POLITIKE

SPAK merr të pandehur Ballukun, gazetari: Emri i ministres figuron në regjistrin e procedimeve penale, ja rreziqet që i kanosën

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Tetor 2025, 12:05

SPAK merr të pandehur Ballukun, gazetari: Emri i ministres figuron në

Gazetari Fatjon Gjinaj ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me ministren Belinda Balluku, duke treguar se regjistrimi i saj në regjistrin e procedimeve penale në Prokurorinë e Posaçme nuk do të thotë automatikisht se ajo është e pandehur. Sipas tij, ky regjistrim përbën një hap formal në procesin hetimor dhe tregon se ekzistojnë dyshime të bazuara për mundësinë e kryerjes së një vepre penale.

Gjinaj sqaroi se, përderisa emri i Ballukut është regjistruar, procedurat mund të përfshijnë edhe masa sigurie, si arrest shtëpie, detyrim paraqitjeje, ose ndalim jashtë vendit, edhe pa miratimin e Kuvendit të Shqipërisë për individët në detyra të larta shtetërore.

Ai gjithashtu komentoi kallëzimet e Gazment Bardhit, kryetarit të grupit parlamentar demokrat, duke theksuar se ai është palë në proces dhe ka dhënë informacion mbi hetimin e mundshëm të Ballukut, duke paralajmëruar gjithashtu për mundësinë e masave sigurie në favor të saj.

Fatjon Gjinaj:

Me komunikimin e saj edhe shoqërimin me avokat, emri i Belinda Ballukut është regjistruar në regjistrin e procedimeve penale në Prokurorinë e Posaçme.

Nëse Balluku paraqitet ditën e hënë siç është njoftuar të paraqitet, për shkaqe të pamundësisë për paraqitjen e saj, ajo ka mundësi të vijë vetëm me arsye objektive dhe organi hetimor duhet të vihet në dijeni, ku duhet të marrë aprovimin e saj për të zgjedhur një datë tjetër.

Jo, nuk nënkupton se zonja Balluku e shoqëruar nga avokati do i komunikohet statusi i personit nën hetim.

A do merret e pandehur Balluku për veprat penale që dyshon SPAK-u, ose jo? Kjo është një çështje që shumë pak e ndan perceptimin ligjor mes personit nën hetim dhe atij nën akuzë.

Nëse është person nën hetim, është një njeri i cili dyshohet për kryerjen e një vepre penale të caktuar, dhe përderisa emri i saj regjistrohet në regjistrin e veprave penale, rrjedhimisht është nën akuzë.

Praktika ka treguar se në disa raste Prokuroria e Posaçme dhe personat që janë të zgjedhur apo në detyra të larta shtetërore, ku duhet kërkuar aprovimi i Kuvendit të Shqipërisë, masat si arrest shtëpie, detyrim paraqitjeje apo ndalim jashtë vendit mund të bëhen pa iu drejtuar Kuvendit.

Në dijeninë time nuk ka asnjë kërkesë nga këto drejtuar Kuvendit ende, por duhet të ndalemi te një denoncim shumë i fortë që është bërë nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, një njeri i zakonshëm që nuk ka informacion të plotë, është palë në proces duke qenë se përfaqëson një nga personat që ka bërë më shumë kallëzime ndaj Ballukut duke iu drejtuar organit të procedurës penale për ta hetuar atë.

Kjo do të thotë se Bardhi është personi që ka këto informacione, ku ka paralajmëruar se ka pasur tentativa dhe veprime nga organi i procedurës penale edhe për masa sigurie për Ballukun, por që për shkak të ndërhyrjeve dhe interesimit të drejtpërdrejtë të kryeministrit, situata ka marrë një tjetër rrjedhë.

Flet e drejtë Prokurori Dritan Prenci, që ka një sërë subjektesh që përfshijnë sektorin e Ballukut, dhe hetimi i saj vjen në kuadër të procedimit penal të ndërr, procedim ky që ka nisur me Ervis Berberin.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë