POLITIKE

“Mundi dhe sakrificat e shqiptarëve do njihen”, Rama pas marrëveshjes për pensionet me Italinë: Tani qershia mbi tortë, dakordësimi për pensionet me Greqinë!

n.f Përditësimi i fundit 6 Mars 2025, 19:22

“Mundi dhe sakrificat e shqiptarëve do njihen”, Rama pas

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në rubrikën "Ç'kemi ndo1 të re" ka folur në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes për pensionet me Italinë ku u shpreh se ndihet shumë i lehtësuar që më në fund u mbyll ky proces. Ai u shpreh se tani ka rëndësi që mundi dhe sakrificat e shqiptarëve do njihen njësoj si për italianët, pa asnjë dallim.

Sipas tij marrëveshja e pensioneve me Italinë është një nga dy marrëveshjet me të vështira. Ai falenderoi homologen e tij italiane, Giorgia Meloni ndërsa theksoi se pa të kjo marrëveshje nuk do të merrte fund edhe për vite të tëra. Rama shtoi se tani qershia mbi tortë për të mbyllur këtë cikël mbetet marrëveshja me Greqinë. 

Kryeministri theksoi se ka besim se mandati i tij i katërt do të jetë mandati i pensioneve të ligjëruara të shqiptarëve të Greqisë, siç do të jetë dhe mandati i heqjes së ligjit të luftës dhe i vënies mbi ‘i’ të gjitha pikave të dakordësuara mes nesh.


“Sot jam vërtetë i lehtësuar nga mbyllja më në fund e procesit të gjatë burokratik të miratimit të ligjit të pensioneve për shqiptarët e Italisë. Hallall dhe vicklat, talljet, përqeshjet, jo ishte lojë, jo ishte tallje, jo e paç haram etj…. rëndësi ka që tanimë mundi dhe sakrificat e shqiptarëve do njihen njësoj si për italianët, pa asnjë dallim.

Kjo ishte njëra nga dy marrëveshjet absolutisht më të vështira të pensioneve sepse bëhet fjalë për gati gjysmë milionë njerëz, dhe i jam falënderues Giorgia Melonit, pa të cilën kjo nuk do të merrte fund, dhe mund të merrte vite dhe vite të tjera. Tani qershia mbi tortë për të mbyllur këtë cikël, mbetet marrëveshja me Greqinë. Qielli është hapur përsëri nga retë që siç e dini u mblodhën prapë për arsyen që dini, dhe vendosmëria ime është të mbyllim të gjitha çështjet e hapura me po atë ndjenjë respekti dhe bashkëpunimi që kemi ndarë me kryeministrin grek që prej takimit tonë të parë.

Unë kam shumë  besim që mandati ynë i katërt do të jetë mandati i pensioneve të ligjëruara të shqiptarëve të Greqisë, siç do të jetë dhe mandati i heqjes së ligjit të luftës dhe i vënies mbi ‘i’ i të gjitha pikave të dakordësuara mes nesh.

Shqipëria e 2030 dhe Greqia do të jetën së bashku në BE dhe do të lënë pas çdo hije të së shkuarës duke u afrua më shumë se kurrë për të mirën e përbashkët, por dhe me bindjen se në këtë botë të trazuar së bashku jemi shumë më të fortë”, u shpreh Rama.

edi rama marreveshja e pensioneve me italine giorgia meloni

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë