Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...

TIRANË- Faik Basha ka njoftuar ditën e sotme se ka dhënë dorëheqjen nga Partia e Lirisë. Basha ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit për Sigurninë Publike në Partinë e Lirisë, kryetarit të Grupit të Këshilltarëve të PL në Bashkinë e Kamzës, kryetarit të Partisë së Liri Kamëz.
Më tej në postim Basha thekson se vendim ka ardhur pas një kontributi të madh dhe të vazhdueshëm në shërbim të interesit publik, i cili sipas tij nuk ka marrë vlerësimin e merituar. Ai shtoi se vendimi për tu dorëhequr nga Partia e Lirisë është i nevojshëm për të ruajtur principet e tij dhe përkushtimin e tij ndaj interesit publik.
Basha shkruan se gjatë periudhës që ka qenë pjesë e kësaj partie, ka vënë re një mungesë të theksuar të meritokracisë. Sipas tij është e qartë se shumë vende dhe pozita janë zënë përmes favoritizmit dhe marrëdhënieve personale, duke anashkaluar individët më të aftë dhe të përkushtuar në kauzat publike.
Ai theksoi se ka vërejtur se përparimi i individëve të aftë dhe të përkushtuar shpesh zëvendësohet nga praktika të servilëve dhe privilegjeve të paarsyeshme. Sipas tij kjo ka sjellë një ambient ku meritat individuale dhe përkushtimi për ideale të larta bien në hije para interesave personale dhe politikave klanore.
Të dashur miq, mbështetës heroik dhe simpatizantë që me keni mbështetur pa kushte. Pas një periudhe të gjatë reflektimi dhe analizimi të situatës aktuale në Partinë e Lirisë (PL), pasi u takova një e nga një me të gjithë miqte dhe mbështetësit e mi kam vendosur të dorëhiqem nga të gjitha pozitat dhe detyrat që kam mbajtur në këtë parti. Ky vendim ka ardhur pas një kontributi të madh dhe të vazhdueshëm në shërbim të interesit publik, i cili nuk ka marrë vlerësimin e merituar.
Kjo vendimmarrje nuk erdhi lehtë, por është pasojë e një reflektimi të thellë mbi vlerat dhe praktikat që më rrethojnë mua dhe të gjithë mbështetësit e mi.
Vendimi im për tu dorëhequr nga Partia e Lirisë është i nevojshëm për të ruajtur principet e mia dhe përkushtimin ndaj interesit publik. Në të ardhmen, do të vazhdoj të angazhohem për kauzat që besoj, dhe shpresoj të shoh një zhvillim të qëndrueshëm në politikën shqiptare. Principet themelore të një partie kurajoze dhe progresive është merita dhe përkushtimi ndaj parimeve të barazisë dhe drejtësisë. Megjithatë, gjatë periudhës që kam qenë pjesë e kësaj partie, kam vënë re një mungesë të theksuar të meritokracisë. Është e qartë se shumë vende dhe pozita janë zënë përmes favoritizmit dhe marrëdhënieve personale, duke anashkaluar individët më të aftë dhe të përkushtuar në kauzat publike.
Gjatë këtyre viteve, kam qënë i përkushtuar në mbrojtjen e interesave të uniformave, sigurisë publike dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Kam besuar tek nevoja për një Shqipëri më të sigurt. Kam punuar me pasion për të promovuar politika që mbështesin forcat e rendit dhe sigurisë, si dhe për të siguruar që të drejtat e tyre të respektohen dhe mbrohen. Gjithashtu kam dëshmuar përpjekje dhe përkushtim për të kontribuar në zhvillimin dhe progresin e partisë. Megjithatë, kam vërejtur se përparimi i individëve të aftë dhe të përkushtuar shpesh zëvendësohet nga praktika të servilëve dhe privilegjeve të paarsyeshme. Kjo ka sjellë një ambient ku meritat individuale dhe përkushtimi për ideale të larta bien në hije para interesave personale dhe politikave klanore.
Jap dorëheqjen nga cdo funksion që kam mbajtur deri më sot: Anëtar i Kryesisë së Partisë së Lirisë, Sekretar për Sigurninë Publike në Partinë e Lirisë, Kryetar i Grupit të Këshilltarëve të PL në Bashkinë e Kamzës, Kryetar i Partisë së Liri Kamëz. Ky vendim nuk është aspak reflektim i humbjes së besimit në principet që unë i mbaj fort, por është një hap që mendoj se është i nevojshëm për të ruajtur integritetin tim personal dhe profesionin tim.
Largimi im nga Partia e Lirisë nuk është fundi i përpjekjeve të mia për kauzat që kam mbrojtur, por një fillim i një beteje të re dhe më të suksesshme. Largimi im është një hap i guximshëm drejt rivlerësimit të angazhimeve tona dhe zbardhjes së një rruge të re për të ardhmen e Shqipërisë. Ky është fillimi i një beteje, ku do të vazhdoj të luftoj për çdo uniforme , për çdo familje për cdo shqiptar dhe për çdo komunitet që ndien se zëri i tyre është injoruar.
Unë besoj se e ardhmja e Shqipërisë është në duar të qytetarëve të saj. Çdo përpjekje e re, çdo hap i vogël përpara, është një hap drejt një të ardhmeje më të ndritur. Le të fillojmë këtë betejë së bashku për një Shqipëri Europiane , për të ndërtuar një Shqipëri që na bën krenarë të gjithve. Interesat e një Shqipëria Europiane janë detyrë patriotike e çdo Shqiptari. Me respekt, Faik Basha
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar ditën e sotme përmes një postimi në lidhje me arrestimin e tij. Veliaj ...
TIRANË- OSBE dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë organizuar ditën e sotme një tryezë teknike për forcimin e rolit t&eum...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha e ka cilësuar seancën e zhvilluar një ditë më parë në Parl...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për gazetarët nga se...
DURRËS- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dërguar një video-mesazh nga burgu në takimin e zhvilluar dit&eum...
TIRANË- OSBE dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë organizuar ditën e sotme një tryezë teknike për forcimin e rolit t&eum...
ELBASAN- Seanca e sotme në Gjykatën e Elbasanit për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici është shtyrë për një...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen në nisjen e fushat&e...
shehaj, rtsh TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është shprehur në rrjetet e tij sociale se Radio Televizioni Shqip...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria po ndërtohet edhe falë aleancave të krijuara me shtetet e huaja, qoft&...