“Më goditi prindërit, u nxeha dhe i qëllova me pistoletë”, zbardhet dëshmia e Ngushëllim Manzit që vrau dy vëllezërit në Kamëz
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
TIRANA- Mbeti një spektakël fishekzjarresh dhe molotovësh, ajo që mbrëmë u pretendua të ishte fillimi i mosbindjes civile. Një spektakël me disa të lënduar, me dëme fasadash, me një fëmijë që provoi për herë të parë gazin lostsjellës, për të kuptuar se ku po jeton dhe me një luftë propagandistike montruoze.
Kulmi i propagandës ishte rasti i gruas që lindi në makinë. Pasi lajmëroi urgjencën, në vend të ambulancës i shkuan kamerat për të prodhuar filmin e fundit të Rilindjes, protesta detyron nënën të lindë në makinë. Me mjekët e ardhur serbes nga spitali që ishte aq afër sa, po të mos kishte dhimbjet e lindjes, mund ta bënte në këmbë, videoja u përhap si virus në të gjitha mediat. Propaganda arriti kulmin e suksesit, ndërsa shërbimi shëndetësor kulmin e turpit.
Pastaj Ministri i Brendshëm doli për të share opozitën, duke treguar se është aty si komandant i një trupe të armatosur në mbrojtje të Regjimit dhe jo për tu shërbyer qytetarëve, policë apo protestues qofshin. Drejtuesit e PD-së që drejtuan protestën u paditën në Prokurori, duke plotësuar kështu ansamblin e liderëve të opozitës me çështje penale.
E gjitha ajo që ndodhi shpjegon vetveten, një opozitë pothuajse e pafuqishme, përballë një pushteti absolut dhe agresiv, që pasi ka kapur gjithçka, nuk e ka fare problem të burgosë edhe opozitën.
Sot ishte qetësi, sikur kjo fabul të mos kishte ndodhur vetëm pak orë më parë, sikur pushteti i korruptuar që ka korruptuar gjithçka të mos jetë më aty, sikur rezistenca ndaj së keqes të jetë vetëm detyrë e një partie. Por as partia nuk e bën dot më. Pas shfaqjes së mbrëmshme, sot në vend të intensifikimit të aksionit, kishte shpërndarje dekoratash. Rezistenca kthehet si spektakël i organizuar nga zyra e organizimit, në një datë të papërcaktuar. Një shoqëri e lodhur që ka nxjerrë një opozitë po aq të lodhur nga një pushtet totalitar që dhunon çdo ditë. Edhe e anasjellta është po aq e vërtetë, një opozitë e lodhur, që nuk di të ndezë asnjë shkëndijë në një shoqëri të asfiksuar.
Kështu pushteti dhe dhuna e tij mund të ndihen që sot më të inkurajuar për tu bërë akoma më totalitar, më të paligjshëm, më kontrollues dhe më të pakujdesshëm për të fshehur krimin.
Ndërsa opozita, ashtu e konsumuar dhe e akomoduar mirë si fasadë, mund të bëhet e dobishme vetëm kur të fillojë komunikimin me qytetarët, vetëm kur të ndajë hallin e rotacionit nga ai i zgjedhjeve të lira, endrran e pushtetit të ardhëm nga brutaliteti i pushtetit të tanishëm. Kur në vend të sekreteve qesharake, të zgjedhë transparencën dhe ndërveprimin me qytetarët, që ata të gjejnë më në fund veten tek arsyet për “moshindje civile”. Nëse do të jetë ekskluzivitet i PD-së, moshindja do të mbetet një spektakël i kufizuar, me orarin e caktuar nga një punonjës partie që ka marrë leje në polici për të ngritur kokën.
TIRANA- Gunther Krichbaum, zëdhënësi për çështjet evropiane i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, ka ...
Jurgis Çyrbja TIRANË- Deputeti socialist Jurgis Çyrbja ka dalë nga ambientët e Prokurorisë së Posaç...
NIKËL- Disa banorë të njësisë administrative Nikël, të Bashkisë Krujë, kanë protestuar në qend&eum...
KOSOVA- Autoritetet në Kosovë njoftuan të martën se është hapur vendkalimi kryesor kufitar në Merdarë për hyrjen ...
TIRANË- Drejtoria e Policisë së Tiranës njoftoi të martën se kishte arrestuar një protestues 57-vjeçar si dhe kishte...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha njoftoi sot një konferencë me gazetarët për të komentua...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij gjatë një konference për mediat. Gjatë ...
TIRANË- Në Tiranë pati përplasje të dhunshme të hënën në mbrëmje, ndërsa mbështetësit e Parti...
albana vokshi TIRANË- Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, njëkohësisht deputete e PD-së, Albana Vokshi...
komision TIRANË- Debate të ashpra janë zhvilluar në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Koncesionet e Check-up dhe Sterilizmit n&eu...