POLITIKE

"Mundësi e artë për qytetarët e Tiranës"/ Salianji: Florjan Binaj po merr mbështetje masive...

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Tetor 2025, 19:01

"Mundësi e artë për qytetarët e Tiranës"/

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur për garën për Bashkinë e Tiranës. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Salianji tha se Binaj po merr mbështetje masive në kryeqytet dhe këtë ai e shihte edhe nga takimet që ka zhvilluar vetë me qytetarët, duke mbështetur kandidatin e pavarur.

Ai shtoi se do të jetë në fushatën e Tiranës në mbështetje të kandidatit të pavarur, duke u angazhuar në Njësinë 6, zonën e Kombinatit e cila njihet si bastion i të majtës. Sakaq, duke rrëfyer se si u prit nga mbështetësit dhe simpatizantët demokratë pas daljes nga burgu, Salianji tha se mungesa në takime prej një kohe të gjatë ka bërë që mbështetja drejt tij të jetë masive.

“Jam dhe do të jem në zgjedhjet e Tiranës, për të mbështetur kandidatin e pavarur Florjan Binaj, një kandidat i shkëlqyer i mbështetur nga opozita. Shoh një mbështetje masive tek njerëzit. Ka një padurim të njerëzve dhe pyetja kryesore e tyre është: Kur do të ikë Rama?

PS në Tiranë është 48.2%. Të gjitha të dhënat janë që Florjan Binaj të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës për shkak të mbështetjes masive. Edhe ata që nuk e duan z.Berisha, duke votuar Binajn i japin mundësi për të treguar edhe PD-së, edhe shoqërisë që duhet të ketë ndryshime dhe profile të këtij lloji.

Është mundësi e artë për qytetarët e Tiranës t’i tregojë të gjithë shoqërisë që një kandidat që nuk i nënshtrohet urdhrave të partive politike, por vjen si një nevojë e shoqërisë, por edhe si fakt i angazhimit të madh në kauza publike, të votohet dhe t’i tregohet partive kjo është rruga e duhur dhe boll se na keni lodh. Unë do të jem në fushatë në zonën e Kombinatit, në Njësinë 6.

Kam nisur takimet, do të jem në mbështetje të tij në një zonë të caktuar sipas organizimit që ka bërë PD, në mbështetje të kandidatit të pavarur. Nuk ka diskutim që tek njerëzit ka një mbështetje masive dhe një lloj ndjeshmërie që e kuptoj në takime. Mund të jetë mall apo përmallim për shkak të mungesës së takimit fizik për një periudhë të caktuar. Unë kam qenë gjithë kohës në takime. Ka një mbështetje dhe nga ana e kolegëve. Kam qenë në një takim në Korçë dhe ka qenë e pranishme e gjithë struktura e lartë e PD, të gjithë kolegët deputetë”,  tha Salianji.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë