i PS-së në zonën që Braçe ka lënë pas, në Divjakë.

A po përjashtohet Braçe nga lista e “besuarve” të Ramës?

Në kulmin e pakënaqësisë së tij, Braçe e cilësoi votimin e TVSH në Kuvend, si “punën e tij të fundit” në Parlament. Megjithëse më pas e korrigjoi veten duke thënë se fliste vetëm për këtë sesion, mesazhi i tij ishte i qartë: ai nuk ndihet më pjesë e skuadrës fituese të PS-së.

Ndërkohë, pak orë pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë, ai shkroi në rrjetet sociale: “Ka gjithmonë kohë për të bërë gjërat që do. Mjafton liria!”

Në një tjetër postim, ai ankohet për një garë të pabarabartë, për një strategji joetike dhe për një inat të hapur përjashtues ndaj tij.

“Me është dashur të përtyp përfundimisht inatin brutal përjashtues “o unë, o ai”, të pranoj një garë të pabarabartë kur kam vetëm 6 javë këtu, të shkel mbi ca parime që i kam të shenjta, kur më duhet të konkurroj në një strategji jo etike me shokët e mi të vjetër e të rinj.”

Por përse flet Braçe?

A e ka fjalën për blerje votash?

A e ka fjalën për premtime për vende pune?

Apo për përdorimin e lejeve të ndërtimit dhe legalizimeve për të favorizuar kandidatët e PS-së?

Fjalët e përzgjedhura prej tij, lënë të kuptohet se brenda PS ka një garë të manipuluar për favorizimin e disa prej kandidatëve të listës së hapur.

PS, më e përçarë se kurrë?

Dikur një nga zërat më të fortë të Partisë Socialiste, sot Erion Braçe duket i distancuar nga struktura që dikur e mbështeste dhe e promovonte. Ai ndjehet i larguar nga qendra e pushtetit dhe tashmë është kthyer në një zë kritik brenda partisë.

Por a është Braçe i vetëm në këtë revoltë? Nga sa duket, ka pakënaqësi të shumta brenda radhëve të PS-së, por për momentin, zëri i tij është i vetmi që po sfidon hapur lidershipin e partisë.

A do të guxojnë të tjerët të thyejnë heshtjen? Apo “madhështia e pushtetit” nuk do të lejojë që këto përçarje të dalin në sipërfaqe?/Dosja.al

erion braçe zgjedhjet e 11 majit partia socialiste

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë