FOTOT/ Rama vendos karrige në shkallët e godinës me mesazhin “Dialog”
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha e ka cilësuar seancën e zhvilluar një ditë më parë në Parlamentin Europian si historike. Berisha tha se parlamentarët dje treguan qëndrimin e tyre në anën e qytetarëve shqiptarë, që sipas tij, kanë humbur të drejtën e një procesi të duhur ligjor.
Kryedemokrati u shpreh gjithashtu se se burgjet shqiptare janë në gjendje katastrofike si pasojë e reformës së Xhorxh Sorosit. Ai tha se këto u denoncuan fuqishëm edhe në Europë. Sipas liderit të opozitës, në Bruksel u denoncua edhe shkelja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si një gjë e cila nënkupton asgjësimin e shtetit ligjor.
"Seanca e djeshme është historike. Edi Rama mund ta censurojë këtu me mediat e tij të mëdha, por ajo rezonon fuqishëm në Europë dhe në botë. Në këtë seancë, parlamentarët qëndruan fuqishëm në anën e qytetarëve shqiptarë që kanë humbur të drejtën e një procesi të duhur ligjor. Rezonoi në të katër anët e parlamentit stoku i dosjeve për 150 mijë dhe disa të dhëna të tjera më faktojnë që në të gjithë nivelet e sistemit janë shumë më tepër se 150 mijë, çka për ata nënkuptonte se Shqipëria ka drejtësi të munguar. Shqiptarët shqiptarë janë me drejtësi të munguar dhe askush nuk mund ta fshehë këtë.
Parlamenti europian qëndroi në anën e qytetarëve shqiptarë. Nuk do mund t’ua shesë më dështimin spektakolar, duke u mohuar shqiptarëve të drejtën e një procesi ligjor me reformën e Xhorxh Sorosit. Kjo është një shpresë për një mbështetje të fuqishme të këtyre institucioneve për reformën dhe për t’u dhënë një përgjigje sa më të shpejtë kësaj gjendje katastrofale që lidhet me të drejtën e shqiptarëve për të pasur një proces të drejtë ligjor. Të mbrosh këtë reformë është njëlloj si të thuash, qytetarët shqiptarë nuk meritojnë drejtësinë.
Por këtë nuk mund ta thotë askush. Në burgjet shqiptare është një katastrofë e vërtetë dhe kjo pasojë e kësaj reforme dhe karakterit policesk. Këto u denoncuan fuqishëm në Europë. Qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se një e treta e të burgosurve janë plotësisht të pafajshëm, pa asnjë akuzë. Se mbi dy të tretat e tyre janë të padënuar, për definicion, të pafajshëm dhe se norma e standarde të tilla nuk kanë ekzistuar as në diktaturën më të zezë staliniste në Shqipëri. Ky rekord është ndër më të zinjtë në Europë. Ndjehem shumë mirënjohës ndaj atyre që reaguan në Strasburg dhe Bruksel ndaj kësaj situate katastofale të lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë.
Në Bruksel u denoncua me zë të lartë shkelja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese si një gjë e pakonceptueshme, si një gjë e cila nënkupton asgjësimin e shtetit ligjor. Në qoftë se vendimet e gjykatës më madhore të vendit nuk zbatohen, kjo në njëfarë mënyre përbën një grusht shteti, ku padrinoja e Shqipërisë ka marrë të gjitha pushtetet. Kjo ishte një habi, por opozita ka bërë punën e saj dhe këto dy gjëra madhore ndodhin pas tre rezolutash të mëdha ndërkombëtare, të cilat si të thuash, u komentuan se janë partiake, por mos harroni se janë partitë që qeverisin botën. Janë parti që dominojnë në këto institucione që organizuan këto ngjarje madhore për Shqipërinë.", u shpreh kreu i PD-së.
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për gazetarët nga se...
DURRËS- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dërguar një video-mesazh nga burgu në takimin e zhvilluar dit&eum...
TIRANË- OSBE dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë organizuar ditën e sotme një tryezë teknike për forcimin e rolit t&eum...
ELBASAN- Seanca e sotme në Gjykatën e Elbasanit për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici është shtyrë për një...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen në nisjen e fushat&e...
shehaj, rtsh TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është shprehur në rrjetet e tij sociale se Radio Televizioni Shqip...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria po ndërtohet edhe falë aleancave të krijuara me shtetet e huaja, qoft&...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale ka folur në lidhje arritjet e qeverisjes së tij. Nd&eu...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rubrikën "Sy m'Sy" i është përgjigjur një komentuesi i ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale ka folur në lidhje me rritjet e pagave në vend. Rama u...