POLITIKE

"Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve"/ PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të DASH: Denoncim për regjimin e Ramës

r.ll Përditësimi i fundit 31 Maj 2025, 21:24
"Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve"/ PD
selia e pd

TIRANË- Partia Demokratike ka përshëndetur mesazhin e zyrtarit të DASH, Samuel Samson, i cili u publikua një ditë më parë nga ambasada amerikane në Tiranë në rrjete sociale. 

Në deklaratë thuhet se kauzat e PD-së, "të ripërmbledhura nga Samson dhe të ritheksuara nga Ambasada e SHBA për rastin e Shqipërisë", janë një denoncim për qeverisjen aktuale. Më tej PD thekson nevojën që sipas tyre shpreh edhe rezoluta e sapomiratuar e IDC-CDI: një qeveri teknike për zgjedhje të lira. 

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE: 

Partia Demokratike përshëndet mesazhin e Këshilltarit të Lartë në Byronë për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punën (DRL) në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, z. Samuel Samson, të përcjellë nga Ambasada e SHBA në Tiranë.
Në këtë mesazh, qendrimi i Shteteve të Bashkuara për liritë e individit, i shprehur qartë si nga Presidenti Trump, nga Zv. Presidenti JD Vance dhe nga Sekretari Rubio, rezonon fuqishëm me kauzat e Partisë Demokratike dhe me gjendjen e Shqipërisë.

Të ripërmbledhura nga z. Samson dhe të ritheksuara nga Ambasada e SHBA për rastin e Shqipërisë, janë një denoncim për narkoregjimin e Edi Ramës. Kjo, sepse është fakt i pamohueshëm se në të katër kolonat e mesazhit- “Shtypja e fjalës, lehtësimi i emigrimit masiv, shënjestrimi i shprehjes së besimit dhe minimi i zgjedhjes elektorale” - mbështetet narko-regjimi i Edi Ramës dhe qeverisë së tij, përmes bashkëpunimit me patronazhistët dhe kartelët e drogës.

Ato kërcënojnë opozitën, demokracinë, vetë shoqërinë në tërësi dhe, siç me të drejtë vëren z. Samson, “vetë themelet e partneritetit transatlantik.”

Partia Demokratike, duke qenë mirënjohëse për kohën dhe dinjitetin universal të mesazhit të Departamentit të Shtetit, thekson nevojën që shpreh edhe Rezoluta e sapomiratuar e IDC-CDI: një qeveri teknike për zgjedhje të lira. Ajo u garanton partnerëve tanë se mbetet e vendosur për rikthimin e shtetit ligjor dhe të zgjedhjeve të lira në Shqipëri.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ndau dje në rrjetet sociale një shkrim të publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit.  Shkrimi që ka autor Samuel Samson, i cili është këshilltar i Lartë për Byronë për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punë, përcjell një mesazh për marrëdhënien dhe aleancën mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës. Ai shprehet se partneriteti mes SHBA dhe Evropës duhet të bazohet në trashëgiminë e përbashkët dhe jo në konformizmin globalist. Ambasada e ka shoqëruar ripostimin e shkrimit të Samson me fjalët: "Shtypja e fjalës, lehtësimi i emigrimit masiv, shënjestrimi i shprehjes së besimit dhe minimi i zgjedhjes elektorale kërcënojnë vetë themelet e partneritetit transatlantik."

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë