
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për prezantimin e kandidatëve për deputetë të qarkut të Elbasanit nga PS. Rama, gjatë fjalës së tij u ndal sërish te çështja e integrimit për në Bashkimin Europian. Ai tha se vëzhguesit e uninonit na rrinë nga mbrapa çdo ditë për të parë ecurinë e reformave në vend. Rama bëri një krahasim mes tyre dhe patronazhistëve të Partisë Socialiste. Ai tha se këta të fundit nuk janë asgjë para atyre të BE-së.
"Ne kemi punuar për këtë ditë. Negociatat mund t’i mbyllim në 2027. Do të jetë rekord në të gjithë historinë e integrimit. E filluam nga vrima e kavallit dhe mund të jemi vendi që i kemi bërë shpejt negociatat. Tre vjet. Nuk ndodh. Negociatat, si faqe janë afro 300 mijë, që janë një kuadër i tërë rregullator dhe janë marrëveshje të vazhdueshme. Nëse ne lëkundemi më 11 maj, sikur 3 muaj kalojmë në paqartësi dhe ne nuk e kapim 2027. Ne nuk e dimë çfarë ndodh në Europë. Atyre u ka ndodhur një tronditje nga gjërat tjera dhe thonë se duhet të marrim Shqipërinë dhe Malin e Zi brenda.
Kur te gjitha parlamentet të ngrenë një nga një dorën, do të jetë një histori emocionesh të jashtëzakonshme. Deri përpara jo shumë kohës, i dinin për njerëz me bisht shqiptarët. Prandaj, nuk ka as demokratë e as socialistë. Këtu është momenti në histori kur PS është në kohën e duhur. Mund të kishte qëlluar PD, si atëherë, që nuk e votova. Një ditë jam fut në atë fole. 40 minuta mjaftuan, ia ndjeva erën dhe ika. Ama ishte partia që qëlloi në vendin dhe kohën e duhur, për të ndryshuar sistemin.
Mesazhi ynë i Shqipërisë 2030 lidhet me BE sepse në ndërkohë ata na shohin përditë. Në ndërkohë, ata na shohin përditë. Ne jemi me patronazhistë nga mbrapa. Patronazhistët e PS nuk janë asgjë fare, Patronazhistët që ka BE që na rrinë nga mbrapa cdo ditë… cdo të hënë dy ministre shkojnë atje që pyeten cfarë keni bërë javën që kaloi. Ka punë që bëhen, llogari që jepen. Patronazhistë. Edhe këtë e ndjekin. E dinë ata. E dinë për cfarë luftojmë ne, për cfarë lufton kënaeta. Dhe në fund bëjnë vlerësimin, cfarë tha populli shqiptar. Populli shqiptar duhet të na japë neve besimin", tha Rama.
ps
Artikuj te sugjeruar
b.z
POLITIKE
19 Mars09:39
Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Na është hapur dritarja e BE-së...
Edi Rama
ELBASAN - Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të mërkurë një takim me kandidatët për deputetë...
b.z
POLITIKE
19 Mars07:43
REL: Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë nervozon Serbinë
Foto ilustruese
TIRANË - - Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars nënshkruan një deklaratë në Tiranë, përmes...
n.f
POLITIKE
18 Mars21:49
Berisha: Autostrada e parë që do inaugurohet nga qeveria e ardhshme do jetë autostrada Shkodër-Milot-Tiranë
SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në qytetin e Shkodrës prezantoi programin p...
r.ll
POLITIKE
18 Mars21:45
"Asnjë votë për Tom Doshin dhe njerëzit e Lul Bashës", Berisha: Çdo votë për ta është votë për Edi Ramën
sali berisha
SHKODËR- Kryedemokrati Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve të Shkodrës të mos votojnë kandidatët e...
r.ll
POLITIKE
18 Mars21:45
"Made in Albania" do e ngrejë në këmbë Shqipërinë", Berisha: Në vitin e parë do vendosim taksat më të ulëta në mbarë Europën
sali berisha
SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se programi "Made in Albania" do e ngrejë Shqipërinë në...
r.ll
POLITIKE
18 Mars21:44
"Benet mendo që nesër të japësh dorëheqjen", Berisha: Përgjakja është një nga krimet që Rama i ka bërë Shkodrës
sali berisha
SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në takimin e sotëm në Shkodër se banda e Bajrave ishin...
r.ll
POLITIKE
18 Mars21:43
Berisha prezanton kandidatët për deputet: Zgjodha Shkodrën për të nisur betejën për të shembur diktaturën e dytë, kjo është fushatë çlirimtare
takimi
SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës ku po bën prezantimin...
n.f
POLITIKE
18 Mars20:10
"Sundimi i ligjit mbetet një sfidë kryesore"/ Prezantohet raporti për Shqipërinë në PE, Schieder: Mungesa e lirisë së medias, problem!
BRUKSEL- Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian diskutoi sot draft-raportet për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnj&eu...