Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Rama për mashtrimet e radhës në komunikimin e tij të së dielës lidhur me marrëdhëniet strategjike me Greqinë dhe “Paketën e Maleve”.
Berisha deklaroi se ekonomia shqiptare është në kolaps, me rënie në prodhim dhe varësi nga ndërtimi, ndërsa ngriti shqetësime edhe për sigurinë ushqimore, që është e dobët.
Ai kritikoi gjithashtu qeverinë për qëndrimet në politikën e jashtme dhe mungesën e reagimit ndaj deklaratave fyese për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Videomesazhi i plotë:
Të dashur qytetarë dhe qytetare!
Edi Rama në monologun e mashtrimeve të dielës sërish nxorri serialin e tyre pa u skuqur dhe pa u zverdhur. Premtoi se do të realizojë një marrëveshje partneriteti strategjik me Greqinë në një kohë kur, faktikisht, lejoi të skadojë traktati i miqësisë me këtë vend dhe krijoi një seri problemesh madhore të paqena më parë.
Së dyti, ai, në monologun e tij, u rikthye prapë tek paketa e mafies, që ai po e quan ‘paketa e maleve’. Çdo qytetar shqiptar duhet ta dijë se në vitin 2012, në parlamentin shqiptar u miratua ligji sipas të cilit të gjithë ata që investonin në zonat malore të Shqipërisë, do të ishin tetë vite pa asnjë taksë.
Një nga ligjet e para që anuloi Edi Rama ishte pikërisht ky ligj dhe tani premton lehtësira për investime në tokën e babës, në një kohë kur me kadastrën e tij ka bërë batërdinë më të madhe mbi pronat dhe pronësinë. U zotua se paketa e maleve do të jetë një mundësi për banorët në një kohë kur ‘paketën e maleve’ ai e ka zhvendosur në Maminas dhe në zonën bregdetare.
Në fjalën e tij premtoi për të gjithë ata që ndërmarrin nismë për të dyfishuar ndërmarrjen e tyre, do ketë lehtësira. E vërteta është se ekonomia shqiptare është në kolaps, se prodhimi bujqësor dhe prodhimi industrial janë në recesion prej dy-tre vitesh. Ekonomia shqiptare mbahet nga aparati i drogës, sektori i ndërtimit, me një tregues tre herë më të lartë se në Bashkimin Europian.
Në fjalën e tij, mashtrim, u ndal tek siguria ushqimore. Siguria ushqimore është pothuajse inekzistente në Shqipëri. Dhe kjo ka si shkak kryesor mafien dhe vetëm mafien shtetërore. Shqipëria sot është i vetmi vend i cili nuk ka autoritetin e sigurisë ushqimore, sepse atë e shkriu Edi Rama me pretekstin e mosfunksionimit të tij. Sigurisht që ai autoritet ishte siç janë agjencitë e tjera të këtij vendi të ngërthyera kokë e këmbë nga korrupsioni, por asgjësimi, zhdukja e tij pa u zëvendësuar me një autoritet të ri që të përmbushë një detyrim madhor siç është siguria ushqimore, është një akt kriminal.
Së fundi, dua të them këtu se nuk foli një fjalë të vetme, ndonëse u ndal tek Emiratet e Bashkuara Arabe, marrëdhëniet me Greqinë, por nuk tha një fjalë të vetme për fyerjen, për qëndrimin antishqiptar të zëvendësit të tij në politikën e jashtme, në të cilën në akt të papërgjegjshëm, të turpshëm, antishqiptar, vlerësohen qytetarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut si idiotë.
Heshtja dhe mosreagimi i Edi Ramës dëshmon se kjo deklaratë e ministrit të tij të Jashtëm është porosi e tij dhe e lidhur direkt me të, mbasi e vërteta është se ky reagim erdhi kur një portal i Maqedonisë së Veriut kishte sulmuar Edi Ramën si një mafioz dhe tani pse nuk ngriheshin, pse nuk reagonin në demonstrata shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, shpallen idiotë nga Edi Rama dhe ministri i tij. Akt i turpshëm, antikombëtar!
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ngritur akuza ndaj sistemit të dr...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shpreh shqetësim...
Diplomati Agim Nesho, i ftuar në edicionin e mesditës në Syri Tv, ka komentuar dy nga ngjarjet më të rëndësishme, jo vetë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj sulmit me armë të raportuar në Washington DC, ku objekti...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar publikisht në lidhje me ambicien për kandidimin e tij të mundshëm pë...
Kryeministri Edi Rama, në podcastin e tij “Flasim”, e cilësoi sigurinë ushqimore si një nga sfidat kryesore të integrimit e...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi pas të shtënave me armë zjarri në darkën me korrespondentët të president...
Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në podkastin e tij ‘Flasim’ për vizitën e tij në Greqi, ku mori pjesë n&e...
Koalicioni shqiptar VLEN në Maqedoninë e Veriut përmes një reagimi nënvizon se mesazhi përçmues i ministrit të Shqip&e...
Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, duke deklaruar se sulmet kibernetike dhe ndërhyrjet në të dhënat e qytetar&eu...